Të rinjtë…

Ne ujvarn e Pocestit

Të jesh i suksesshëm jo gjithmonë duhet të kesh vëmendjen e të gjithëve apo të jesh i mbuluar nga jehona e punës. Të punosh fort në heshtje, pa bujë, ashtu siç kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë të rinjtë e palodhur dibranë, mund të quhet një sukses i dyfishtë.
E kam fjalën për shumë të rinj që prej disa vitesh kanë kontribuar fuqishëm në veprimtari, shërbime, promovim dhe përmirësim të mentalitetit dhe mënyrës së të jetuarit në qytetin e Peshkopisë.…

Lexo më shumë

Familja Topuzi, aty ku me punë ndërtohet e ardhmja

Kur nisesh nga Maqëllara, për të shkuar për në Peshkopi, aty në të majtë, në vendin e quajtur Qenok, majë një kodrine të bukur, ngrihet një vilë. Jo shumë e madhe nga përmasat, por me njerëz punëtorë, bujarë e mikpritës, të zgjuar e inteligjentë. Bedri Topuzi, nga fshati Trepçë, një burrë truplidhur, energjik dhe me një palë mustaqe të vogla, që i hijeshojnë fytyrën, e ka shumë të limituar kohën.…

Lexo më shumë

Në Korab me ambasadorin e Zvicrës

Ardiola, nga Shoqata Kombëtare për Udhërrëfyesit Turistik Shqiptar (National Association of Tourist Guides of Albania – NATGA), më njofton se ambasadori zviceran Dr.Christoph Graph dhe e shoqja Nicola kishin planifikuar një vizitë turistike jozyrtare në Dibër në datat 13 dhe 14 maj 2017. Duhej të përgatitej një axhendë turistike për në Korab dhe në burimet e ujërave termale të Dibrës. Rolin e guidës do ta kryeja unë, pasi axhenda u aprovua.…

Lexo më shumë
1 2 3