Shkolla e Ploshtanit
Nga Metush Skeja


Në verën e vitit 1922 në Tiranë ka zhvilluar punimet kongresi kombëtar i arsimit. Ai ka vendosur qw arsimi të jetë i detyruar nga klasa e parë deri klasa e katërt, tw jetw i detyruar për djemtë e vajzat; të hapën shkollat fillore në çdo komunë; të krijohet arsimi plotësor; të krijohet arsimi i mesëm; ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe dhe edukimit atdhetar shqiptar; të unifikohen gjithë programet; të krijohet edukimi parashkollor dhe edukimi i detyruar të fillojë në moshën shtatë vjeç.
Në vitin 1922, Kalaja ka qenë komunë më vete që përfshinte 16 fshatra, me emërtimin komuna e Ploshtanit, kategoria e dytë, me qendër në Ploshtan. Në vitin 1922 krijohet prefektura e Kosovës me qendër Krumë. Deputet edhe për Kalanë ka qenë Hasan Prishtina. Ai kishe marrë mandatin për kryeministër, por nuk arriti të formojë qeveri. Hasan Prishtina ka ardhur vetë në Ploshtan për të hapur shkollën shqipe. Ka qendruar mik disa net në Ploshtan. Ka lënë kujtime të shkruara. Ka siguruar lokalin, ka sjellë mësuesin nga Tirana, së bashku me programet. Financimi ka qenë shtetëror.
Shkolla shqipe në Ploshtan është hapur në fillim të nëntorit 1922. Mësuesi i parë ka qenë Besim Dalliu nga Tirana me normale të Elbasanit. Programi e financimi kanë qenë shtetëror. Shkolla ka filluar te shtëpia e Daut Calës në Ploshtan. Disa vite më vonë është ndërtuar lokali i ri tek është sot shtëpia e Abaz Palushit. Në vitine parë ka pasur nxënës nga Ploshtani e Cereni, pak nga Vasijet e Radomira. Disa nga nxënësit e parë janë: Qerim Skeja, Mustafa Hafuzi, Selim Domi, Ziadin Visha etj.
Më pas mësues kanë qenë Gjon Kabashi, Riza Riza (1926-27), Ibrahim Riza, Zeqir Zeka, Mahmut Jusufi, Tef Kuqani, Ali Dika (1932-34), Ali Neza, Riza Rama. Shkolla e Ploshtanit ka qenë nga klasa e parë deri në klasëne katërt. Afërsisht ka patur 30-50 nxënës. Vajzat nuk kanë mësuar. Disa nga nxënësit e Ploshtanit plotësuan arsimin në Kastriot. Më 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia mbyllet edhe shkolla e Ploshtanit.
Në tetor 1944 rihapet shkolla shqipe në Ploshtan. Lokali ka qenë te shtëpia e Minë Ramadanit (Përzhillës). Më pas ka kaluar tek shkolla e vjetër, shtëpia e Abaz Palushit. Në Ploshtan mësonin fëmijët e Ploshtanit, Cerenit, Vasije, Shulla. Në tetor 1944 hapet shkolla në Radomirë, (Ujëmirë), në Gjegje, në Kalis. Klasa e parë Ploshtan 1944 ka pasur 40 vetë. Kanë mësuar edhe vajzat me detyrim. Mësues ka qenë Rifat Domi. Më pas 46-49 mësues ka qenë Qamil Hoxha, Mustafa Braha. Qamil Hoxha ka qenë edhe mësues i rrethit metodik e hartues programesh. Ai ka qenë i shkolluar me normale të Elbasanit. Përfaqesues i shkollës autoritare të Herbartit. Ka lënë kujtime të shkruara për këtë kohë.
Në vitin 1946 mësimi zhvillohet te hoteli i Rifat Gjorllakut, me tetë dhoma dy katësh, shumë i mirë. Në vitin 1946 fëmijët e Cerenit klasa e parë –katërt kalojnë në Ceren. Në viti 1948 krijohet klasa e parë e pestë e arsimit të detyruar shtatëvjeçar me nxënës të ardhur nga Ploshtani, Cereni, Vasijet, Kalisi Çaja, Bushtrica, Vila. Në vitin 1949 nuk ka pasur klasë të gjashtë se ka rënë numri i nxënësive, ka pasur klasë të parë deri të pestë. Klasa e gjashtë fillon rregullisht më 1950. Për herë të parë klasën e shtatë e kanë mbaruar në vitin 1952. Disa nga nxënësit e parë kanë qenë Xhemal Cala, Abdurrahman Tota, Xhemal Domi, Ramadan Gjorlloku, Ali Kovaç, …..Koka. Drejtor më 1948 ka qenë Qazim Kuqashi nga Elbasani, më pas kanë qenë drejtor shkolle Enver Onuzi (1950-1951), Guliam Gjonaj(1951-1952), Halim Shehu (1952-1953), Femi Xhepa (1953-1954), Eqrem Kruja (1954-1955), Femi Xhepa (1955-1956).
Në vitin 1954-1955 shkolla e Ploshtanit ka pasur këto mësues: Eqrem Kruja drejtor, Iljaz Lumani mësues biologjie, Gani Iskuka mësues matematike, Veli Spata mësues fizike, Maliq Lika mësues historie, Xhemal Haraçiu mësues gjeografie, Femi Xhepa mësues gjuhë –letërsi, Xhemal Cala e Axhem Sufa mësues fillorje. Në vitin 1956 shkolla shtatëvjeçare klasa e pestë –shtatë kalon në Ceren. Në Ceren shtator 1956 bëhet i detyrueshëm klasa e pestë –shtatë arsimi edhe për fëmijët e Cernjevës. Lagjet e tjera të Radomirës nuk e kanë pasur të detyrushme. Vullnetarë ka pasur pak. Vullnetar në Ploshtan nga Radomira ka qenë vetëm Imer Ferati.
Në Ceren klasa e pestë – shtatë ka qendruar nëntë vjetë. Drejtor shkolle në Ceren kanë qenë Sami Shehu, Hivzi Shehu, Shemsi Hysa, Ferit Hasani, Miftar Halili, Emri Deda, Xhemal Cala. Më 1965 përsëri klasa e pestë –tetë kalon në Ploshtan. Përfshinte fëmijët e Ploshtanit, Cerenit, Cernjevës, Shullanit Vasijet. Në vitin 1966 krijohet për herë të parë klasa e pestë në Radomirë që përfshinte edhe fëmijët e Cerenit. Në vitin 1967nga Ploshtani shkëputet edhe klasa e shtatë e fëmijëve të Cerenit.
Arsimi parashkollor në Ploshtan ka filluar në vitin 1970. Drejtues shkolle në Ploshtan nga 1965 kanë qenë Xhenal Cala, Beqir Shehu, Jahe Delia, Nezim Deda, Abaz Daci, Sulejman Istrefi, Rasim Deda, Isa Lita, Sulejman Istrefi (dy herë), Rushit Mena, Shpetim Brika, Shaqir Kovaç, Shpetim Brika, Rushit Mena. Nga shkolla e Ploshtanit kanë mbaruar arsimin e detyruar shtatë, tetë e nëntë vjeçar afro tremijë e pesëqindë vetë.

KOMENTI JUAJ

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *