Qeshuni vogëlushë!


Bardhësi. Bora në degët e pemëve duket si pulëbardhë. Bukuri e dhurueme prej stinës. Acar që të ftoh gjithkund. Por jo shpirtin e vogëlushëve. Ato sikur janë miqësuar me borën e shkriftueme. Drejt shkollës çapiten me kam nën e mbi atë. Çantat me libra varun në supe nuk i ndjen. Çizmet blu me cirka akulli e bore shkëlqejnë. Veshje dimnore që më ther në shpirt. Asht apo nuk asht e tillë? Ftohtësia e dimnit shkak shtatores të ngrime. Ajo projekton deri në gdhendën e fundit të shpirtit veç ftohtësi. Por ato qeshin. Ju nuk e shihni ato buzëqeshin. Mezi iu duken dhëmbët e vegjël. Por megjithatë ato qeshëzojnë amël. Si zogjtë e malit që pranë derës së shtëpisë gjejne thërrime të hedhura mbi borë. Peisazhi i bardhësuar, veshur me ngjyra që lëvizin. Gëzimi i tyre trem borën për qark. Ato iu ngjajnë fluturave. Po atyre që nuk struken. Nuk tremben. Nuk fshihen. Zaten jane gjithnjë në fluturim.
Ndalemi tek veshja se diçka më dëfton. Ajo kullon vner varfanjakësh. Sigurisht të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të njëzetë e njëtë. Xhaketa të holla, me xhepa mërthyer. Me komça ngjyrë ylberesh, paksa të akullzuar. Dëftojnë tregjet nga ku kanë ardhun. Trikot të ngjyeme në fabrikat e Evropës. Pantallona e tuta festival ngjyrash. Uji i borës ftohsja e kërcijve të kamëve. Se ajo trufullon me gjithë trupin e tyne, Kokat e qethura lajmtar pranvre. Edhe pse erërat e ftohta mpijnë e ngrinë gjithçka. Do të vijnë burra të fortë. E gra që e durojn kafshimet e dimnave të acartë. Valle kjo të jetë arsyeja?
Por ato qeshin si në shenjë gëzimi, përzier me acarin e dimrit. Ndoshta ndjesia që iu ngjall peisazhi! Ato e mposhtin atë në rropamat e mëngjeseve. Duart e ngritura, furtuna lirie. Dy gishtat, biles dhe katër, shpresë demokracie. Fëmijët janë imitonjës. Ato kopjojnë. Kopja e nanës, babës e mësuesve ato janë. Vogëlushët ngultas shikojnë. Pulëbardha borë iu hakërrehet, t’i mposht, t’i dobësoi. Por…
Bota e tyre e qetë, pa djallëzira. Shikojnë përpara. Dikush me sytë, drejt vështron. Por ndonjë bardhësia e verbon. Prandaj ato kështu si në rrjesht ngjyrat e rrobave sikur i qetëson. Si nuk kanë të ftohtë këto vogëlushë nga Bulaçi? Apo shpirti i tyre rrezaton energji. E ndoshta e ftohta e acaruar zbutet. Po ku? Shtatet e vogëlusheve, energji prodhojnë. Kjo duhet të jetë dukuri biologjike. Apo procese biokimike? Nga shpatet e Runjës forcë, energji marrin. Natyra iu skalit tipare të forta. Ajo i kalit fizikisht. Ndaj ato nuk tremben. Ato qeshin. Ndoshta pak por ama qeshin. Kjo, pse jo, iu rrezaton energji. Prandaj bora rrin urtë poshtë çizmeve të tyre.Kur ulen në banka e ftohta sulmon. Se edhe ato e dinë se lëvizja energji prodhon. Edhe zemra e tyre më shume gjak pompon. E mushkëritë oksigjen thithin përmes udhëve plote dredha. Tani soba duhet të ndizet. Se përndryshe shkumsi në dorë iu dridhet. Sot nuk kishte dru. Dhamët iu grindën mes tyre. Çizmet prodhuan të ftohtin. Prandaj kamët filluan t’iu dridhen. Mallkuar qofshi! Ofshajnë ato. Urrejtja ju buron idhnueshëm nga shpirti i njom. Nuk iu hynë në tru asgjë nga shpjegimi. Se buzët u dridhen nga e ftohta e kobshme. Ato nuk qeshin ma, se buzët filluan t’iu nxihen. Dikush nga shtatë vjeçarët, lotët filluan t’iu rrjedhin.
Ato nuk munden me durue. Udhën e gjatë u nisën me e marr. Ecin ashtu si në rresht. Kjo e diktuar nga bora. Nga ftohtësia, nga stuhia që copza akulli iu hedh në fytyrë. Ato ashtu ngrohen ne avujt e njani tjetrit. Ne rrezatimin e zemrave të njoma. Po edhe të dashurisë fëminore. Bora bie flokë flokë. Por, ato guximtarët vogëlush, ecin. Hapat i kane të vegjël por kam shpejt ama. Përfytyrojnë zjarrin në votër. Bukën e ngrohtë të rreshkur në prush. Nanat që i presin krahë hapur. Sigurisht me kujdes e dhemshuri nane. Prandaj ato qeshin përsëri edhe lozin. Edhe pse bora flokëzon akoma. Ndërsa veriu dhamët e egra ju tregon. Por ato stuhia nuk i pengon. Ndoshta prandaj qeshin. Bota e tyre e vogëlz pranverë luleshumë tregon. Prandaj qeshuni vogëlush. Bota e juaj nuk njeh dimër. Natyrën juve në gji e futni. Zjarm nga trupi juaj i dhuroni. Ndaj ajo qesh bashkë me juve. Edhe pse ka fustanin e bardhë të nusërisë së dimrit. Ndaj qeshni!