Rruga 15 vjeçare e shkollës “Sarina 2002”, një histori suksesi


Me pasionin për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Mëzes Fushë, Z.Liman Hoxha hapi Shkollën 9 Vjeçare Jopublike “Sarina 2002”, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.300, datë 14.10.2002, ndërsa për funksionim e gjimnazit “Sarina 2002” leja u dha me urdhër nr.162 me datë 09.06.2005 nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Emri “Sarina”vjen si fryt i bashkimit të emrave të fëmijëve të Presidentit të shkollës Liman Hoxha: Samel (Sa), Sara (Sar), Romina (Ina).
President i shkollës është Liman Hoxha. Familja Hoxha është nga fshati Blliçe i Çidhnës në rrethin e Dibrës, patriote e arsimdashëse brez pas brezi. Vexhiu, babai, kishte marrë kulturë orientale pas mbarimit tëInternatit të Kastriotit dhe shërbente si imam në fshatrat e Çidhnës. Katër djemtë e tij u shkolluan në degë e profesione të ndryshme. Kështu, Ramazani mbaroi Universitetin Bujqësor në degën zootekni, Haliti për ekonomi në Universitetin e Tiranës, Shefqeti mbaroi arsimin e lartë ekonomik, Limani ekonomi-biznes në Universitetin Bujqësor Përveç punës, ata ishin të apasionuar pas sportit kryesisht atij të mundjes si sportistë cilësorë të Klubit “Korabi”.
Ne vitii 1985 vëllai i Limanit, Haliti u largua nga Dibra dhe u sistemua me banim ne Tirane.Në vitin 1989 erdhi e gjihe familja dhe u vendosen me banim në Mëzes Fushe, njësia ad.13 Tiranë, duke krijuar marrëdhënie mjaft të mira me banorët vendës. Ekonomia e tregut u hapi horizonte të reja vëllezërve Hoxha. Të bashkuar, ata punonin kudo, provuan edhe emigracionin. Limani la punën në Gardën e Republikës si nën/oficer dhe emigroi për dy vjet qënrdroi në Angli. U kthye nga Anglia me dëshirën për hapjen e një biznesi. Kishte ëndërruar një kopsht privat dhe iu fut punës për ta bërë realitet. Në një ndërtesë të thjeshtë, por i vendosur e me vullnet e nisi punën me 53 fëmijë dhe 6 punonjës. Fillimi i mbarë gjysma e punës.
Në këtë 15-vjetor shkolla Sarina vjen me një bilanc të pasur në fushën e arsimit dhe edukimit. Ajo është ndër shkollat më të mira publike në Qarkun e Tiranës. Sarina lindi si domosdoshmëri për disa arsye: Shtimi i shpejtë i popullsisë në Mëzes Fushë; Mungesa e shkollave publike në këtë zonë; Nevoja për uljen e ngarkesës në shkollat publike (mësimi bëhej me tre turne).
Pasioni, vullneti, këmbëngulja, puna e palodhur e Presidentit të saj Liman Hoxha i cili bashkë me mësuesët arriti në këto nivele që shohim sot. Brenda një kohe të shkurtër bëri tëmundur që shkolla të sigurojë laboratorin e kimisë, të fizikës, të biologjisë, kabinetin e gjuhëve të huaja dhe atë të informatikës. Shfrytëzimi me kriter i kësaj baze materiale ka bërë që të realizohet programi mësimor në sasi dhe cilësi.Për edukimin fizik është ngritur një park sportiv ku zhvillohen lojrat sportive si futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, një ambient që kryen funksionin e një palestre për gjimnastikë, aerobi, ping-pong, shah etj.
Në vitin shkollor 2016-2017 në shkollën Sarina janë regjistruar dhe frekuentojnë rregullisht: kopësht + 9-vjeçare 405 nxënës, 158 femra, në shkollën e mesme 205 nxënës, 127 femra, japin mësim 37 mësues, 29 femra.
Në 15 vjet, numri i nxënësve është rritur afërsisht 12 herë kurse ai i mësuesve 9 herë. Mësuesët janë të gjithë me arsim të lartë, me master e kualifikime tëtjera pas universitare, 17 prej tyre janë mjeshtra. Në funksion të shkollës janë angazhuar 70 punonjës bashkë me mësuesët dhe administratën.
Shkolla jo publike është biznes elitar por kjo nuk e ka penguar Presidentin, drejtorin e shkollës dhe mësuesët të punojnnë me përgjegjësi, me përkushtim e pasion për të realizuar detyrat që shtron sistemi ynë arsimor para shkollës. Ajo është një vlerë e shtuar në shkollat dhe arsimin tonë, një fidanishte e edukimit të brezit të ri.
Drejtorët e shkollës, Besim Toçi, ish mësues në gjimnazin e Peshkopisë, drejtor për rreth 11 vjet, Bexhet Aga, ish drejtor i gjimnazit Peshkopi, Qazim Karaj ish shef i Kabinetit Pedagogjik Burrel, inspektor në Drejtorinë Rajonale të fshatit Tiranë, drejtori aktual Halil Begu ish drejtor i gjimnazit, kryeinspektor dhe drejtor i Zyrës Arsimore Bulqizë, kanë meritën për rezultatet e larta dhe të qëndrueshme në rritjen cilësore të procesit mësimor e edukativ, për plotësimin e detyrave që shtron koha dhe shoqëria përpara shkollës sonë.
Tregues tjetër për rezultatet e mira të Sarinës ka qenë kualifikimi i mësuesve. Ata merren në punë pas një testimi duke pasur parasysh përvojën, eksperiencën pedagogjike, rezultatet në shkollat ose rrethet nga vijnë. Rudina Maksuti, Mentor Hoxha, Hajrie Hoxha, Marsela Bardhollari, Viktor Gjini, Bardha Qari, Shazivar Koka, Nafis Topi, Katerina Gjikola, Raimonda Çeço, Elona Goxhaj, Tatjana Miftaraj, Rushit Begu (ish zëvëndës drejtor) ndihmuan me kontributin e tyre shkollën tonë – thotë Liman Hoxha. Shumë të tjerë vazhdojnë të derdhin djersë pa u lodhur si Shkëlqim Salillari, Fadil Vukaj, Shkëlqim Çollaku, Zyrie Zavalani, Miftar Veliu, Ledio Nuro, Flogerta Banaj, Albana Muça, Ndue Kolndreu, Sabajet Likrama, Afërdita Beshi, Skënder Hidri (zëvendës drejtor), Klodiana Jaupi (zv. dr. në Shkollën e Mesme), Brikena Hoxha (zëvendës drejtore e Ciklit të ulët) etj. Shembulli i tyre, përgatitja pedagogjike, puna e diferencuar, kompetenca metodiko-shkencore, kërkesat në rritje për forcimin e disiplinës kanë çuar në rezultate gjithnjë e më të mëdha duke i dhënë shkollës një emër të mirë e të respektuar, tashmë edhe të lakmuar. Ajo si Institucion është bërë i njohur dhe njëkohësisht shumë i kërkuar. Kjo shihet në fillim të çdo viti nga kërkesat e mëdha për regjistrime.
Në ballafaqimet me shkollat e kryeqytetit në olimpiada e konkurse të ndryshme janë fituar trofe e vende nderi.
Fitues të olimpiadës së matematikës: Taulant Prençi, Gerald Osmani(2008), Egzon Cakraj(2010), Sara Hoxha(2011), Fatjon Veliu(2012).
Në letërsi: Lunada Methasani, Seleme Përzhilla, Arlinda Çera, Irina Dauti, Hygerta Duka.
Në gjuhën angleze: Blerta Hoxha, Valentina Marta.
Në fushën e inovacionit: Romina Hoxha, Taulanta Selja.
Në kimi Ersi Spahia, në biologji Sindi Shima. Në aktrim Sara Hoxha u shpall aktorja më e mirë në vitin 2011 midis 90 shkollave 9-vjeçare të Qarkut.
Nga viti 2009 matura e parë, deri më 2017 kanë mbaruar 605 nxënës. 95% kanë vazhduar arsimin e lartë.
Nxënësit e shkollës Sarina i gjejmë jo vetëm në auditorët e universiteteve të vendit tonë por edhe në vende të tjera si në Amerikë ku studjojnë Eda Stafa, Eduard Doda, Elona Peçi, Besjana Loka; në Gjermani Fatjon Murati, Gëzim Muslia, Kledia Hoxha, Jonada Hoxha, Jonida Tafçiu; në Kanada Seit Sorra; në Itali Lirdi Hasanaga, Elda Kosova; në Turqi Renata Picari, Ersilda Aga. Gjatë studimeve ata janë paraqitur me dije të qëndrueshme. Rezultatet e larta që kanë marrë në studime tregojnë se ato nuk janë vetëm krenaria e shkollës tonë por janë edhe pjesë e krenarisë kombëtare.
Në shkollën Sarina zhvillohet një aktivitet i gjërë kulturoro-artistik e fizkulturoro-sportiv me objektiv pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve në këto veprimtari. Në kuadrin e shkollës janë të shumtë konkurset në gjuhë, letërsi, histori, matematikë, fizikë, biologji, i zërave të rinj, i piktorëve të vegjël që përfundojnë me festën e abetares së klasave të para në muajin maj të çdo viti shkollor.
Ajo ka një bibliotekë të pasur, jo vetëm me libra e revista që u duhen nxënësve gjatë procesit mësimor sidomos në gjuhë e lexim por edhe librin artistik e atë shkencor.
Arritjet e shkollës në këta 15 vjet janë pasqyruar në stendat e muzeut. Azem Tetën e gjetëm në punë për rifreskimin e pasurimin e tij. Ai ka shumë vite që punon këtu si edukator por edhe si drejtues i veprimtarive kulturore e artistike. Repertorët e shfaqjeve, montazhet muziko-letrare, konkurrimet midis klasave dhe shkollave janë vlerësuar në përmbajtje me nivel të lartë artistik, tematikë të gjërë dhe të larmishme. Ndihmë të veçantë kanë dhënë mësuesët Shpresa Gjoka, Sonila Totraku, Elenika Kavaja, Arta Kaca, Myrvete Thimio etj. Midis nxënësve shquhen Igla Morina, Griselda Damsi, Marsela Elezi etj.
Edukimi Fizik dhe sportet zënë një vend të veçantë. Veprimtaritë sportive janë të përditshme. Punohet me moton çdo nxënës të merret me një lloj sporti. Sipas moshës zhvillohen garat e atletikës, gjimnastikës, lojrat sportive, tërheqje litari, lojrat popullore, ping-pong dhe shah. Mjaft të rinj stërviten me ekipet cilësore të kryeqytetit. Aurela Hoxha mjeshtre sporti në gjimnastikë, anëtare e ekipit kombëtar ka ndihmuar në promovimin dhe rritjen e dashurisë për gjimnastikën sidomos tek vajzat. Alban Çejku futbollist, është anëtar i ekipit kombëtar Shpresa U17. Futbollistë cilësorë janë edhe Mikel Bralika, Hamdi Picari, Petrit Selmani, Neritan Përzhilla, Arbër Matranxha, etj. Yrgen Përzhilla dallohet në sportin e karatesë, në not Grejsi Koxhaka, në shah Elton Dega, AlbanaSelaj, Oksana Vatishevetj.
Kjo shkollë po e çon më përpara traditën e deritanishme me një dukuri të re, atë të ditës olimpike që është finishi i veprimtarive gjithë vjetore 6 prill (dita olimpike).
Në ditët e fundit të muajit prill 2017 në Universitetin Epoka u zhvillua kampionati i shkollave të mesme në futboll me 32 skuadra të qyteteve Tiranë, Durrës, Gjakovë dhe Bosnje. Skuadra e Sarinës u paraqit mjaft mirë duke zënë vendin e katërt, një sukses i merituar që e rradhit sportin me fituesit e lëndëve të tjera të shkollës Sarina. Padyshin një punë sistematike e me pasion kanë realizar mësuesit e edukimit fizik, Sulë Beqiri, Shazivar Koka, Nafie Lleshi etj.
Në ambiente të posaçme me një rregull, pastërti e kulturë, shkolla Sarina siguron shërbime sociale për nxënës e mësues, bashkë me ambientet e çlodhjes dhe të pushimit në kohën e lirë.
Me merak është punuar për gjelbërimin. Pemët dekorative kanë krijuar një mjedis ku ke dëshirë të punosh me pasion, vullnet e kënaqësi.
Ruajtja e dokumentacionit është prioritet i Drejtorit të shkollës dhe Presidentit. Zonja Fatmira Veliu mban gjithë dokumentacionin për të cilin tregohet një kujdes i veçantë. Ajo bashkë me mësuesët kujdestarë mban lidhje të vazhdueshme me prindërit për përparimin dhe sjelljen jo në fund të muajit e vitit por brenda javës e çdo ditë. Drejtoria e shkollës së bashku me Presidentin organizojnë shpesh mbledhje me prindërit gjë që përbën njërën prej hallkave të suksesit të kësaj shkolle. Pranë sekretarisë mund të sigurosh fotokopje të materialeve të ndryshme që u duhen mësuesve e nxënësve për detyrat me shkrim, anketat, konkurset deri tek shërbimi i urgjencës mjekësore.
Transporti i nxënësve nga familja në shkollë dhe anasjelltas kryhet me autobusë të përshtatshëm e komodë. Ata nuk varen administrativisht nga shkolla por si rezultat i një komunikimi mjaft të mirë me Presidentin, nuk ka pasur asnjë problem shqetësues. Nëpërmjet transportit shkolla ka zgjidhur edhe realizimin e disa projekteve mësimore si ekskursione në vende historike e turistike në shërbim të programeve që hartohen për këtë qëllim.
Gjatë muajit maj është krijuar traditë që nxënësit e Sarinës sipas klasave të shkojnë në Pezë, Kepi i Rodonit, Prezë, Apolloni, Pogradec etj., ndërsa maturat kanë realizuar eskursione me itinerar më të gjatë në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Itali, Kroaci, Turqi, Kosovë etj.
Shkolla e Sarinës vjen në 15 vjetorin e saj me një bilanc të pasur suksesesh e arritjesh që përbëjnë një përvojë mjaft pozitive, bazë për rezulate më të lartë në të ardhmen. I urojmë suksese gjithnjë e më të mëdha në realizimin e detyrave që shtron koha dhe shoqëria para shkollës. Tradita vazhdon…