S’ka shtëpi për Korabin!
Fusha jashte parametrave.


Foto © Rruzhdi Xhediku

Korabi e mbyll renditjen në tabelën e klasifikimit me 11 pikë, gjashtë pikë larg dy vendeve më sipër, Laçit dhe Flamurtarit. Dhe kështu që rriten vështirësitë e qëndrimit në kategorinë superiore.

Korabi e nisi me humbje fazën e dytë të Superligës ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje pritej të zhvillohej në Peshkopi, por një ekip i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas inspektimit në terren, arriti në përfundimin se fusha nuk është gati për t’u zhvilluar një ndeshje e kategorisë superiore.
Ekipi i Korabit shkoi në Elbasan për të marrë një fitore ndaj Laçit. Për këtë ishte përgatitur trajneri Gerd Haxhiu. Por ndëshkimin ka ardhur që në minutën e tretë të ndeshjes, pas një goli të diskutueshëm për pozicion jashtë loje.
Drejtuesit e ekipit kanë shprehur rezerva për gjykimin e ndeshjes nga kryesori Olsi Sokoli, sidomos rastin e mungesës së një penallti ndaj një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj sulmuesit Ardit Hoxhaj.
Korabi e mbyll renditjen në tabelën e klasifikimit me 11 pikë, gjashtë pikë larg dy vendeve më sipër, Laçit dhe Flamurtarit. Dhe kështu që rriten vështirësitë e qëndrimit në kategorinë superiore.

Korabi gjatë kësaj periudhe ka kaluar përmes disa vështirësive që mund të klasifikohen normale për një ekip pa përvojë në Superligë. Financat e pastabilizuara dhe mungesa e një fushë ku të luhen ndeshjet pritëse është një problem shumë i madh për një ekip në superiore.
Ndërsa financat theksohet se janë të zgjidhura nga donatorët, tashmë mbetet vetëm rikthimi i fushës në parametrat e kërkuara, për ta parë Korabin të luajë dhe të fitojë në shtëpi…

Ekipi bëri ndryshime gjatë muajit janar. U afruan pranë ekipit Ardit Hoxhaj i cili më parë ka luajtur me ekipin e Skenderbeut ashtu si dhe Paulo Ivani, mesfushoret Besmir Arifaj nga Dinamo dhe Veton Shabani nga klubi Trepça 89 në Kosovë.
Më parë drejtuesit e ekipit larguan nga ekipi Erkan Spahine, Rudin Nakon, Nderim Nexhipin, Emiljano Veliajn, Andi Priftin, Vangjel Zguron dhe Dusko Dukiç.

Afrimet e reja dhe shpresa për mbijetesë
Ekipi i Korabit duket se e kanë shoqëruar probleme gjatë gjithë fazës së parë. Problemi i fushës për të luajtur e kanë çorientura ekipin dhe tifozët. Në fillim në Selman Stërmasi por kontrata u ndërpre pas barazimit me Tiranën.
Po ashtu në Kukës, pas një barazimi me ekipin vendas Korabi detyrohet të dalë në kërkim të një stadiumi të ri. U fol për fushën e Terbunit të Pukës, por ndeshja e radhës u luajt në Peqin, ku ekipi mori një fitore.
Ndërkohë punimet në stadiumin e Peshkopisë filluan disa ditë para Vitit të Ri, por ndërsa ndeshja e parë pritej të luhej mes sportdashësve, u desh sërish që “mikpritja” dibrane të shtrohej në Elbasan Arena. Por Korabit i duhen gola në portë dhe fitore që të mbijetojë.“Do preferoja të shënoja gola me vlerë pikësh. Nuk mund të premtoj sa gola do shënoj, por shpresoj të shënoj gola me vlerë pikësh pasi këto i nevojiten më shume ekipit për momentin, duke qenë se është në një situatë të keqe për pikë”, tha për tifozët përmes faqes zyrtare të KF Korabi sulmuesi i sapombërritur në ekip, Ardit Hoxhaj.
Edhe trajneri Gerd Haxhiu i ka shprehur ambicjet për mbijetesën e Korabit në superiore. “Largimet kanë qenë të paralajmëruara, tha ai për Supersport më 20 janar, sepse që në ditët e para të janarit kur kemi filluar stërvitjen iu kemi komunikuar lojtarëve që asnjëri këtu nuk e ka vendin e sigurt. Çdokush nga i pari dhe i fundit, në qoftë se sheh që pozita e tij lëkundet, mund të shohë për ndonjë skuadër tjetër”.
“Në fazën e tretë do të hedhim një hap shumë të rëndësishëm për qëndrimin në Kategori. Pastaj në fazën e katërt do të konfirmohemi besoj në mes të tabelës”, thekson ai qëllimet e klubit të Korabit në këtë sezon.
Korabi pritet që ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut ta luajë në Peshkopi, pasi kushtet e vendosura nga vëzhguesit e FSHF janë plotësuar, thanë burime nga Klubi.
Korabi gjatë kësaj periudhe ka kaluar përmes disa vështirësive që mund të klasifikohen normale për një ekip pa përvojë në Superligë. Financat e pastabilizuara dhe mungesa e një fushë ku të luhen ndeshjet pritëse është një problem shumë i madh për një ekip në superiore. Ndërsa financat theksohet se janë të zgjidhura nga donatorët, tashmë mbetet vetëm rikthimi i fushës në parametrat e kërkuara, për ta parë Korabin të luajë dhe të fitojë në shtëpi…
Korresp. “Rruga e Arbrit”