Ëndrra e realizuar e Osman Begut


Nga osman Xhili

dikur, në vitet para nëntëdhjetës, Vakufi ishte pjesë e fermës së njohur të Zdojanit, me fruta të mrekullueshme e plot aromë, që shkonin në vende të rajonit, pse jo dhe në perëndim. ishte dhe një fidanishte, po kaq e bukur dhe e pasur, që prodhonte fidanë të pastër e të shëndetshëm. Furnizonte Dibrën, por një pjesë fidanësh shkonin në Kukës, tropojë, Pogradec e ndonjë vend tjetër.
osman Begu, atëherë i ri dhe plot energji, shihte këta mjeshtra të mëdhenj të frutikulturës dhe mendonte të bëhej dhe vetë, si njëri prej tyre. Por studimet e larta i kreu për zootekni, racat më të mira të kafshëve, teknikat e mbarështimit, racionet ushqimore, ose e thënë shkurt, çdo hallkë që rriste prodhimin e qumështit e të mishit. Për gati dhjetë vite shërbeu si kryetar i degës së blegtorisë në N. B. Punoi me përkushtim, siç dinte ai ti bëjë gjërat. deri atëherë, kur njerëzit si të droguar, morën kafshët nga stallat, prenë fidanët që ishin në kulmin e prodhimit dhe në librat e historisë do të shkruhej… na ishte njëherë…
si gjithë të tjerët dhe osmani mori tokën e tij. Nuk ishte shumë, por as pak nuk mund ti thoje, dy hektarë. duart i hanin për punë. vërtet ishte i angazhuar në drejtorinë e bujqësisë, në rolin e ekstensionistit, duke e marrë një rrogë, por ai donte të bëjë gjëra të tjera, akoma më të mëdha. a nuk kishte ëndërruar të bëhej si mjeshtrat e mëdhenj të frutikulturës, si Xhevdet Rina, hysen Mikli, tahir laçi, aqif Gjeleshi, e të tjerë si këto. ja tek e kishte tokën e tij. Nëse nuk kishte shumë eksperiencë, ajo fitohej gjatë punës. Mehmet Meçe ishte një personalitet në fushën e frutikulturës, ku mbante titullin e doktorit të shkencave. Bashkë me të, Osmani krijoi fidanishten në tokën e tij, te shtëpia e tij. Fillimisht u mbollën tre – katër mijë fidanë. Më pas, Mehmeti shkon në tiranë dhe osmani i vetëm trajton deri në 8 – 9 mijë fidanë. Njerëzit donin të korrigËndrra e realizuar e Osman Begut jonin gabimin që kishin bërë, duke prerë pemët dhe tregu kishte uri. Fidanët ishin të certifikuar nga enti i farnave dhe fidanave. Mbillte kryesisht, mollë, dardhë, qershi dhe kumbull. Pak pjeshkë dhe kajsi. Fitoi njohuri të bollshme, a thua se gjithë jetën kishte studiuar për agronomi e frutikulturë. Mësoi të shartojë e të krasisë, mjaft mirë. i njihte nga lëkura varietetet e mollës, starkingun, gran smithin, goldenin, renetën. Po kaq mirë dallonte llojet e dardhave e qershive. arti i shartimit i pëlqente shumë, ishte një mister i madh, një botë në vetvete. Në pranverë, kur lëngjet limfatikë vërshonin sipër, osmani bënte gati kalemat për shartim. Pritej nënshartesa, çahej ajo me kujdes dhe më pas dy kalema me nga tre katër sythe, ngjisheshin në të dy anët e saj, duke u izoluar e bërë njësh. Po kaq i bukur ishte dhe shartimi me syth në muajin gusht. çahej nënshartesa në formën e germës “t” dhe futej aty sythi i llojit që ne pëlqejmë. Më pas një lidhje dhe sythi i vogël, kthehej në lastar e në pemë të madhe. teksa zhytej në botën e shartimit, osmanit i dukej vetja herë si doktor që kryen operacione dhe transplante e herë të tjera si një zbutës kafshësh të egra. a nuk kish zbutur dhe ai ato mijëra fidanë të egër, me fruta të vogla, në lloje të buta, kokërrmëdha, të shijshme, plot lëng e shkëlqim? “Gjithë jeta, – thotë osmani, – është një shkollë e madhe. Problemi është, nëse ti do, që vërtetë të mësosh e të përfitosh prej saj”.
Në vitin 2004 – 2005, osmani mendoi që kishte ardhur koha ti mbillte për vete, një pjesë fidanësh që ai prodhonte. Donte të kishte një pemëtore që të kënaqte syrin dhe shpirtin me bukuritë e saj. Nusen dhe fëmijët i kishte në krah, në çdo hap që hidhte, bile të gjitha vendimet konsultoheshin fillimisht me të gjithë anëtarët e familjes. shumë shpejt, dy hektarët u mbollën me mollë, qershi e dardhë, të cilat filluan të japin frutat e para. Tani Osmani arrin të marrë mbi 250 kuintalë mollë, 40 kuintalë qershi dhe mbi 80 kuintalë dardhë, me një vlerë totale mbi 15 milionë lekë.
Një zë i brendshëm i kujtonte se ai i kishte mbaruar studimet për zootekni. sigurisht, osmani nuk e harronte këtë. Pothuaj gjatë gjithë kohës, ai ka mbarështuar të paktën, tre lopë laramane, me mbi njëzetë litra për krerë, apo me një prodhim vjetor prej 6000 litrash. Qumështi dhe viçat i kanë shtuar ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e familjes së tij, kurse plehu ushqen pemët dhe bimësinë, që ai e kultivon.
Për gati tetë vjet osman Begun e shohim të drejtojë bujqësinë e gjithë qarkut të dibrës. Kompetenca, profesionalizmi, korrektesa dhe komunikimi njerëzor, ishin cilësi dhe vlera, që ai manifestoi me shokët dhe kolektivin që drejtonte. shumë vizita institucionale pati gjatë kësaj kohe. Në Paris, ndoqi për një javë një ekspozitë ndërkombëtare të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Në Dinjë, po të Francës, përfituan mjaft të reja shkencore nga frutikultura, kurse në savojë shkuan për të parë lopën taranteze në origjinën e saj.
“sot ka shumë raca lopësh, me vlera të larta në prodhimin e qumështit dhe mishit, – thotë osmani, – por lopa taranteze, paraqet disa cilësi specifike. Rezistenca e lartë ndaj kushteve të disfavorshme të mjedisit, qumështi me shumë proteinë, djathi i një cilësie shumë të mirë dhe pjelloria e lartë, e bëjnë këtë racë shumë të kërkuar, sidomos për kushtet e rrethit tonë”. osmani kujton gjithashtu dhe një vizitë pune në udine të italisë për vreshtin. të gjitha këto eksperienca të paharrueshme, herë vetëm, e herë me një pjesë të stafit, i hapën atij dritare të reja se si duhej të drejtonte, çfarë duhej tu sugjeronin fermerëve dhe si mund ti mbështesnin ata, sa më mirë të ishte e mundur. Në vitin 2011, në Peshkopi hapet filiali i universitetit të durrësit “aleksandër Moisiu”. osman Begu, që mbante dhe titullin e doktorit të shkencave, u ftua të japë kontributin e tij si pedagog, fillimisht si i jashtëm e më pas me kohë të plotë. ai u mësoi studentëve të tij lëndë të tilla si: “Fiziologjia e kafshëve”, “teoria e evolucionit”, “Mikrobiologji” dhe “Bazat e prodhimit bujqësor“ .
“ishte një përvojë shumë interesante, – kujton osmani. – Rifreskova dhe unë njohuritë që kisha marrë në fakultet, duke shtuar dhe të rejat shkencore të kohëve të fundit. Me studentët kam pasur gjithmonë marrëdhënie normale e korrekte dhe ndiqesha me shumë vëmendje prej tyre.”
vërtet është vështirë të kuptosh përmasat dhe vlerat e këtij njeriu. Nuk di nëse ka ndonjë profesion që nuk është në gjendje ta bëjë. ai di të krasisë e të shartojë, të kosisë barin, të spërkasë pemët, duke i njohur me emra, sëmundjet dhe preperatet kimike. u shërben lopëve, jo vetëm duke u hedhur një deng bari në grazhd, por duke përpiluar racione ushqimore, sipas fazave të laktacionit. Ka dhjetë koshere bletësh dhe me mjaltin e tyre qeras miqtë e shumtë që i vijnë në shtëpi. Ka vite që kryen me shumë korrektesë inseminimin artificial te lopët. Është ky një shembull model, ku puna fizike lidhet me ata mendore, ku punëtori bashkohet me intelektualin, ku baza shkrihet me drejtuesin, ku njeriu i thjeshtë shkrihet natyrshëm me shkencëtarin, dhe ti nuk je në gjendje të dallosh kufirin mes tyre.
osman Begu ka një familje të madhe, prej tetë anëtarësh. Ka gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem. vajzat janë të martuara dhe e kanë bërë nëntë herë gjysh. Për ti vizituar ato, duhet të udhëtojë në tiranë, durrës, Francë dhe angli. Po në angli punojnë dhe jetojnë dy djemtë e tij, arturi dhe andi, me punë serioze dhe të ndershme. Kështu punon babai i tyre, kështu i mësoi dhe fëmijët të veprojnë në jetë. Ftesa të shumta ka çdo ditë nga fëmijët, djemtë dhe vajzat. jo vetëm për vizita të shkurtra, por për të qëndruar bashkë, me familjet e tyre të reja. deri tani kërkesat e tyre janë refuzuar.
osman Begu drejton sektorin e bujqësisë në bashkinë e dibrës dhe ka akoma për të dhënë nga përvoja dhe eksperienca e tij 60 vjeçare. Nuk mund ta ndërpresë punën këtu, në këtë moment delikat të riorganizimit të strukturave. Nuk mund ta lerë as pemëtarinë e tij në mëshirë të fatit, ata pemë, të cilave u dha aq shumë dhe po aq shumë mori prej tyre. çdo qenie e gjallë do të përjetojë vdekjen, ky është ligji i Zotit. Ndoshta pas shumë e shumë dekadash, kur të ndërrojë jetë, osmani do të donte të prehej tek toka e tij, atje ku janë prindërit, gjyshërit e të parët e tij. do të donte që pemët që mbolli ta ndriçojnë me lulet e tyre të bardha në pranverë dhe ta veshin me gjethet e tyre në vjeshtë. Frutat le ti hanë njerëzit e tjerë dhe të luten për këtë njeri të mrekullueshëm.