Dibrës i mungojnë mjekët, mësuesit, investimet publike…


Si një deputet i ri në Kuvendin e Shqipërisë, e ndjej për nder dhe privilegj të përfaqësoj zgjedhësit e mi, popullin e Qarkut te Dibrës në këtë tempull të demokracisë shqiptare. Gjej rastin t’i falenderoj sot ato nga zemra dhe tu premtoj se do të jem zëri dhe zëdhënësi i tyre në këtë Kuvend, e së bashku me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemet e tyre dhe realizuar idetë.

Qeveria e Rilindjes që erdhi në pushtet katër vite më parë duke j’u premtuar shqiptarëve parajsën ekonomike, stabilitetin ekonomik, rend dhe qetësi, luftë krimit, korrupsionit dhe trafiqeve, integrimin euroatlantik, etj, do të mbahet mend si e vetmja qeveri postkomuniste që nuk mbajti asnjë nga premtimet elektorale që e sollën në pushtet.

Sot me mandatin e siguruar me votat e blera nga paratë e drogës, kjo qeveri n’a paraqet të ashtuquajturin pseudo program qeverisës për katër vitet e ardhëshme. Nga prezantimi i këtij programi qe nga Kryeministri vërehet se mashtrimi dhe fasada e kësaj qeverie vazhdon.

Kështu, n’a paraqitet sikur qytetarët shqiptarë në katër vitet e qeverisjes së rilindjes, kanë përjetuar një parajsë ekonomike. Këto mund të tregohen vetëm si përralla, ky është një turp ku realiteti tjetersohet në mënyrë të tillë duke e bërë të pa besueshme cdo gjë që u tha nga Kryeministri.

Realiteti është krejtësisht ndryshe. Në vend të 200 mijë vendeve të punës të pretenduara si të shtuara, janë 200 mijë të larguar nga Shqipëria në vendet e BE- së, për shkak të pamundësisë për të siguruar kushtet minimale të jetesës.

Gjatë katër viteve të qeverisjes së Rilindjes janë shtuar personat që jetojnë në varfëri, janë përkeqësuar shërbimet publike, kjo edhe si rrjedhojë e të ashtuquajturës Reformë Teritoriale. Kështu, në Qarkun e Dibërs, për të përfituar një shërbim qytetarëve u duhet të bëjnë dhjetra kilometra rrugë nga zona e thella rurale. Ne Lure mungon sherbimi stamatologjik (nuk ka dentist). Per te hequr nje dhemballe nje fshatari ju desh te shkoje nga Lura ne Peshkopi dhe te kthehet ne nje rruge dhe ne nje teren shume te thyer malor.

Kujdesi shëndetësor është përkeqësuar. Kjo si rrjedhojë e mungesës së përsonelit mjeksorë në të gjithë qarkun, kushteve të këqija në qendrat shëndetësore, mungesës së ilaceve dhe medikamenteve mjekësore, mungesës së pajisjeve, investimeve në infrastrukturën mjeksore, korrupsionit etj.

Qarku Diber futet në ato zona ku mungojnë mjekë të domosdoshëm për jetën. Një problem i prekshëm është ai i të sëmurëve me hemodializë. Zoti Kryeminister nga koncensionet e dhena nga qeveria Juaj eshte dhe ai i hemodializes. Per kete ju keni ngritur pese qendra, nga keto dy ne veri. Nje ne Shkoder dhe nje ne Lezhe.

Ne Diber mungon sherbimi i hemodializes. Dibra eshte harruar. Jane mbi 80 persona nga dibra te cilet vuajne nga hemodializa. Jane dhjetra familje te cilat kane ardhur dhe kane marre shtepi me qira ne Tirane per te mare kete sherbim. Jane me dhjetra familje te tjera te ciat shkojne ne Oher dhe ne Shkup per te mare kete sherbim shendetesor. Kerkoj nga ana e juaj ofrimin e ketij sherbmi per qarkun Diber.

Të ardhurat reale të punonjësve gjatë katër viteve të kaluara nuk u rritën sic pretendohet, por përkundrazi u ulën. Për katër vite qeveria e rilindjes jo që nuk rriti pagat e pensionet, por nuk bëri as kompensimin e tyre për efektet e inflacionit, e për rrjedhojë pagat e pensionet pësuan ulje për çdo vit të qeverisjes së rilindjes. Pensionistët marrin pensione minimale pasi Dibra si një vend bujqësor shumica e pensionistëve kanë përfituar pensione mbi bazën e viteve të punës në ish Koperativat Bujqësore. Edhe këto pensione realisht u ulën si rrjedhojë e mos kompensimit real të tyre nga ndikimi i rritjes të energjisë elektrike. Banorët e këtij qarku janë ndër më të varfërit në Shqipëri, ndoshta më të varfërit.

Niveli arsimor në Qarkun e Dibërs jo që nuk është përmirësuar por është përkeqësuar në krahasim me vitin 2013. Kështu, u mbyll filiali i Universitetit “ A. Moisiu “ në Peshkopi duke u mohuar të drejtën qindra nxënësve për t’u diplomuar në një degë universiteti. Dibranët janë shumë arsimdashës, por për arsye ekonomike jo të gjithë kanë mundësi të vazhdojnë një degë në universitet. Filiali u hap nga qeveria e Partisë Demokratike si nje domosdoshmëri për kushtet e Qarkut Diber, kurse qeveria e Ririndjes e mbylli këtë filial për shkak të të ashtuquajturës reformë në arsim.

Gjendja e shkollave dhe infrastruktura e tyre në Qarkun e Dibërs është përkeqësuar. Mungojnë ambientet e përshtatëshme, pajisjet mësimore, sistemi i ngrohjes apo lënda drusore. Gjithashtu, ka rënë niveli i mësimdhënies në shkollat e ciklit fillor e nëntëvjecar. Si rrjedhojë e spastrimeve politike janë hequr dhjetra mësues me eksperiencë dhe të kualifikuar dhe janë zëvendësuar me persona pa arsim përkatës. Në shumë shkolla japin mësim në lëndë të ndryshme mësues që nuk kanë diplomë për të dhënë këto lëndë mësimore, japin lëndën e gjuhës së huaj mësues që nuk dinë asnjë fjalë në atë gjuhë.

Në katër vitet që kaluan qeveria ka mbajtur një qëndrim armiqsor me biznesin. Si rrjedhojë e kësaj politike në qarkun e Dibrës janë mbyllur qindra biznese. Bisnesi i vogël ka marrë një goditje edhe për shkak të paksimit të konsumit familjarë si rrjedhojë e uljes së fuqisë së tyre blerëse. Këtij biznesi jo vetëm nuk i janë hequr taksat sic pretendohet, por i janë rritur. Goditjen më të madhe në këtë qark e ka marrë agrobiznesi. Në qeverisjen e Partisë Demokrtike në qarkun e Dibërs mori një zhvillim të kënaqshëm agrobiznesi, kjo si rrjedhojë e politikave të donacioneve qeveritare në bujqësi e blegtori. U mbollen plantacione të tëra më frutikulturë, u ngrit infrastruktura për blektorinë, u shtuan tufat e bagëtive të imta, u financua ngritja e infrastrukturës së përpunimit dhe ruajtjes së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Ndërprerja e donacioneve nga shteti për bujqësinë, frutikulturën dhe blektorinë ka bërë që shumë nga fermerët dhe blektorët t’i mbyllin këto aktivitete, duke pësuar humbje të konsiderueshme dhe rritur papunësinë e zonave përkatëse. Këtu ka ndikuar edhe mos mbrojtja e këtyre prodhimeve nga konkurenca e prodhimeve të importit.

Propagandoni dhe synoni një Shqipëri integruese drejt Europës edhe përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë. Dibra është modeli më i keq i kësaj perspektive duke dhënë modele të cilat janë kthyer në humor rrjetesh socilae dhe bisedash të përditshme. Në dy zgjedhjet e fundit ato lokale dhe të fundit u demonstrua në mënyrë të frikshme blerja e votës, përmes parave të drogës. As Dibra nuk i shpëtoi në katër vitet që kaluan kultivimit në masë të drogës duke shkaktuar edhe dëme ne blegtori dhe në bletari. Kryeminstri i vendit vetë ka deklaruar që pastruam Shqipërinë nga mortja (droga kanabisi). Po zotëri pasi e mbolle e korre dhe bleve votat, tashmë po e pastron. Të shohim…

Do ndalem pak më shumë këtu pasi Dibra u përdor për të dhëne këtë model që në zgjedhjet lokale duke përdorur në fushatat adminstratën shtetërore, duke përdorur haptazi policinë e shtetit si në asnjë rast tjetër të mëparshëm. Dibra u deklarua si vendi ku mund ta blesh votën dhe të bësh pazare. Në zgjedhjet e fundit kësaj skeme iu bashkëngjiten edhe dy partitë e tjera të cilat luftuan po të njëjtat mënyra.Drejtuesit e Policise se Qarkut Diber jane thellesisht te lidhur me krimin dhe ne sherbim te zellshem te krimit dhe te grupeve krimanele.Te vetmit drejtues qe ju zoti Kryeminister nuk mundet ti ndryshonit para fushates. Edhe gjate fushates me gjithe propozimin e Ministrit te Brendshem teknik ju i mbajtet. Tregoju dibraneve se cfare do te thote kjo! Si mundet qe ne Diber dhe ne gjithe Shqiperine do te kete siguri!

Madje u shkua edhe më tej. Për votën nuk u përdorën vetëm paratë e drogës por u rrit fiktivisht dhe në afate parazgjedhore numri i njerëzve që merrnin ndihmë ekonomike ne mijra persona.

Ndërkohë për të pasur sa më shumë mbështetës u shtuan po fiktivisht vende pune në administratë.Bashkia Peshkopi ne vitet 2014-2015 ka patur gjithsej 249 punonjes (administrate, artiste, çerdhe, konvikt, sport, roje) njesite vendore kane patur mesatarisht 10-12 punonjes per njesi. D.m.th rreth 140 punonjes per te gjitha njesite. Nga kjo llogaritje,totali per rrethin Diber (bashki+komuna) ka qene rreth 390 punonjes ne vitet 2014-2015 .

Nderkohe, sot aktualisht ka rreth 869 (235%) punonjes me shume ose le te themi me shume se dyfish. Shtoj qe njesite administrative jane pa asnje funksion e kompetence, jane vetem çerdhe militantesh.

Qarku i Dibres ka burime te konsiderueshme hidrike. Nga qeveria aktuale është miratuar dhënia me koncension e ndërtimit mbi lumin Setë të një HEC-i , “ SETA 4”. Miratimi i koncensionit ka hasur në resistencën dhe protestat e banorëve të zonës, për arsye se nga ministria përkatëse është ndryshuar projekti fillestar. Ndërtimi i këtij HEC-i dëmton rëndë mjedisin, historine e zones dhe zhduk një specie të rrallë peshku. Siç jeni në dijeni banorët e fshatit Arras janë ngritur në protestë dhe 20 kryefamiljarët e fshatit janë dhënë për ndjekje penale. Si përfaqësues i banorëve të kësaj zone u bëj thirrje instancave përkatëse që të ulen me banorët e saj për zgjidhjen e këtij problemi. Në zonën e Dibrës ka mungesë të theksuar të insfrastrukturës vaditëse e cila nuk lejon zhvillimin e zonës.

Dibra është ndër zonat më të pasura të vendit me burime të ujit të pijshëm. Këto burime janë nga më cilësoret në shkallë vendi. Janë ujëra si kristali, që burojne nga bjeshkët e Korabit, Lurës etj. Me këto burime mund të plotësohen jo vetëm nevojat e banorëve të Dibërs por edhe më gjërë. Por fatkeqësisht sot këto ujëra, kjo pasuri e cmuar që n’a ka falur natyra, derdhën në lumin Drin dhe shumica e dibranëve vuajnë për ujë të pijshëm. Kështu, mungon uji i pijshëm në qytetin e Peshkopisë dhe në dhjetera fshatra anembane Dibres. Fondet e dhëna nga buxheti për ndërtimin e ujësjellësave, janë shpërdoruar. Kjo qeveri edhe për katër vitet e ardhshme nuk ka një program konkret për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të Dibres.

Në programin e paraqitur është parashikuar ndërtimi i Rrugës së Arbërit, rrugë që ishte premtim elekroral i kësaj qeverie për t’u ndërtuar në katër vitet që lamë pas. Por populli i Qarkut të Dibërs e përshëndet dhe e pret me padurim ndërtimin e kësaj rruge qe është jetike për atë qark. Më mirë vonë se kurrë thotë populli. Por ne jemi dyshues për mënyrën se si po veprohet për ndertimin e kësaj rruge për dy gjëra: – Pse financimi i saj nuk u bë nga buxheti i shtetit por u ndoq rruga e koncensionit? Deri më tani ka shprehur interes vetëm një subjekt për ndërtimin e Rrugës së Arbërit. A do veprohet vetëm me një ofertues për t’a shpallur fitues atë? – Në kriteret për ofertuesit është vënë kushti që koncensioneri nuk vendos taksë për mjetet, po shteti do vendosë një taksë të tillë ? Nga Ministri i Energjise dhe Infrastruktures u deklarua se do te duhen dhe 100 dite te tjera per te perfunduar procedurat. Punimet nuk do te fillojne kete vit sipas premtimit elektoral qe eshte bere.

Populli i Qarkut të Dibërs kërkon fillimin dhe mbarimin sipas premtimit të bërë të Rrugës së Arbërit si dhe qarkullimin pa pagësë të mjeteve në këtë rrugë.

Nevojat e qarkut Dibër nuk fillojnë dhe mbarojnë me rrugën e Arbrit. Dibra nuk ka rruge. Nevojat janë të shumta për rrugë të tilla si: Rruga Cerren-Kalaja e Dodë- Rodomirë- fushë e Korabit, Arras – Lurë, Lis-Muhurr, Staravec- Zimur, Lixha-Bellovë (ndërtimi i urës në këtë fshat)-Cerjan-Zagrad-Ravdishtë, Luzni-Lishan i epërm, Luzni-Hotesh dhe lidhje me Liqejtë e Lurës. Rruga Kurbnesh-Lurë është mjaft e rëndësishme.

Ndërtimi i këtyre rrugëve do të bënte të mundur zhvillimin e turizmit malor dhe të kulinarisë. Do t’i jepte hapësirë ekonomisë dhe mirëqenies së këtyre zonave. Zona e Dibrës ka resurse mjaft të vecanta turistike si; Lura, mali i Korabit dhe Lugina e Drinit, të cilat po të ishin rrugët do të ndikonin direkt në promovimin dhe ekonominë e zonës.

Në qeverisjen Rama 1, “ Rilindja Urbane “ ishte një fasadë që u trumbetua si ndër sukseset më të mëdha. Kësaj fasade nuk i shpëtoi as qendra e qytetit të Peshkopisë.

Nuk jemi aspak kundër përmirësimit estetik të qëndrave të banuara, vecanërisht të qyteteve pasi ata janë kontakti i parë i cdo vizitori, por qendra e qytetit të Peshkopisë ka qenë ndër qendrat më të mira të tyre. Bulevardi kryesor me pemët e blinit ishte ndër më të bukurit dhe shumë relaksues.

Në kuadrin e fasadës së “ Rilindjes Urbane “, qeveria e Rilindjes në bazë të një projekti shumë të kushtueshëm e ka shëmtuar qendrën e bukur të qytetit të Peshkopisë. Projekti i rikonstruksionit të qendërs së qytetit është një nga projektet më të këqinj të mundshëm. Ky projekt i shëmtuar i ka kushtuar miliona Euro taksapaguesve shqiptarë. Me këtë projekt u shëmtua qendra e qytetit vetëm për përfitime korruptive elektorale nga ky investim. Për të rritur shpenzimet e projektit gurët për shtrimin e bulevardit jane marre nga mali i Tomorrit, thua se nuk kishin gurë dekorativ malet e Dibres. Por është harruar një gjë shumë e rëndësishme se këta gurë përvec faktit se ngjyra e tyre nuk shkon me ambientin, këta nuk i rezistojnë klimës së ftohtë të Dibërs e për rrjedhojë që tani kanë filluar të thërmohen.

(Fjala e mbajtur në seancën e prezantimit të programit të qeverisë,13 shtator 2017. Botuar me shkurtime. )