Një urim për Dhilhixhe Jellën
Nga Zabit Lleshi


Para pak kohësh Dhilhixhe Jella doli në pension. Largohet nga mësimdhënia, jo nga veprimatia edukative e saj me gratë, komunitetin, gjithë kategoritë e moshave. Mësuesit pensionistëjanë një vlerë për shoqërinë. Ajo duhet që eksperincën, pjekurinë, pervojën dhe dijet e tyre t’i shfryëzojë më mirë për t’i vënë në shërbim te njerëzve, brezit të ri në dobi të përparimit dhe mirëqenies. Prindër, nxënës e kolegë e uruan atë. Unë bashkohem me të gjithë. Në vecanti urimin tim dua t’ja përcjell gazetës, lexuesve, të gjithë atyre që e njohin duke evidentuar ndihmën e madhe që dha ajo në punën e saj si mësuese në Shupenzë ku shërbeu për 42 vjet.
Babai i saj Osman Dedja rrjedh nga një familje me zë, nip i patriotit Elez Isufi nga Palamani. I zgjuar nga natyra me vullnet e dëshirë për të mësuar mbaroi shkollën e Medresesë në Kavajë. Erdhi në Dibër, Boçevë ku krahas shërbesave fetare pajtoi grindje, mosmarrëveshje e deri gjaqe në fshatrat e Grykës së Vogël. Si çdo prind bëri të gjitha përpjekjet që fëmijët e tij të mbaronin shkollat. Kështu Dhilhixheja (mësuese), motra (infermiere), Hyseni (mjek), Arifi (mekanik), të shkëlqyer në mësime ishin krenaria e familjes Dedja.
E njoha vajzën e Osmanit në veprimtaritë midis shkollave 8 vjeçare të Grykës së Vogël në vitet 1968-1970. Isha mësues në Zogje. Midis nxënësve konkurentë në gjuhë, matematikë e biologji, mësuesit që punonin në Shupenzë Elez Xheka e Bajram Hoxha vlerësonin Dhilhixhen, si garante për fitoret e konkuruesve. Nafie Cani (sot mësuese në pension), shoqe klase e Dhilhixhes thotë se “ajo ishte absolute në të gjitha lëndët, veçanërisht në matematikë.”Shumë nxënës ekselentë kishte klasa e Dhilhixhes si, Luri Balla, Lule Daçi, Kujtim Gjoka, Vebi Musta, Bajram Meha etj. Shkollën Pedagogjike e mbaroi në Peshkopi më 1974 në moshën 19 vjeçare.
Në vitin shkollor 1974 -1975 filoi punën mësuese në shkollën 8 vjeçare të Gjoricës. Veprimtaria mësimdhënëse nuk e shkëputi nga studimet, pa shkëputje nga puna përfundoi me rezultate shumë të mira Institutin Pedagogjik të Shkodrës në degën Gjuhë -Letërsi . U transferua nga Gjorica, punoi 5 vjet në ciklin e ulët Shupenzë, ndërsa 33 vite të tjera, derisa doli në pension më 2015 (tetor) në c.l. të asaj shkolle. Krahas mësuesve të tjerë, Dhilhixhja ka lënë gjurmë nëpërgatitjen dhe edukimin e brezit të ri. Aftësia e saj teorike, pasioni për profesionin e mësuesit e bënë atë një mjeshtre në mësimdhënje. Shumë nxënës kujtojnë me nostalgji punën e mësueses, ndihmën që u dha ajo. Me dhjetëra prej tyre fituan konkurset për gjuhën shqipe, si kërkesë për vazhdimin e gjuhëve të huaja apo fakultete të tjera.
Shupenza është dalluar në konkurset e gjuhës midis shkollave të zonave të rrethit, kjo në saj të këmbënguljes, vullnetit e punës me pasion të mësuese Dhilhixhes. Ajo është dalluar në punën me librin, duke rritur dëshirën e dashurinë për librin, ka nxitur nxënësit në veprimtarinë krijuese, përvojë e cila është trajtuar në gazetën Mësuesi më 12.12.1984, (Viktor Cenosinaj), 5 janar1989,Ushtima e maleve 18 prill 1984 (Xhevdet Daci).
Në rrethin letrar, komisionin e lëndëve të gjuhës e leximit, si kryetare e përherëshme ajo ka krijuar një përvojë që duhet të vazhdojë, të përgjithësohet e të ndiqet nga shkollat si motra të Bulqizës, pavarësisht daljes së saj në pension. Si veprimtare shoqërore ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm për përhapjen e së resë, gjallërimin e jetës kulturore e artistike në fshatrat e Shupenzës e më gjërë.
Veprimtaria e saj krijuese nuk ështëpërqëndruar vetëm në orët e mësimit. Ajo ka përgatitur repertorët e disa shfaqjeve artistike në konkurimet midis shkollave e zonave, në festivale, festa e veprimtari të ndryshme me karakter kulturor. Montazhet letraro-artistike të përgatitura nga Dhilhixhja janë vlerësuar në përmbajtje, nivel të lartë artistik, tematikë të gjërë e të larmishme. Nisur nga aftësitë organizative në vitet 1991-1992 ka qenë drejrtoreshë e shkollës dhe për shumë vite si Nëndrejtoreshë e saj. Për meritat në punë ka marrë mirënjohje nga Drejtoria e Zyrës Arsimore Bulqizë dhe Ministria e Arsimit. Administrata e Arsimit është e kursyer në dekorime të mësuesve me kontribute, shpesh herë i bëjnë ato pas vdekjes.
Është martuar me Xhevat Haziz Jellën me origjinë nga Bllaca, banues në Homesh, mësues (Instituti Pedagogjik 2 vjeçar dega matematikë-fizikë) sot në pension me të cilin kanë tre fëmijë, Anita (prokurore në Durrës), Hazizi (mjek, Qendra Shendetsore Shupenzë), Ermiriinxhinjer (informatikë, Bashkia Bulqizë). Si nënë bashkë me bashkëshortin kanë meritën qëfëmijët e tyre janë një shembull i mirë në punë e shoqëri. Ata gëzojnë respektin e gjithë njerëzve në institucionet ku punojnë dhe komunitetet ku jetojnë.
Urojmë jetë të gjatë, gëzim dhe lumturi në familje.

Jam europian në Shqipëri dhe shqiptar në Europë

Shkolla 7-vjeçare “Ibrahim Daçi” në Shupenzë është ndër më të hershmet në Bashkinë e Bulqizës. Ajo hapi dyert e saj në vitin 1950, pas fillimit nga puna të disa shkollave fillore në Grykën e Vogël. Misioni i saj ishte shtrirja e arsimit 7-vjeçar edhe në zonat e thella të kësaj treve arsimdashëse e me tradita patriotike. Më 1953 në Shupenzë u ngrit edhe konvikti, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të Lurës, Çidhnës, Sllovës etj.
Rreth 68 vjet punë, kjo shkollë ka krijuar një traditë të mirë në pajisjen e nxënësve me dije në procesin arsimor, ashtu edhe në zhvillimin e veprimtarive kulturore e sportive, duke u radhitur ndër më të dalluarat në rrethin e Dibrës, sot në Bashkinë e Bulqizës. Shkolla 9- vjeçare aktualisht ka 519 nxënës, ku japin mësim 38 mësues, nga këto 29 janë mësuese.
Këto ditë u zhvillua një veprimtari me temë “Jam shqiptar në Europë dhe europian në Shqipëri”, organizuar nga mësuesit e gjuhës shqipe Tahir Daci (zv/drejtor), Sanie Alimani e Elizabeta Suma.
Nxënës të klasave VI-IX, u paraqitën me krijime si esse, poezi dhe piktura, ku spikati angazhimi maksimal, puna plot vullnet e pasion e nxënësve dhe e mësuesve. Paraqitja e punimeve krijoi mjaft emocione, ngjalli diskutime, që u shoqëruan me vlerësime pozitive dhe zgjati deri në orët e vona të pasdites. U dalluan Xhoana Halili, Neinsi Balla, Samanta Shahini, Aurora Xheta, Xhuljeta Çela, Artiola Sinani etj.
Mësuesit e gjuhës, së bashku me kolegët Kujtime Dervishi, Avdi Xheka, Fisnik Manjani etj, dhanë ndihmesën e tyre për kurorëzimin me sukses të kësaj veprimtarie me vlera edukative, që la mbresa te nxënësi dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Drejtori i shkollës Petrit Alimani falenderoi nxënësit për punën e mirë dhe i ftoi për mobilizim më të madh për mbylljen me sukses të vitit shkollor.
Zabit Lleshi

KOMENTI JUAJ

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *