Qyteti ku gurgullon Drini


Shkrimtari i njohur Ivo Andriç, ndoshta më kolosi që ka pasur letërsia serbe ka një libër të titulluar “Ura mbi Drin”. Andriç i vendos ngjarjet në Bosnjë dhe tregon sesi në atë vend bashkohen kulturat, aty jetojnë bashkë myslimanë e të krishterë dhe sesi “përplaset” keqas Lindja me Perëndimin.
Shkrimtari serb përshkruan tipikisht një realitet ballkanik. Ai realitet që përshkruan Andriç në veprën e tij dhe që është faktik sipas tij në shtetin e Bosnjës, në fakt është faktik edhe në Dibër. Qytetet e Bosnjës dhe ai i Dibrës duhet të ngjasojnë shumë, vërtetë. Të dyja vendet kanë popullsi dërrmuese myslimane, në një zonë evropiane, por të shkëputur disi nga Evropa, pas pushtimit turk.
Të dyja vendet kanë tradita të fuqishme, nga ata tradita që janë të thella dhe më rrënjë të lashta, ashtu sikundër edhe një humor të zi deri diku, pasi gëzimin në këto dy vende rrallë e gjen. Përse ndodh kjo? Kjo gjë ndodh sidomos me rininë.
Pasi ata kalojnë fëmijërinë duke udhëtuar rrugëve në këto vise të Ballkanit, kur vjen rinia, njerëzit këtu duhet që të punojnë fort që në moshë të mitur ose të ikin larg e më larg, diku në Perëndim, për të punuar fuqishëm. Kështu përshkruhet drama e të rinjve në Bosnjë nga ana e autorit serb në fjalë dhe kjo dramë është edhe në Dibër. Në qytetin ku gurgullon Drini, djemtë “arratisen” sapo të vijë një moshë që mund të konsiderohet madhore. Ata ikin jashtë, për të punuar që në moshë të re, pasi kështu funksionon Shqipëria.
Në këtë vend, që në moshë fare të mitur njeriu bie në hall se çfarë do të bëjë. Kjo sepse prindërit rezultojnë të kenë mbaruar, brezi i tyre të jetë shuar së punuari dhe fëmijët mbesin vetëm, e shumta me një shtëpi, e cila lihet nga ana e prindërve.
Por, edhe atë shtëpi nuk është se ke çfarë e do. Aspak! Shtëpia është hotel thonë dhe se ajo para nuk të jep. E, kështu të rinjtë detyrohen të ikin jashtë.
Kur ata ikin jashtë, këtu ka dy rrugë kryesore: ata ose punojnë ndershmërisht, merren me një punë që vërtetë ia vlen ose hyjnë në rrugë qorre, në një rrugë e cila nuk është aspak e duhur. Ja kështu funksionon thuaje mbi 60 për qind e ekonomisë në Dibër, me djemtë që arratisen jashtë vendit në mënyrën më të parë, pasi e dinë se jeta aty nuk zhvillohet mirë.
Kështu duket se të dyja vendet janë njëlloj, si Bosnja që përshkruan autori që kam cituar, edhe Dibra. Të dyja vendet mbajnë të rinj ballkanas, të etur për liri paksa, për një jetë më të mirë dhe më të begatë. Kjo është edhe historia më e rëndomtë e Dibrës, e djemve që ikin që në rininë e hershme dhe e braktisjes masive që i është bërë. Kjo sepse është dilemë e madhe që të rrish apo të ikësh.
Nëse do të qëndrosh, ti e di shumë mirë se qëndrimi yt do të thotë vuajtje dhe robëri tërë kohës, pa e pasur mundësinë të krijosh ndonjë pasuri të hajrit. Kurse, nga ana tjetër ikja vërtetë është e rëndë, ama mund të kesh më shumë alternativa për një jetë e cila të bëhet më e mirë. Ikja do guxim, shumë të madh madje.
Ikja është e rëndë dhe atë rrallë kush mund ta bëjë, por se shumë nga ata që e kanë bërë edhe ikjen përfundimtare, të shumtë kanë qenë që përmes guximit kanë përfunduar mirë.
Kështu qyteti qëndron aty, me djemtë që kanë ikur jashtë duke punuar në të shumtë dhe për të ëndërruar për jetë më të mirë. Këta djem përbëjnë edhe ekonominë më të mirë të Dibrës.
Nëse nuk do të ishin ata, shumë familje nuk do të kishin mirëqënien e duhur në vendlindjen e tyre. Kështu është bërë brez pas brezi. Në moshën 20-vjeçare në Dibër njeriu piqet, djali burrërohet.
E, çfarë ndryshimi me Perëndimin. Por, këtu kështu është për shkak se ta imponon koha, pasi në shumnicë prindërit e tu kanë falimentuar dhe të duhet të dalësh përtej portës, për jetë më të mirë dhe për një familje gjithashtu që jeton më mirë.
Fundja, do të krijosh edhe familjen tënde. Ky është qyteti halleshumë, poshtë të cilit gurgullon ujët e Drinit valëshumë.
Ky është qyteti hijerëndë i problemeve dhe i halleve, që thuajse kurrë nuk përfundojnë. Drini do ta vazhdojë udhën e vet e derisa ky udhëtim i këtij lumi vazhdon, drama e përditshme, bashkë me embëlsinë e paktë gjithashtu vijojnë, në qytetin e gurgullimit të ujit të Drinit.