110 vjet nga themelimi i klubit “Bashkimi Dibran”


Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të klubit patriotik: “Bashkimi Dibran”, në qytetin e Dibrës së Madhe, në vitin 1907, u realizua në Tiranë një aktivitet jubilar, mes shoqatës “Bashkësia Dibrane” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Krahas të ftuarve, ishin të pranishëm përfaqësues nga komuniteti dibran në Tiranë, përfaqësues nga jeta akademike dhe universitare, studiues, gazetarë dhe intelektualë. Nderonte me pjesëmarrjen e tij, në aktivitet Presidenti i Republikës, shk. Tij., z. Bujar Nishani;
Pas fjalës së hapjes së konferencës shkencore dhe himnit të flamurit, fjalën e mori kryetari i Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, z. Bujar Kapexhiu, i cili në fjalën e tij evidentoi aktivitetet më të suksesshme të shoqatës, objektivat dhe programin e veprimtarive të saj në vazhdim.
Më pas për të pranishmit u shfaq një dokumentar insert, i cili tregonte për rrugëtimin historik nga klubi patriotik, bashkimi dibrane, tek djelmënia dibrane, e deri me sot tek shoqata “Bashkësia Dibrane”; Dokumentari insert, tregonte sesi lindi kjo shoqatë, kush ishin figurat kombëtare që e përbënin atë, vlerat dhe program i saj.
U evidentuan grupet intelektuale që e përbënin atë. U kujtuan figurat e para të këtij, klubi si, Hafëz Sherif Langu, Said Najdeni, Josif Bageri, Jashar Erebara, Izet Shatku etj, Ibrahim Jegeni.
Më pas u bë përshëndetje nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga studiuesi dhe historiani prof. dr. Beqir Meta, i cili mbajti kumtesën me temë: Kontributi i personaliteteve dibranë për shtetndërtim kombëtar Shqiptar, në vitet 1920-1930; Ai në fjalën e tij, vlerësoi rolin dhe filozofinë e personaliteti të Vehbi Dibrës, si kryetar i senatit, Jashar Erebarës, Fiqiri Dines, Hafiz Xhemal Mullahit, dhe të dy ministrave të sukseshëm dibrane të Abdurrahman Dibrës, si ministër i Arsimit dhe të Faik Shatkut, si zv/kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë; më pas foli prof. dr. Bajram Xhafa;
Me pas u fol për vlerat dhe fitoren mbi lumin Radika:
Studiuesit Inxh. Tofik Jegeni, Prof. Dr. Molnar Kolaneci, Dr. Saimir Shatku, gjatë vizitave në Dibrën e Madhe për Rrugën e Arbërit në vitin 2012 u njohën gjatë bisedave me kryetarin e Bashkisë Argëtim Fidën dhe Ruzhdi Latës me projektet e Lukovo-Poles dhe Bosko Mostit e sidomos me atë të parin që planifikonte të merrte edhe më shumë ujë nga Radika për ta dërguar drejt sistemit energjetik të Mavrovës dhe më pas në Lumin e Vardar për t’u derdhur në detin Egje. Dibrës po i bëhej me hile duke i marrë ujin dhe duke e derdhur gjetiu duke rrezikuar liqenin e Dibrës dhe sasinë e ujit që u duhet bujqve për vaditje, në kundërshtim të plotë me aktet ndërkombëtare dhe konventat në fuqi;
Pala Maqedonase pretendonte se nuk e kemi marre sasinë e ujin sipas marrëveshjes (Shqiptaro Jugosllave për ujërat kufitare) prej 9 m3/sek por kemi marrë vetëm 4.5 m3/sek. Ndërsa e vërteta qëndronte krejt ndryshe, pasi ata e kishin marrë 9 m3/sek që në vitin 1948 kur kanë ndërtuar kaskadën e hidrocentralit të Mavrovës.
Nga fundi i vitit 2013 dhe 2014 opinioni publik Shqiptar u njoftua për këtë problem ndërsa në Maqedoni kishte kohë që protestohej nga trupa të ndryshme ambientalistësh.
Pozicioni tona si inxhinier ujërash dhe jurist për të drejtat ndërkombëtare për ujërat kufitar luajti një rol të rëndësishëm në debatin që në mes Shqiptarëve njihet si “Çështja Radika”.
Si ekspert bazuar në të dhënat hidrologjike të cilat i siguruan dhe Instituti Hidrometereologjik i Beogradit në Serbi dhe në bazë të materialit arkivuar të Ministrisë së Jashtme Shqiptare pala Maqedonase ka marrë 9 m3 /sek.
Më 9 qershor 2015, BERZH vendosi të pranojë rekomandimin e Komitetit Drejtues të Konventës së Bernës për të mos financuar projektet hidrologjike në parkun e Mavrovës për rreziqet ekologjike që paraqesin.
Rekomandimet e Komiteti të Konventës së Bernës janë konfirmim i plotë i kauzës së drejtë të organizatave ambientalistëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe Ndërkombetar i banorëve të komunave të prekura nga projektet si dhe rekomandimi i tre autorëve të studimit z. Jegeni, z. Kolaneci, z. Shatku, ku gjatë gjithë kohës kanë argumentuar efektet negative mbi faunën, florën dhe biodiversitetin kundër këtyre projekteve;
Nuk duhet harruar roli dhe kontributi i sa e sa dibranë, brenda dhe jashtë vendit, e sidomos në diasporë, që kanë lobuar dhe vazhdojnë të lobojnë për dy aspekte mjaft të rëndësishme të dibranëve; ruajtjen e traditave të tyre, si dhe kërkesa që kanë ndaj çdo qeverie për ndërtimin me procedura të përshpejtuara të Rrugës së Arbërit, e cila lidh Tiranën me qytetin e Dibrës së Madhe, për jo më shumë se 73 kilometra, apo 50 minuta;
Më pas foli kryetari i shtetit, Presidenti i Republikës, i cili falënderoj organizatorët për ftesën në konferencë; ai në fjalën e tij theksoi vlerat e Dibrës dhe dibraneve, si ruajtës të zakoneve, traditave, dhe faktor unifikues dhe pranues të të tjerëve. Më pas Presidenti i Republikës, dekoroi një sërë figurash dhe personalitetesh të klubit “Bashkimi Dibran”, e të komunitetit dibran në Tiranë;
U dekretuan nga Presidenti Bujar Nishani, me urdhrin: “Nderi i Kombit” këto figura:
1. JOSIF BAGERI
2. SAID NAJDENI (HOXHE VOKRRI/VOKA)
3. HAFËS SHERIF LANGU
4. JASHAR EREBARA
5. IZET SHATKU DIBRA;
U dekoruan nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” këta personalitete:
ADIVIJE SHAROFI (ALIBALI)
TOFIK JEGENI
ARIAN KADIU
MUKADES EREBARA (SHAQIRI)
SAIMIR SHATKU
Si dhe znj. Ermira Pirdeni, me urdhrin: “Për Merita të Veçanta Civile”; si kontributore prej mëse 20 vitesh, në aktivitetet e shoqërisë civile, dhe të Lëvizjes së Gruas në Shoqëri dhe të Moshimit Aktiv;
Ndërsa në mbrëmje aktiviteti i shoqatës në bashkëpunim me komunitetin dibran në Tiranë, varjoi me organizimin e darkën, iftarin tradicional nga ana e organizatorëve ku ishin shumë të ftuar dhe pjesëmarrës.
Përgatiti: Sajmir Shatku