Melita Shehu, e papërsëritshmja artiste e madhe


Të krijosh art nga vetvetja, nuk është e lehtë, e sidomos dekada më parë, kur kjo ka qenë histori në vete, veçanërisht për zonën e Dibrës. I tillë qe fati ynë, dikur na e përcaktonin të tjerët!…Por, nga fatkeqësitë, artistët popullorë krijuan mrekullitë. Ndër artistet e para dibrane, kemi këngëtaren legjendare, Melita Shehu talentin e së cilës e krijoi vetë natyra, për ta hetuar këtë mësuesit e saj: Kiço Kalemi (mësuesi i matematikës dhe fizarmonist i dalluar), dhe Mynyr Shehu (mësuesi i muzikës), që tëdy udhëheqës të grupit të shkollës, ku Melita kreu filloren. Melita, veç që ishte këngëtare me zë të pastër, në shkollën ku mësonte “Demir Gashi” të qytetit të Peshkopisë, aktivizohej edhe si aktore, recituese dhe prezantuese. Ishin disa shkathtësi që e bënin atë të vlerësuar në skenë. Bashkë me dy shoqet e saj Sadete Miftarin dhe Afërdita Gracenin, u përzgjodhën si aktiviste nëpër shfaqje artistike e teatrale në shkollë, gjë me të cilën ranë në sy të drejtuesve të qendrës kulturore të Peshkopisë, të cilët i bënë pjesë të Estradës tashmë profesioniste të qytetit.

Melita Shehu u lind në vitin 1943 në qytetin e Peshkopisë. Familja e saj përbëhej nga babai Vehap, nëna Mevlude, motrat Muzejen, Lule dhe Liljana, e dy vëllezërit Reufi dhe Gëzimi. Gjendja ekonomike e kësaj familjeje të nderuar, u vështirësua edhe më shumë kur motrat u martuan e i ati e kishte të pamundur të punojë, veç që merrte një pension fare të vogël.Melita, tashmë si fëmija më i madh në shtëpi, u detyrua të “përveshë krahët” vetëqysh si adoleshente.Në këtë periudhë kohore rallë e tek ishte dëgjuar vajzë tëdel në skenë, por kjo gjë nuk e pengoi familjen e Melitës, e cila jo që nuk e ndaloi, por e përkrahu dhe e inkurajoi që ajo të jetë shembëlltyrë për shoqërinë. Karrierën artistike e nisi qysh në shkollën fillore, për t’iu bashkuar grupit të Estradës së Peshkopisë në moshën 15 vjeçare për të kënduar nëpë zonat më të thella të Dibrës: fshatrat Shupenzë, Gjuricë, Gollobordë, Fushë Alie, Maqellarë, Kastriot, Sllovë, Ostren, Tuçek, Trebishtë, etj., por edhe nëpër ndërmarrje apo institucione të rrethit. Ishin vitet e fundit te vitit 1950 dhe imagjinohet se si bëhej udhëtimi: hypur nëpër kuaj, e vende – vende edhe në këmbë, gjë e cila përbën histori me vete të mbushur me vuajtje të mëdha. Si 15 vjeçare filloi të punojë edukatore kopshti, për të krijuar që atëherë te bashkëvendasit imazhin e një vajze të kompletuar me dije. Pas një viti, u punësua në Estradën e qytetit, e cila në maj të vitit 1959 u bë profesioniste, meqenësë artistët që e përbënin, tashmë ishin të njohur për publikun e gjërë. Si fillimi këngëtarë qenë: Melita Shehu e Skëndër Cala, pak më vonë edhe Hazis Ndreu, përgjegjës muzike Tonin Rrota, instrumentistë: Xhemal Lushi me çifteli, Lahim Kola në fizarmonikë, e në xhez vetë Melita. Bashkë me Estradën, performuan para publikut të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Sarandës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Kukësit, Tropojës, etj. Siecila dalje skenike e Melitës, u bë sukses i padiskutueshëm, e repertori i saj u pasurua me këngë që edhe sot këndohen si atëherë. Janë këngët “Jepma mollën”, “Ma ke gishtin për unazë” me tekst të Tef Krroqit dhe muzikë të Tonin Rrotës, pastaj varg vijnë këngët “Moj e mira”, “Çom nishanin djalo”, “Shkoi djali tërmale”, “Kënga e kurbetit”, pastaj “Seç e mora rrugën”, Vet më ke thënë se un’ të du”, “Furfullon thëllaza”, “Bonëm Zot, bilbil n’kajsi” etj. Mori pjesë në shumëturne artistikë jashtë vendit.Nëshkurt të vitit 1964, bashkë me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, udhëtoi për në Egjipt, ku qëndruan një javë në Kajro e një javë në Aleksandri. Në turne merrnin pjesë 50 anëtarë të ansamblit, mes tyre artistët e mëdhenj Meliha Doda, Naile Hoxha, Luçie Miloti, Avni Mula, Fitnete Rexha, Ibrahim Tukiçi, Qemal Kërtusha, etj. Çdo këngëtar kishte për të interpretuar dy këngë, e Melita përzgjodhi këngën “Ma ke gishtin për unazë”, duet me Qemal Kërtushën, kurse kënga tjetër qe një potpuri dibrane. Pjesmarrësit e koncerteve ishin nga gjithë Ballkani, por edhe nga Japonia.Vlerësuesit qenë intelektualët më në nivel të kohës, të cilët Ansamblin e shtetit shqiptar e vlerësuan me çmime e vende nderi.Në vitin 1970 bashkë me Ansamblin “Dibra” vazhduan turneun dyjavor në Dibër të Madhe, Strugë, Ohër, Tetovë… Me këtë ansambël bashkëpunoi prej vitit 1958, e deri në vitin 1971. Që nga ky vit u shpërngul në qytetin e Durrësit, ku u njoh dhe u martua me aktorin e teatrit “Aleksandër Moisiu” Agim Liçon. Në vitin 1975 në Tiranë organizohet “Festivali i këngës popullore” ku Melita me këngën “Zani n’bjeshkë”, me tekst e muzikë të kompozitorit Vangjel Petushi, fiton vendin e parë.Me këngë të Avni Mulës “Natë feste” fiton vendin e dytë në Festivalin e dytë të muzikës së lehtë, pastaj në Festivalin e tretë me këngë të Tasim Oshafit “Urim për ditëlindjen” zë vendin e tretë. Karrierën e vazhdoi në Estradën e Durrësit, ku gjeti artistë cilësorë, si: Ajshe Stari, Lume Dashi, Vera Urumi, Nikolin e Meropi Xhoja, etj. Këta intelektualë e pritën ngrohtë artisten dibrane, meqenëse ajo tashmë kishte krijuar emrin meritor artistik.“Unë, ti dhe kitara” titullohej kënga e punuar nga Skënder Myshketa, që pati shumë sukses me këtë grup, ku Melita edhe këndonte edhe i binte kitarës.Gjatë  prezantimit të kësaj kënge, publiku ngazëlleu disa minuta e kërkonte qëpër së dyti Melita t’i rikthehet skenës. Kjo i ndodhte shpeshë Melitës.

Sukseset për të dukeshin se nuk do kishin fund edhe disa dekada me radhë, por ndodhi ajo që s’pritej! Melita veç se këndonte, ajo filloi të jepte shfaqje teatrale në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku ekipi i vlerësimeve gjatë çdo shfaqjeje, ruante një nga tre vendet e nderit për të.Në vitin 1981 gjatë një shfaqjeje, Melita sëmuret, e bronshiti e detyroi të shkëputej një periudhë nga skena.Shumëkush kishte mësuar se çka i ishte kurdisur pabesisht nga pushteti artistes dibrane, por asnjëri nuk kishte kurajon t’ia rrëfente paraprakisht, deri kur ndodhi vërtetë persekutimi i saj.Teksa u kthye sërish në punë, Melita mësoi se ishte mbledhur organizata e partisë së teatrit dhe kishte vendosur që disa artistë të kalonin në sektorin e prodhimit, vendim të cilin e justifikuan se klasa punëtore duhej “ndihmuar”. Lista e të persekutuarve përbëhej nga emri i Melitës dhe dy aktorë: Vasilika Ndini dhe Milto Profi. Ky ndëshkim i pamerituar, e demotivizoi artisten dibrane, meqenëse një vendim i këtillë ia rrëzoi poshtë meritat e saj, gjithë ato duartrokitje e respekt brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe vlerat që ia ngriti kombit të saj me anë të artit që e promovoi me dekada. Melita iu përvesh punës për më shumë se një vit, la mënjanë skenën dhe gjithçka tjetër, për të kërkuar më pas daljen në pension, meqenëse vitet e punës i kishte të kompletuara. Ftesat për bashkëpunim në skenë, qenë të mëdha, por artistja dibrane e kishte marrë një vendim- edhe po të rifillonte, ishte e sigurtë që do e ndiqte një ndëshkim edhe më i madh nga ata qëkufizonin gjithçka në shoqërinë e intelektualëve shqiptar.

Por sot?! Shumë nga mosha rinore, ndoshta s’kanë dëgjuar për një artiste me gjithë këtë talent, për një artiste që i dha emër artit edhe kulturës jo vetëm dibrane, por mbarëshqiptare, në një periudhë të errët të popullit tonë. Obligim kanë të gjithë ata intelektualë që e njohën nga afër të madhen Melita Shehu, ta performojnë dhe t’ia përkujtojnë brezit të ri se kjo artiste ka merita të mëdha dhe është ndër të parat që i thurri kurorën artit të vërtetë shqiptar.