Reka e Epërme në Festivalin e Odës Dibrane


Më datë 19.11.2019 në natën e tretë të Edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar ODA DIBRANE 2016 të mbajtur në Peshkopi, grupi i SHK Reka e Epërme nga Gostivari për herë të parë mori pjesë në një festival me 40 të rinj të udhëhequr me Emin Xhaferin, Adnan Aliu dhe Qefli Ismaili.
Me ritëm darsme, melodi me kafal e gajde të përkrahur me harmonikë si dhe vallet e bukura të darsmës së Rekës së Epërme, juria profesionale e vlerësoi me dy çmime edhe atë për ritin e darsmës së Rekës dhe kostumet popullore dhe si e dyta në festival u shpërblye me Diplomë dhe pllakatë të festivalit.
Edhe pse për herë të parë morëm pjesë në skenë festivali, interpretimi ishte i përkryer.
Duartokitjet e ngrohta dhe vlerësimi i jurisë për këta të rinj u jep vullnet që të vazhdojnë edhe më tej të prezantojnë kulturën, traditën, muzikën dhe veshjen e bukur të Rekës së Epërme.
Falenderojmë jurinë për vlerësim objektiv, ndërsa Dibrën e Vogël, por me zemër të madhe për mikpritjen dhe duartrokitjet që na dhanë.
Po ashtu, falenderojmë sponsorët dhe grupin tonë për seriozitetin e treguar dhe frymën e tyre garuese, që na gëzuan me këto çmime mjaft të vlerësuara për ne dhe Gostivarin.
Vlen të ceket angazhimi iI palodhëshëm i Emin Xhaferit, të përkrahur nga Adnan Aliu, Qefli Ismaili, Sadri Selmani, Luan Bilali dhe Ahmed Tairi, që me pjesëmarrjen e tyre në skenë treguan dashurinë për Rekën e Epërme.
Grupin në Festival e ndoqën edhe Kryesia e SHK Reka e Epërme me Xhelil Rufatin, Tafë Ameti, Bardhyl Miftari dhe disa dashamirë tjerë të kulturës dhe artit.

Kryesia e SHK REKA E EPËRME
Gostivar