Ali Abas Buci, drejtuesi e kryetari që mbahet mend për mirë

Kur radhis figura të nderuara të Lurës, nuk mund të lë pa përmendur dhe emrin e veprën e nderuar të Ali Abas Bucit, burrë trim, organizator dhe drejtues i talentuar, i lindur dhe i dalë nga Kulla e nderuar e Bucit në Fushë-Lurë. Ky burrë i zoti, i mençur shquhej për patriotizëm, burrëri, bujari dhe besnikëri. Nga kjo kullë dolën njerëz të nderuar të cilët mishëronin tiparet e të parëve të tyre dhe bënë gjatë jetës së tyre punë e vepra të mira që janë vlerësuar nga populli i Lurës.…

Lexo më shumë

Fisi Doda në Reç të Dibrës

ORIGJINA
Dy vëllezër Dod Gjaksi dhe Mark Gjaksi ishin me origjinë nga Shkodra dhe mbiemri Gjaksi atëherë u kishte ngelur se me shumë shtëpi e fise në Shkodër ishin vra e kishin ra në gjak. Duke qenë se në Shkodër kishin më shumë se tridhjetë gjaqe dhe në të njëjtën kohë, ata i ndiqte për t’i arrestuar dhe Qeveria Osmane. Dy vëllezërit Doda dhe Marku u larguan nga Shkodra dhe u vendosen për të jetuar në fshatin Ploshtan të Dibrës.…

Lexo më shumë

Vepra e Naim Plakut, një testament fjale

Katër dekada pas ndarjes nga jeta të autorit të poemës së famshme “Bagëti e Bujqësi”, lindi një tjetër poet i talentuar, me të njejtin emër. Jo në Frashër të Përmetit, por në Sllatinë të Dibrës.
“Data shënonte 14 nëntor 1940. I jati, Shemsiu ishte në punë e vonë, kur u kthye, e mori vesh se ishte shtuar me një djalë….Emri Naim ishte emër i librave.…

Lexo më shumë

Rruga 15 vjeçare e shkollës “Sarina 2002”, një histori suksesi

Me pasionin për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Mëzes Fushë, Z.Liman Hoxha hapi Shkollën 9 Vjeçare Jopublike “Sarina 2002”, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.300, datë 14.10.2002, ndërsa për funksionim e gjimnazit “Sarina 2002” leja u dha me urdhër nr.162 me datë 09.06.2005 nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Emri “Sarina”vjen si fryt i bashkimit të emrave të fëmijëve të Presidentit të shkollës Liman Hoxha: Samel (Sa), Sara (Sar), Romina (Ina).…

Lexo më shumë

Liman Hoxha, njeriu i punëve dhe jo i fjalëve

Fundi i pranverës erdhi mjaft i bukur dhe i veçantë për shkollën jo publike “Sarina 2002” . Viti shkollor po mbaron, matura e angazhuar totalisht për provimet e vetë e gjithë shkolla në festë. Një festë e madhe kolektive kjo që i ka kaluar përmasat e festave të zakonshme. Nuk paska nevojë për komision, protokoll e organizim. Çdo gjë shkon jashtë çdo lloj parashikimi.…

Lexo më shumë

Të pushtojmë Korabin

Vullnetare te Changing the future gjate nje udhetimi turistik ne Malin e Korabit

Për herë të parë klubi Discover Albania e vendos malin e Korabit si atraksion turistik. Misioni ka nisur më 5 mars dhe më 2 korrik, anëtarët e klubit synojnë ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri.

Fundmaj, ditë e shtunë, unë së bashku me tim atë morëm rrugën për në Malin e Korabit.
Pika e nisjes për ngjitje alpinistike (edhe pse ne nuk kemi kishim këtë plan) në Korab është fshati Radomirë, i lidhur me rrugë automobilistike me Peshkopinë.…

Lexo më shumë

Pehlivanët e Gollobordës

Nisma e Shoqatës Sportive “Golloborda” për të shkruar librin “Pehlivanët e Gollobordës” bashkoi zemrat e shumë bijve të saj për të kontribuar me të gjitha mënyrat në pasurimin e përmbajtjes me të dhëna dokumentare dhe trashëgimi të vyer gojore që u është përcjellë brezave.
Zelli e përkushtimi i bashkëpunëtorëve të panumërt në këtë sipërmarrje rriti përgjegjësinë e autorëve për të përmbushur dëshirën e tyre, të përjetësojnë një pjesë të artë të traditës gollobordase në historinë e Shqipërisë dhe veçmas të mundjes “pehlivançe”.…

Lexo më shumë

A është “Qytetar Nderi” Xhafer Martini?!

Xhafer Martini

Para disa kohësh, në listën bajagi të gjatë “Qytetar Nderi” për Bashkinë e Peshkopisë, u shtua dhe një personalitet tjetër… E ç’rëndësi ka se ç’profesion kishte Mohikani i Fundit, se ç’farë seksi, moshë a tiparet karakteristike të fytyrës, ngjyra e flokëve apo meritat e spikatura në veprimtarinë e përditshme disa vjeçare, dhjetra vjeçare në shërbim të komunitetit, për komunitetin e në funksion të komunitetit.…

Lexo më shumë

Bahutja, fshati që po shkon drejt zhdukjes…

Bahute

(Fotot: Foto 1: Bahute – Foto, Foto 2: Bahute Foto Artur Xhediku)

Bahutja ndodhet rreth 6 km në veri të qytetit të Peshkopisë dhe është pjesë e rëndësishme e njësisë administrative Tomin. Poshtë vargmaleve të Deshatit në lindje kufizohet me fshatin Shimçan, në veri me Zimurin, në jug me Deshatin dhe në perëndim përroi e ndan me fshatin Vrejnt. Ka një klimë me dimër të ashpër dhe me borë, verë të thatë dhe të nxehtë, klimë tipike të kësaj zone.…

Lexo më shumë
1 2 3