Qeveria jep 10% bonus për kompaninë Gjoka Konstruksion

Rruga e Arbërit, dy tunele në Qafë Murrizë


Tuneli i Qafes Buallit

Tuneli i Qafes Buallit

“Projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim hyri sot në fazën finale: RRUGA E ARBERIT”, shkroi në mesdite Kryeministri Rama, duke e shoqëruar komentin me në gisht lar, buzëqeshje dhe flamur.
“Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”.
Këtë status në FB kryeministri e bëri pas një mbledhje të qeverisë, ku u miratuar dhënia e një bonusi prej 10% firmës “Gjoka konstruksion”, sh.a., për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Sipas vendimit të Gjendja ekzistuese e Rrugës së Arbrit aktualisht është me 20.1 km të përfunduara dhe të vëna në funksionim. Janë rreth 15 km të tjera të ndërtuara jo plotësisht, që kanë mungesë të nënshtresave dhe shtresave rrugore, mbrojtje skarpatash dhe sinjalistikë e siguri rrugore. Për t’u ndërtuar nga fillimi janë edhe 41 km të tjera, nga të cilat, 3 km i përkasin by-pass-it të Klosit dhe 3 km janë pjesë e lidhjes së Maqellarës nga Bllata.
Sipas propozimit të shoqërisë “Gjoka konstruksion”, rruga do të jetë në total 69 km, me standard më të lartë C2 dhe me një tunel, i cili plotëson të gjitha kushtet e sigurisë sipas direktivave të BE-së, pasi do ketë edhe tubin e dytë (të emergjencës). Oferta e shoqërisë “Gjoka konstruksion”, për ndërtimin e rrugës brenda 46 muajsh është 33 600 000 000 lekë, rreth 249 milione Euro, pa TVSH.

Referuar propozimit të pakërkuar të paraqitur, në ofertën e sipërpërmendur janë përfshirë të gjitha kostot e tjera, siç janë: studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe operimi i tunelit gjithashtu për 10 vjet. Gjithashtu, janë të përfshira edhe kostot e interesave si rrjedhojë e financimit të vonuar nga shteti për një periudhë 13-vjeçare. Vlera e tyre është rreth 6 348 860 000 lekë ose rreth 47 milione Euro, pa TVSH.
Shoqëria do të përdorë gjithashtu fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për katër vitet e para të ndërtimit.

Tani pritet hapja e një tenderi publik, për ti hapur rrugë nisjes së punimeve…