Iku Mentori i Zeralinjëve të Dibrës…


Në kujtim të një dibrani, një njeriu që i dha Dibrës dashurinë, i dha Atdheut përkushtimin e intelektualit dhe shpirtin praktik të specialistit…Në kujtim të inxhinier Mentor Zeraliut, profesorit të Universitetit të Tiranës dhe drejtorit të një prej ndërmarrjeve më të mëdha të kohës së tij, NSHRAKU-t të Tiranës.
Në kujtim të një njeriu që është pak, shumë pak, për ti dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”
Mentor Zeraliu iku i përcjellë nga njerëz që e donin dhe e nderonin, nga familja e tij e mrekullueshme, nga shokët dhe kolegët, nga ata që e deshën dhe i deshi…Në kujtim e në vlerë të tij po përcjell bisedën që kam bërë më se një vit më parë…
Në nëntor 2016 e lamë që të bëjmë një bisedë të dytë për vëllain e tij, Besnikun e Zeralinjëve, partizan i Brigadës së Parë, pedagog i Universitetit të Tiranës, një ndër pionierët e elektrifikimit të Shqipërisë…
Më vjen keq që nuk munda ta fiksoj në diktofon zërin dhe kujtesën e tij në 95 vjetët e jetës së tij. Mbase ka shkruar diçka, megjithëse sytë i ishin lodhur…
I qoftë i lehtë dheu i Tiranës…
Abdurahim dhe Natasha Ashiku
Athinë, 20 shkurt 2017

Një bisedë me Mentor Zeraliun mund ta lexoni ne linkun e mëposhtëm:
Mentor Zeraliu

KOMENTI JUAJ

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *