POEZI


Nga Argen CIBAKU

BUZ’QESHJA JOTE

Pasuria kish zbythë të tjera ndenjëse,
Varfëria e pagojë e fajtore,
fati skish qenë dhe aq zotri sipas rastit dhe i skëterrtë
madje,as koha s’kish pritë,në udhëtim të vet!

Prapëseprapë,
ne mbetemi thjesht Sizifë!
-që do të luftojme me frymën e fjalës
apo thjesht me një ves të hershëm: një qeshje
si të luftosh nanoteknologjinë me thikë guri të mprehtë.

Por as snobizmi i jetës,
s’e përlyen dot buz’qeshjen tënde!
As cungala padrejtësie se ç’formëzuan
buz’qeshjen tënde cullake,
të vetmen lodër atavike
marrë peng femijërie.

Ti mbetesh statujë qeshë-ndritë,
si fener trotuari që mezi ngopet n’elektrone
që s’nguron m’e pyt’:
-kush është në prag gijotine?

AGU I NJI DITE T’RE

I vura tërkuzë diellit dhe e hodha pas malit,
E prita rojtar natën me perçe të zezë,
Kuvend bashkë me orën zile-kali
Kohën s’e vrava krejt fillikat.
Ora ngadalë kish prekë n’5,
Dielli çjerrë kish qiellin,
Kish heqë perçe-zezë.
Kishte zgurdulluar
Sytë pa përtese ,
Nata ish bërë
Ag’ e vese,
Ish bërë
Diell

Nga Flamur DARDESHI

Ti fle

Ti fle atje ku edhe qielli fjetur ka
Ne sendiljen ngjitur,mbi timin krah
Ti fle dhe ëndërron kush e di ç’ish
E ëndrrat e tua mbi krah rëndojn dyfish

Por un’ dot s’përgjumem, nuk mundem dot
Ëndrrat e tua duhet ti ruaj,ti ruaj me kokë
Ngadal e përhumbur ti shflihesh lehtësisht
Mua ëndrrat e tua më ngrijnë ndër gisht

Dhe nga ajo ngrirje mpin,
Të lumturin krah

Por nga kjo mpirje ti mos u shqetëso
Ti përgjumu e dashur,ëndërro
Dhe krejt sikur te mpihem ti mos u trishto
Më i lumtur jam e dashur kur mbi mua ëndërro

E nëse pas gjumit të ngrirë më gjen
Ti mos u frikëso,mua menjëher gjaku më zjen
Nga zjarri yt do shkrihem sërish
Flak,zjarr e llav do nxjerr ndër gisht.