Homazh / Bujar Pata, 40 vite jetë në minierën e Bulqizës

Më 10 Dhjetor 2016, familjarët, miqtë dhe të afërmit, përcollën me shumë dhimbje në banesën e fundit, inxhinierin Bujar Pata, një figurë të nderuar të Bulqizës dhe të Dibrës, me një kontribut të madh në zhvillimin e industrisë së kromit.
Ai lindi në Peladhi në vitin 1940. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Zerqan me rezultate të shkëlqyera, ku dallohej për zgjuarsinë e tij.

Lexo më shumë

NEKROLOGJI / Ndahet nga jeta Profesor Doktor Agim Tërshana

Më 30 nëntor të vitit 2016 u nda nga jeta njeri nga specialistët më të mirë të Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë në Tiranë, Profesor Doktor Agim Tërshana.
Agimi ka lindur në Tiranë më 21 shkurt të vitit 1933 nga familja e shquar intelektuale, arsimdashëse e me tradita patriotike e Tërshanave të Dibrës. Arsimin unik e të mesëm në ish Politeknikumi “7 Nëntori” i kreu me rezultate të larta në Tiranë.

Lexo më shumë

Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Nga Ygerta GJELESHI

Këtë mëngjes emërharruari nëntori dëgjoj melodinë më pikëlluese të Universit, dëgjoj të qarën e nënës sime. Shoh lotët e saj të pikojnë një nga një, e ndjej dhimbjen e saj aq të madhe. Ajo po na shikon me sytë e saj prej engjëlli të skuqur nga e qara sikur do të na thotë të largohemi, të ikim prej aty e të gjejmë një strehë lumturie fëmijërore diku mes shoqërisë tonë të lagjes.…

Lexo më shumë

Histori / Konti Gjuric Vladani, komandant i shquar i ushtrisë së Skënderbeut

Gjuric Vladani njihet në histori si një nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të ushtrisë shqiptare të shek. të 15-të. Për fat të keq, për këtë Aranit dhe luftëtar të madh të ushtrisë së Skënderbeut nuk ka shumë të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tij, ç’ka e ndërlikon edhe më shumë biografinë e këtij aristokrati shqiptar. Në vitin 1981 Prof.…

Lexo më shumë

Tri arsye pse i kam mohuar ato që kam shkruar sipas metodës së realizmit socialist

Mexhit Prençi është i njohur si kritik letrar, studiues, eseist e publicist. Kritika e tij është zë i veçantë në rafshin e dramës dhe të spektaklit.
Mexhit Prençi ka lindur në Bardhaj-Reç të Dibrës, më 15 mars 1937. Që nga viti 1961 e këtej jeton e punon në Tiranë. Moshatarët e tij dibranë e njohin dhe e vlerësojnë, të rinjtë janë të pakët ata që e njohin, ca të tjerë e kritikojnë se ka bërë pak për Dibrën në rrafshin e letrave, ndaj, një intervistë me të për gazetën ishte e planifikuar prej kohësh.

Lexo më shumë

Jufkat, tradita dhe biznesi i dibranëve

Në kuadër të një udhëtimi të gjatë dhe mjaft të bukur, nëpër Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, ndalesa e radhës ishte në Dibrën time. Ku me shumë kënaqësi, vizitova komunën e Dibrës, dhe pashë nga afër edhe ndryshimet e mëdha të qytetit, të cilat rezultojnë sot në atë që thuhet me mbajtjen e premtimeve nga ana e kryetarit të saj Ruzhdi Lata – dhe punën e vet dibranëve, sidomos, asaj në rritjen e mirëqenjes së tyre, dhe zhvillimin e biznesit.…

Lexo më shumë

Kënga e Hajredin Pashës, “pasaporta” e çdo dibrani”

Thesari popullor i Dibrës është tepër i pasur dhe i mjaftueshëm për të zënë vend meritor në mesin e thesarit kombëtar. Në këtë thesar hyjnë vargje lirike, këngë historike, e shumë këngë me motive të tjera. Populli dibran njerëzit historik i ka gdhendur si të thuash në kujtesën e tij, një pjesë për të cilët ka thurrur dhe këngë. Këngët historike dibrane kujtojnë “motin e shkuar” apo betejat kundër pushtuesve të huaj, ku populli është larë me gjak për liri dhe për trimat kanë thurrur këngë.…

Lexo më shumë

Ese / Dhuna, një parazit i përhapur kudo

Nga Besjana MAZARI

Shpesh herë kemi dëgjuar nëpër media fjalën “dhunë” … dhe nga kjo fjalë tepër “shurdhuese” për personat e vëmendshëm, shohim shkaqet e më pas pasojat e tmerrshme. Gjithkush mund të thotë: -O Zot na ruaj! Këta s’janë njerëz! Por … a është e mundur që dhuna të jetë një lloj parazit i vogël i cili pickon këdo, por efekti apo sëmundja që shkakton të shfaqet në kohë të ndryshme?!…

Lexo më shumë

Tregim / Prova e besës

Nga XHELAL ROÇI

VRASJA E DIKËS

Rrëzë malit me dru ahu, në fund të një shullëri, në fund të
një lëndine që të krijon përshtypjen e një stadiumi të madh, rrethuar nga të gjitha anët me kodra, gjendet Katundi i Epërm. Përrenjtë që zbresin nga mali grumbullojnë ujin dhe në fund të fshatit. Ata bashkohen në një të vetëm, duke formuar një kanion, në mes të dy kodrave, që, nga banorët e atjeshëm, quhet Gjurra.…

Lexo më shumë
1 2 3