Banorët në gjykatë: Të ndalohen punimet!


HEC në Setë: Historiku i konfliktit. Shoqëria e ndërtimit bën kallëzim penal për 25 kryefamiljarë. Banorët shprehen se protestuan duke kërkuar, ndalimin e punimeve derisa shkallët e gjyqësorit të dalin në një vendim të formës së prerë

Më 24 gusht, për faqësuesit ligjorë të kompanisë “HYDRO SETA” sh.p.k, bënë kallëzim në policinë e Dibrës për 25 banorë të fshatit Cidhën, kryesisht kryefamiliarë, me arsyetimin se kanë bllokuar punimet për ndërtimin e hec-it “Seta 4”.  Nga ana tjetër banorët, shprehen se protestuan duke kërkuar, ndalimin e punimeve derisa shkallët e gjyqësorit të dalin në përfundim. Aktualisht banorët e kallëzuar në polici po ndiqen penalisht  në gjendje të lirë.

Kjo çëshje e ka rrjedhën e saj, që dy vite më parë, atëkohë që u dha edhe leja për ndërtimin e këtij hec-i. Por rezistenca dhe konfiktet në terren mes banorëve nisi që më 6 maj, ku shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” protestoi për më shumë se  një orë para Prefekturës së Dibrës, kundra futjes në tuba të ujit të Setës, në kuadër të ndërtimit të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4. Protesta u mbështet nga antarë të shoqatës dhe banorë të zonën.

Pas protestës në Peshkopi, ata patën qenë  në Çidhën, pikërisht në vendin, ku po ndërohet Seta 4. Disa nga protestuesit ishin çidhnak te ardhur dhe nga Tirana me nxitjen e shoqates ‘’Çidhna dhe Kastriotët ‘’, të cilët ishin mbi 40 protestues.

Protestat vazhduan herë pas here derisa një përfaqësi e banorëve të fshatit me datë 28 korrik 2017 depozitoi në  gjykatën Administrative në Tiranë Kërkes Padinë kundrejt Vendimit të KKRT dt 09.09.2015 për dhënien e lejes kompnisë Hidro SETA sh.p.k, e cila ka filluar punimet në territorin e Setës.

Një ditë para kallëzimit të banorëve nga ana e kompanisë së ndërtimit të HEC-it, pati edhe një protëstë ku ishin mbledhur rreth 70 persona, të cilët bllokuan punimet për ndërtimin e HEC-it “Seta 4”.

Fill pas ngjarjeve në fund të gushtit, banorët kanë dërguar për këtë problem një peticion institucioneve të larta të shtetit, dhe një Kërkesë-Ankesë KKRT për anullimin e pjesshëm të vendimit dt.09.09.2015 vetëm për HEC-in “SETA 4”, që dëmton rrjedhën e Sopanikës.

Në ligjin nr.9048 dt.07.04.2003 për Trashëgiminë Kulturore, i azhurnuar më pas në vitet 2006, 2008 dhe 2009, në Nenin 38, thuhet: “Çdo vendim i marrë nga Këshillat e Rregullimit të Territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura Monument Natyre ose në zonën e mbrojtur pranë një Monumenti Natyre, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm”.

Ujëvara dhe shpella e Sopanikës, të cilat janë në rrjedhën ujore të Setës, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 676, datë 20.12.2002, u shpall Monument Natyre, firmosur  nga ish-kryeministri Fatos Nano. Ndërsa në dokumentin e rregullores për miratimin e lejes së ndërtimit  të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4, mbi përroin e Setës me shtrirje në territorin e Qarkut Dibër dhënë ka KKRT shkruhet: “Në zonën e zgjedhur për projektin në fjalë nuk ka habitate apo objekte me status të përcaktuar, por theksojmë se e gjithë zona ku këto nënobjekte do të  dërtohen, është zonë e cila nuk ka ndonjë status të veçantë mbrojtjeje”.

Kanali i Setës fillon, sapo mbaron Gurë Lura, aty gjendet një burim që quhet Sopanikë që është burim më i madh i Setës mbi kanal. Kjo është një e treta e burimeve të Setës, ndërsa pjesa tjetër buron nën kanal.

Zona e Çidhnës, dhe saktësht rrjedha e Setës, shquhet për pamjet e gjelbërta dhe atraksionet turistike. Gjithashtu edhe për ujrat e shumtë të pijshëm. Në përgjithësi tërësisht zona e Çidhnës shquhet për rezistencë kombëtare dhe për vlera etno-kulturore.

Korresp. Rr.A.