Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i prof. dr. Hajri Shehut “Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e Ujemujës (Qarku i Dibrës)”.
Ky libër, i botuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, është një nga të rrallët e kësaj fushe, dhe modeli i mbledhjes, përpunimit dhe strukturimit të tij, është një model se si në të ardhmen një botim të ngjashëm të realizohet për të gjithë Dibrën.…
E folmja e Ujemujës në një fjalor shkencor
