Grupi i Lobimit do të vazhdoj dialogun me klasën politike në Maj


Dr Gëzim Alpion

Birmingham, United Kingdom

Përshëndetje Përkrahës të Peticionit,

Gjatë vizitës në Tiranë në Maj, Grupi i Lobimit do të zhvilloj bisedime për Rrugën e Arbërit me disa politikanë kryesorë. Një takim do të jetë edhe me Kryetarin e Opozitës, z. Lulzim Basha.

Do tju njoftojmë në qoftë se na jepet mundësia për të zhvilluar një takim konstruktiv edhe me Kryeministrin. Qëndrimi ynë në lidhje me dialogun me Qeverinë nuk ka ndryshuar: ne jemi gati të takohemi me z. Edi Rama deri në ditën e fundit të mandatit aktual.

Ju ftojmë që të inkurajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë peticionin. Vërtet kemi dështuar deri tani por ju sigurojmë se për këtë çështje nuk do të heshtim deri sa kjo vepër e rëndësishme për Dibrën, kombin dhe Ballkanin të përfundojë sipas standarteve ndërkombëtare.

Ndërkohë, administratorët e faqes “Peticioni për Rrugën e Arbërit” njoftojnë se vazhdon të rritet interesimi për këtë forum të krijuar në fillim të këtij viti:
https://www.facebook.com/Peticioni-p%C3%ABr-Rrug%C3%ABn-e-Arb%C3%ABrit-1538054103179153/

Dhe së fundi, ky ështe linku i edicionit të datës 27 prill i programit “Tonight Ilva Tare” ku në 15 minutat e fundit u prek edhe situata ekonomike në Dibër: https://www.youtube.com/watch?v=vhFWP2r5TVU

Me respekt,
Gëzim Alpion

Në emër të Grupit të Lobimit

https://www.facebook.com/DrGezimAlpionUK