Çeta e shpresës


Politika e jashtme antikomtare e qeverisë së Zogut, marrëveshjet me Italinë e kishin shndrruar vendin tonë në një gjysëm koloni. Dalëngadalë po përgatitej agresioni i 7 prillit. Kudo në Shqipëri shpërthyen demostrata. Enjëjta situatë ishte në Dibër të Madhe e fshatrat rreth saj. Njerëzit kërkonin të organizoheshin, kërkonin armë. Jugosllavia përforcoi kufirin dhe as që bëhej fjalë për armë e ndihmë nga ana e saj.
Ditën e 7 prillit, për t’u shpëtuar ndjekjeve dhe persekutimeve, drejt kufirit shqiptaro jugosllav ishin nisur qindra njerëz, studentë, ushtarakë, intelektualë, përparimtarë e antifashistë. “Midis tyre që kaluan kufirin ato ditë më kujtohet Xhevdet Doda, Hamid Shijaku, Abedin Çiçi, Dr. Nazmi Shehu, Jashar Bunguri, Xhemal Gumeni, Mustafa Gjinishi, Sadri Dini, Vasil Shanto, Gaqo Mosko, Abaz Kupi, etj.”1(Haxhi Lleshi Vite njerëz ngjarje fq 29,Tiranë 1996)
Emigrantët shqiptarë të grumbulluar në Gostivar filluan të demaskonin propogandën italjane në bisedat me njeri tjetrin, edhe me popullin e thjeshtë. Nga njera anë bëhej propogandë për të mirat e fashizmit, nga ana tjetër bëheshin bastisje, arrestime, burgosje e internime. Haxhi Lleshi bashkë me familjen e madhe të Lleshajve banonin në Banjisht, ku ishin njohur e kishin krijuar miqësi me Myslim Pezën, Kajo Karafilin e shumë patriotë të tjerë të internuar në Jugosllavi. Në Dibër të Madhe e fshatrat për rreth saj përgatiteshin dhe shpërndaheshin trakte nga Abedin Çiçi, etj.“Me gjithëse kufiri ruhej qoftë nga jugosllavët apo italjanët, shokët tanë besnikë Nuz Majtara, Shefki Riza Lleshi, Kadri Demiri, Sul Muca, etj. ishin të pa kapshëm. Për shpërndarjen e trakteve na pat ndihmuar edhe Xhevdet Doda që ishte vendos përkohësisht në Elbasan. Në Tiranë shpërndarjen e bënte Thoma Kalefi me shokë. Ata i dërgonin në Durrës, Kavajë, Lushnje , Fier e deri në Gjirokastër. Traktet kishin karakter politik.”2(Haxhi Lleshi Vite njerëz ngjarje fq 32,Tiranë 1996.)
Nëpërmjet trakteve kërkohej të sabotoheshin veprimtaritë fashiste me rininë, të mos visheshim milicë, të mos paguhej taksë, të hiqej dorë nga hasmëritë, ngatresat e gjakmarrja. Informonin për luftën heroike të Spanjës, e popujve të tjerë kundër fashizmit.
Babë Myslimi erdhi nga Dibra në Pezë. Ai kish qenë 9 vite emigrant në Jugosllavi dhe këmbente informacione herë mbas here me patriotët e Dibrës, për gjendjen në Tiranë e Dibër të Madhe, kryesisht me Aqif Lleshin, Mustafa Gjinishin, Haxhi Lleshin, etj. Kjo veprimtari e gjthanëshme patriotike kish rënë në sy të pushtuesve,qeverisë italiane ku jo një herë i kishte bërë presion qeverisë jugosllave të ndalonte veprimtarinë e tyre.

 

 

 

Festohet 75-vjetori i çetës partizane të Dibrës

Më 20 qershor 2017 në Zogje u festua 75 Vjetori i çetës së parë partizane të Dibrës. Kishin ardhur në këtë festë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, veteranë e pasardhës të tyre, banorë të fshatrave të Grykës Vogël , Grykës Madhe, Bulqizës, Matit etj. Pranë lapidarit u vendosën kurora me lule në emër të Prefekturës Qarkut Dibrës nga Ardit Kaja dhe Dan Meta (vëllai i dëshmorit Isak Metalia), Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Na-ÇL. Ferit Sinani e Xhevat Jella.
Të pranishmit i përshëndetën Xhevat Jella – sekretar i Kom.Veteranëve të NANÇl të Bulqizës e prefekti Ardit Kaja. Ata folën për luftën heroike të Grykës Vogël e popullit të Dibrës kundër pushtuesve turq, serbë, austro-hungarezë e italo-gjermanë. Theksuan mbështetjen popullore që gëzonte Çeta e Dibrës e komandanti i saj Haxhi Lleshi gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe aksionet ushtarake të çetës te Gurët e Skënderbeut, në minierën e Kromit, Zerqan, për prerjen e linjave telefonike, në Rrugën Dibër – Strugë etj.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Man Jella”, nën kujdesin e Jeton Likës (Drejtor) dhe mësueses Fatmira Xhafa dhanë një koncert të bukur festiv, ku spikatën këngët partizane, patriotike, për dëshmorët etj, që u shoqëruan me duartrokitje.
Në fund u shtrua një koktel, me kontributin financiar të Lefter Allës (me origjinë nga Topojani), familja, bashkë me fshatin baza të Luftës Antifashiste Nac-çlirimtare. Ai u falënderua nga Komiteti i Veteranëve për kontributin që dha për në meremetimin e Lapidarit të Çetës së partizane në Zogje..
Me këtë rast u organizuan vizita në familje të dëshmorëve, si në familjen e Qerim Menës (vëllai i dëshmorit Elez Mena) dhe në familjen e Kadri Kajës, i afërt i dëshmorit Man Jella, që i dhanë gjallëri të veçantë festës së 75 Vjetorit të Çetës së Dibrës.
Kjo veprimtari e mirëoganizuar nga Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Naçl, la mbresa e kujtime që do të ruhen për një kohë të gjatë nga të gjithë pjesëmarrësit. Prandaj ata u larguan me dëshirën që çdo vit të festohet kjo ngjarje, si pjesë e traditave tona patriotike.
Mehmet Koxha

Në fund të vitit 1939 Beogradi vendosi të shpërndajë emigrantët në thellësi të Jugosllavisë. Disa nga emigrantët politikë i dërgoi nga Gostivari në Vërshac, BellaCerko, Valevo, Sarajevë, etj. Haxhi Lleshin e dërguan në Stari Beçaj, afër kufirit me Hungarinë. Ke mbajtur lidhje me Shqipërinë i thanë, u ke dërguar ndihmë shqiptarëve që janë hedhur në luftë kundër Italisë. Qëllimi ishte t’i largonin sa më larg kufirirt për të mos patur kontakt me patriotët dhe Shqipërinë. Në mars 1941 Haxhi Lleshi mori leje nga internimi në Shkup dhe erdhi në Dibër të Madhe. Ai u bashkua me shqetësimet e njerëzve dhe u bëri thirrje të organizoheshin kundër pushtuesve italo- gjermanë që përgatiteshin të sulmonin Jugosllavinë. Shqetësim i madh ishte mungesa e armëve ; kërkuan disa herë nga autoritetet civile dhe ushtarake në Dibër të Madhe ; u dhanë disa armë italjane trofe. Thirrjes së patriotëve merrni armët tueja, bënë që të grumbulloheshin mjaft qytetarë të armatosur.
Në ditët e para të prillit italjanët shtrinë forcat e Divizionit “Firence” në vijën Maqellarë–Shupenzë-Miresh-Klenjë e deri në Librazhd. Në brezin e dytëqëfillonte nga Smolliku në Strikçan-Zerqan-Fush Bulqizë-Mali i Bllacës-Katër Grykët qe vendosur Bataljoni Alpin “Brenero”.
Atdhetarët dibranë bënë planin për t’u nisur në dy drejtime. Haxhi Lleshi e Ymer Lleshi me 200 veta u nisën në krahun Sebetovë, Tërbaç, Çerenec, Viçisht. Aqif Lleshi me Hamdi Lleshin me 100 pushkatarë në Bllatë, Reshan e Maqellarë. Më 6 prill filluan veprimet luftarake dhe në befasi të plotë u morën postat kufitare të Ostrenit, Mireshit e Viçishtit dhe erdhën deri në kodrat e Gjoricës.
Forcat e komanduara nga Aqif Lleshi morën postën e Bllatës. Gjatë luftës u bashkuan shumë fshatarë me luftëtarët kundër pushtuesve. Armiku la shumë të vrarë e të plagosur, u zunë shumë armë, municione, veshmbathje, e ushqime që j’u shpërndanë luftëtarëve. Ranë dëshmorët e parë Abdurahim Lleshi e Vebi Jashari në Zonën e Maqellarës. Në kodrat e Çerenecit u vra mësuesi patriot Fasli Cami duke kryer detyrën e korjerit. Më vonë italjanët vranë Musa Camin, Ejup Camin e Mexhit Lezin.
Pas kapitulimit të Jugosllavisë, Italia fashiste dërgoi forca të mëdha në Dibër të Madhe. Ku filluan raprezaljet, internimet e masat e tjera shtypëse kundër luftëtarëve që përgjakën ushtritë pushtuese më 6 prill. Në këto kushte u bë e vështirë lëvizja prej 300 e ca vetësh, prandaj ato u shpërndanë pranë familjëve me qëllim që të vazhdonin veprimtarinë antifashiste në forma të ndryshme. , të gatshëm në kohën e rioganizimit, të kujdësëshëm edhe ndaj mashtrimeve. Në pabesi” burgosën Ahmet Camin, disa Came të tjerë, Murat Bashën, Sali Llanin, Jashar Lelën, etj. Pëllumb Lleshin, Lutfi Lleshin, Shaqir Skukën, Nuz Majtarën i zbuluan dhe i internuan në Peqin, Kavajë e gjer në Itali” Haxhi Lleshi ,Vite,Njerëz Ngjarje Tiranë,1996 fq 43.
Lëvizjet e para bashkë me luftëtarët i bënë midis fshatrave të Strugës ku shkuan Haxhi Lleshi në Misllobezhë, Novoselë, Dollogozhdë, në lagjen Toskë, etj.Kudo i pritën mirë, u premtuan se dotë shtonin rradhët e luftëtarëve, etj.
Në fund të prillit shkuan në Zhupë e Prapanik tek Haxhi Prapaniku, në Banjisht e malin e tij, në Dovolan tek Azis Spahiu, nëÇerenec tek Sibe Gjurra, në Sopot tek Cen Puca, në Bulqizë tek Dull Gjini, në Zogje tek Qamil Lleshi, në Bllacë tek Jashar Zeneli e Baba Zeneli, në Selishtë tek Taf Kaziu, nëKatër Grykët tek Rrahman Dervishi e Ali Pepa, në Lis, Patin e Macukull të Matit. Dy muaj me luftëtarët e tij Haxhi Lleshi kaloi fshat më fshat në Dibër e Mat. Takuan miqtë e vjetër e krijuan miqësi të reja duke zhvilluar një veprimtari të gjërë propogandistike në dobi të luftës për të tërhequr sa më shumë njerëz në rezistencën antifashiste.
Pushtuesit nëpërmjet veglave të tyre u përpoqën t’i largonin nga lufta Aqif dhe Haxhi Lleshin.Për kete Qazim Mulleti prefekt i Peshkopisë u takua ne shtepin e Lil Dedes ne Çernen(Maqellare).Përpjekje të tilla bënë edhe Osman Mema(ish-bashkëluftëtar i Halit Lleshit në levizjen e MARSIT 1922) dhe Irfan Ohri (Nip i Iliaz .P.Dibres ).Nga këto takime ata dolën me të vendosur në luftën kundër fashizmit.
Formimi i Partisë Komuniste i dha impulse të reja rritjes e organizimit të luftës kundër pushtuesve fashistë. Në Dibër ajo kish nisur Nazmi Rushitin, për bashkimin luftarak të popullit, për punën me rininë, për lidhjet me fshatin, format e organizimit të luftës, etj. Bashkë me Nazmiun erdhën edhe Xhavit Hatibi, Irfan Hajrullai, Demir Gashi e Ahmet Jegeni. Në mars 1942 Haxhi Lleshi erdhi në Pezë, këtë e njofton edhe prefekti i Durrësit Tafë Naraçi për Ministrinë e Brendëshme: “Më 6 mars 1942 një çetë me Haxhi Lleshin që vinte prej Dibre ka fjetur në katundin Shetele të Shijakut dhe u drejtue për në shtëpinë e Myslim Pezës” 3(AQSh).
Takimi me Enver Hoxhën rriti besimin për ngritjen e bashkimin e popullit në luftë pa dallim bindjesh politike e fetare, mjafton që njerëzit të hidheshin në luftë kundër pushtuesit. Ka ardhur koha për organizimin politik tëÇetës partizane si dhe nevoja për të organizuar një konferencë për bashkimin e popullit shqiptar në luftë kundër pushtuesve fashistë i tha Enver Hoxha Haxhi Lleshit. Gjatë kthimit nga Peza për në Dibër, Haxhi Lleshi shoqërohej nga Qazim Prishtina, Zoi Themeli, etj. u ndalën në Martanesh tek Baba Faja, në Tërnovë tek Bajram Zeneli, në Valikardhë tek Destan Zogu, në Sopot tek Cen Puca, në Allabejgi tek Kadri Demiri etj.Në Kërcisht tek Ali Maliqi,u takuan me Dali Ndreun, Esat Ndreun, Veli Devën, etj.
“Informova hollësisht shokët për takimet dhe qëndrimin tonë në Pezë. Të gjithë ishin në një mendje se pas një pune përgatitore prej më shumë se një viti për të ngritur popullin në luftë të armatosur tani kishte ardhur momenti që Dibra të kishte Çetën e saj Partizane.”4(Haxhi Lleshi, Vite njerëz ngjarje fq. 90)
Të gjithë shokët u shpërndanë nëpër fshatra për t’u takuar më 20 qershor në Zogje. Kish ardhur edhe Ramadan Çitaku, anëtar i Komitetit Qëndror Provizor të Partisë Komuniste Shqiptare. Fillimisht u krijua celula e parë e Partisë ku bënin pjesë, Nazmi Rushiti, Qazim Prishtina, Zoi Themeli, Irfan Hajrullai e Veli Deva. U bisedua për të krijuar një celulë në Sllovë me Dali Ndreun, Esat Ndreun, Abedin Shehun dhe Ilmi Çaushollin.
Në çetë u rrjeshtuan 20 partizanë. Përveç anëtarëve të celulës, të pranishëm ishin Demir Gashi, Xhavit Hatipi, Beshir Laçi, Ilmi Çausholli, Musa Lala, Ali Pepa, Sulë Muça, Rrahman Dervishi, Bajram Buci, Nuz Majtara, Shefki Riza Lleshi, Ymer Lleshi, Hamdi Lleshi, Bajram Neziri, Sulë Lleshi, etj. Komisar u caktua Qazim Prishtina, ndërsa komandant Haxhi Lleshi. Çeta u krijua në Kodrën e Limume, përball “Vishkullit”, një pemë shekullore dëshmitare e shumë ngjarjeve të mëdha historike të fshatit Zogje.
Natën e formimit tëÇetës u vendos të organizohej aksioni i parë tek Gurët e Skënderbeut afër Bulqizës. Pa gdhirë data e 27 qershorit njësiti i ndarë në grupe u nis nga shtëpia e Mustafa Çakallit e Dullë Gjinit dhe zunë pritë tek Gurët e Skënderbeut ku u godit nga partizanët kamjoni i Postës ushtarake ; Uvranë 3 italjanë e disa të tjerë u plagosën. Gazeta “Tomorri” që transpotonte posta u shpua nga plumbat u shpërnda në Dibër të Madhe, gjë që bëri jehonë të madhe dhe tronditi mjaft autoritetet italjane.
Më 24 korrik u bë prerja e linjave telefonike që njihet si aksion kombëtar në shkallë vendi. Çeta e Dibrës rrëzoi 10 shtylla të linjës telefonike Maqellarë-Peshkopi-Sllovë e Dibër e Madhe-Zerqan-Bulqizë. Mungesa e lidhjeve telefonike vuri në alarm të madh garnizonet ushtarake dhe administratën e forcave pushtuese.
Përpjekja tek Ura e Topojanit ku u plagos komandanti i Çetës Haxhi Lleshi u bë duke u gdhirë më 24 gusht 1942. Kuestura e Dibrës më 24.08.1942 i raporton Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë: “Në orën 01 45 të natës një grup banditësh tentuan të kalonin Urën e Topojanit mbi lumin Drin… Nga intensiteti i zjarrit mendohet që banditët të kene qenë në numër të konsiderueshëm dhe me sa duket kishin edhe armë automatike.”
Më 16-17 shtator u organizua aksioni në Minjerën e Bulqizës, ku u dëbuan punëtorët italjanë dhe u ndërpre prodhimi. Udhëheqës i aksionit ishte Nazmi Rushiti i cili bashkë me Demir Gashin u kthyen në Zerqan, ndërsa një pjesë e grupit shkoi në Martanesh në pritje të shokëve që ktheheshin nga Konferenca e Pezës.
Atentati ndaj Stavri Jahos kapitenit fashist ishte një aksion tjetër i Çetësmë 26 shtator. Autor ishte Nazmi Rushiti në bashkëpunim me Demir Gashin. Këtu Nazmiu kapet dhe pas torturave ç’njerzore vdes në Peshkopi, duke rënë dëshmor i parë i Çetës së Dibrës.
Më 30 shtator dështoi rrethimi i Çetës në Zogje. Dy kompani italjane të mirë armatosura rrethuan fshatin sepse Çeta ishte në dasëm të njerit prej luftëtarëve të saj, Qamil Lleshit. Pasi çau rrethim në të gdhirë të mëngjesit pjesëtarët e Çetës me në krye komandantin Haxhi Lleshi, u ngjitën në mal mbi Shtushaj dhe u larguan nga Bllaca për në Grykë të Madhe. Italjanët dogjën shtëpinë e Haxhi Lleshit (e pesta herë që digjet nga pushtuesit) kërkuan garanci deri tek Ura e Serbinit në rrugën nacionale duke u shoqëruar me pushkatarët të ftuar në dasëm
Më 18-19 tetor 1942 u organizua aksioni i Çetës në rrugën Dibër e Madhe-Strugë, afër Modriçit. Autokolona ushtarake u ndal pasi partizanët kishin vendosur në rrugë disa prita, ndërkohë u qëllua duke vrarë tre ushtarë italjanë e plagosur disa ,të tjerë si dhe u kap shumë municion ushtarak. Më 1-2 dhjetor një pjesë e Çetës preu linjën telefonikePeshkopi-Bicaj dhe pjesa tjetër preu linjën telefonike Peshkopi-Maqellarë-Tiranë.
Në shkurt 1943 Çeta e Dibrës shkoi në Mat e Martanesh për bashkërendim të aksioneve kundër pushtuesit, lidhje të cilat jo vetëm u zgjeruan por bashkëpunimi vazhdoi duke u focuar më shumë deri në çlirimin e vendit. Çeta e Dibrës u rrit në aksione kundër armiqve dhe fashistëve italjanë, pushtuesve të vendit. Ishte një tmerr për armikun dhe një faktor i madh shprese e besimi. Ajo u mbështet në popull, tek fshatarët e varfër e patriot, duke e çuar më përpara traditën e luftës për liri e pavarësi.
Populli e ruajti dhe mbështeti kudo e kurdoherë, fuqimisht, me bukë e pa bukë, me armë e pa armë. Mbështetja mbarë popullore e Çetës u tregua në vendosmërinë për zgjedhjen e Këshillave Nacionalclirimtare, zgjerimin e luftës, rregjistrimin vullnetar në rrjeshtat partizane duke e bërë të domosdoshme rritjen e njësive më të mëdha ushtarake si bataljonet e brigadat partizane. Për këtë arësye populli e kujton dhe feston me krenari 75 vjetorin e formimit të Çetës së parë partizane të Dibrës.

* Sekretar i Komuitetit të LANÇ Bulqizë