Bardhësi. Bora në degët e pemëve duket si pulëbardhë. Bukuri e dhurueme prej stinës. Acar që të ftoh gjithkund. Por jo shpirtin e vogëlushëve. Ato sikur janë miqësuar me borën e shkriftueme. Drejt shkollës çapiten me kam nën e mbi atë. Çantat me libra varun në supe nuk i ndjen. Çizmet blu me cirka akulli e bore shkëlqejnë. Veshje dimnore që më ther në shpirt.…
Lexo më shumëQeshuni vogëlushë!
