Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” proteston kundër ndërtimit të HEC-it SETA 4


Paraditen e 6 majit, Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” protestoi për më shumë se një orë para Prefekturës së Dibrës, kundra futjes në tuba të ujit të Setës, në kuadër të ndërtimit të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4. Protesta u mbështet nga antarë të shoqatës dhe banorë të zonën.
Pas protestës në Peshkopi, ata u zhvendosën në Çidhën, pikërisht në vendin, ku pritet të ndërohet Seta 4. Disa nga protestuesit ishin çidhnak te ardhur dhe nga Tirana me nxitjen e shoqates ‘’Çidhna dhe Kastriotët ‘’, të cilët ishin mbi 40 protestues.
Ujëvara dhe shpella e Sopanikës, të cilat janë në rrjedhën ujore të Setës, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 676, datë 20.12.2002, u shpall Zonë e mbrojtur dhe Monument Natyre, firmosur nga ishKryeministri Fatos Nano. Ndërsa në dokumentin e rregullores për miratimin e lejes së ndërtimit të hidrocentraleve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4, mbi përroin e Setës me shtrirje në territorin e Qarkut Dibër shkruhet: “Në zonën e zgjedhur për projektin në fjalë nuk ka habitate apo objekte me status të përcaktuar, por theksojmë se e gjithë zona ku këto nënobjekte do të dërtohen, është zonë e cila nuk ka ndonjë status të veçantë mbrojtjeje”.
Kanali i Setës fillon, sapo mbaron Gurë Lura, aty gjendet një burim që quhet Sopanikë që është burim më i madh i Setës mbi kanal. Kjo është një e treta e burimeve të Setës, ndërsa pjesa tjetër buron nën kanal.
Themeluesi i Shoqatës “Çidhna dhe Kastriotët Mustafa Tola, shprehet: “Seta 1+2, dhe Seta 3 nuk e shkatërrojnë Setën, por shkatërrimi i vërtetë vjen me Setën 4. Sigurisht e dëmtojnë, por jo aq shumë në bilanc me interesat. Ujrat e Setës, rreth 2 km, në gjatësinë më të bukur, do të futen në tuba çeliku nën tokë, përfshi këtu edhe një tunel. Kështu, thahet totalisht dhe kthehet në shkretëtirë”.
Madej ai shton: “Ujvara dhe shpella e Sopanikës, është shpallur Monument i mbrojtur dhe Monument Natyror me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 676, datë 20.12.2002”.
Zoti Tola, shprehet se aty bëhet pllenimi ose rrahja e peshkut dhe me tharjen e ujrave e e gjithë fauna e asaj zone do të shkatërrohet. Seta është e pastër, dhe me natyrë të virgjër. Ajo ka jetën dhe gjallesat e saj. Banorët kanë jetuar edhe me peshkim dhe me Setën kanë jetuar.
Në fakt trofta që rritet në këto vende, është më e mira e peshkut në Dibër.
Me tharjen e setës mund të zhbëhet edhe historia në planin afatgjatë, duke qenë se në këtë vend është prejardhja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.
Z.Tola shprehet më tej se ata vetëm duan vendin, nuk i shtyn asnjë interes tjetër.
Shoqata ka dy vite që e kundërshton me shkresa Setën 4, madje kanë dërguar edhe një peticion me 300 firma të banorëve të zonës, por u shpërfill.
Zona e Çidhnës, dhe saktësht rrjedha e Setës, shquhet për pamjet e gjelbërta dhe atraksionet turistike. Gjithashtu edhe për ujrat e shumtë të pijshëm. Në përgjithësi tërësisht zona e Çidhnës shquhet për rezistencë kombëtare dhe për vlera etno-kulturore.
A.Tufa