Hahn në Kala të Dodës


Hahn.G.J. është emër i njohur për lexuesin tonë.E njohur është edhe vepra shumë-vëllimëshe e tij.Unë do të sjell në kujtesë për gazetën “Rruga e Arbërit” udhëtimin e Hahn në Radomirë. Konsulli i absburgëve e ka vizituar Radomirën më 1863. E ka bërë të njohur në gjuhën gjermane më 1867 “Udhëtim nëpër viset e Drinit e Vardarit”.Në shqip është përkthyer më 2001. Ka një kapitull për Radomirën me 21 faqe.
Emrin Kala e Dodës e përmend shtatë herë. Emër vendi Kala e Dodës ka ekzistuar shumë kohë më parë se të vinte Hahn. Ka një të vërtetë që toponimet janë të qëndrueshme dhe nuk ndryshojnë kollaj, ndoshta me shekuj. Ka sot shkrime që togfjalëshin Kala e Dodës e kanë zevëndësuar me togfjalësha të tjerë. Këto të fundit janë krijesa artificiale dhe nuk përkojnë as me të dhënat historike e as me të folurit e kujtesën e banorve të saj.Hahn nuk ka qenë njeri i thjeshtë. Emërtimin Kala e Dodës e ka gjetur dhe e ka shkruajtur siç e ka gjetur.
Hahn nuk ka parë kala. Por ai na jep të dhëna interesante.1- ”Duhet thënë që ne patëm rastin të kalojmë vetë pranë vendeve ku gjenden gjurmët e qyteteve te hershme”. 2-”Në viset përqark njihen gjithashtu edhe shumë vende të tjera ,ku dikur kanë ekzistuar kisha të krishtera”. 3-“Banesat pranë të cilave ne patëm rastin të kalojmë,dëshmojnë pothuajse të gjitha që banorët e tyre gëzojnë një mirëqenie ,e cila e kalonte në mënyrë të ndjeshmë parashikimin që mund të bëhej duke pasur parasysh tokat e tyre bujqësore.” 4-“Burime të tjera të jetës së tyre.”(Hahn G. J. Udhëtim nëpër viset e Drinit e Vardarit, Tiranë, 2001, f.221)Në faqen 209 janë tokfjalshat impozant “rrënoja kishash të vjetëra” dhe “ndërtime të mëdha.”
Banorët e Kalasë Dodës burimin e mirëqenies në periudhën osmane e kanë pasur nga blektoria. Hahn nuk i ka parë tufat e mëdha të deleve, pasi kanë qenë në bjeshkë. Kalaja ka pasur afro një milion krerë dele. Në Kala gjenden shumë kisha katolike ku Han ka kaluar afër tyre,si kisha e Qinamit, kisha poshtë Kroit të Damallit në Vasije, dy kisha në Ploshtan, dy në Ceren kisha e madhe mes arës së Qerim Skejës e Imer Kadiut dhe kisha e vogël të Dardha e Kadisë, kisha e Tallamazit, kisha në Ujëmirë, kisha e Gramës, kisha në Kullas etj.
Hahn në Ploshtan ka takuar Has Begun guvernatorin e Kalasë i cili kishte ardhur nga afër Drinit dhe Sebuli Agë Radomirliun presidentin e këshillit krahinor nga Radomira. Nga Ploshtani në Radomirë e ka shoqëruar Sebuli Aga.Hahn ka fjetur në Radomirë te shtëpia e presidentit.(termi presidet është i Hahn). Sipas meje, ka bujtur në lagjen Stërdok dhe jo në Kullas siç thotë Kristo Frashëri.
Interesant është personaliteti i Sabuli Radomirliut.”Kishte shëtitur në vende të ndryshme të botës. Ai kishte njohur Ali Pashë Tepelenën dhe princat e tjerë të fundit të Shqipërisë, kishte luftuar shpesh herë në More kundër grekëve.Kishte një fytyrë me tipare të imta e një mjekër të bukur bojë argjendi.” (Po aty f. 220) Princat e tjerë të fundit janë Bushatllitë. Sabuli Agë Radomirliu ngjason me një ministër të jashtëm. Sot ka djem e vajza të kësaj zone përfesionistë të shkolluar për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomatë kariere.
Personazhi i tretë që përmend Hahn është Derven Aga. Në udhëtimin e parë të Hahn i ishte thënë se Kalaja e Dodës ndodhet rrëzë Korabit dhe është selia e Derven Agës, i cili konsiderohej si më trimi dhe më i fuqishmi i gjithë krahinës,por Hahn nuk e ka takuar.
Po të më pyetësh mua si mësues i vjetër se çfarë mësimi kanë mësuar më mirë në shkollë djemtë e Kalasë Dosës unë do të përgjigjem “Udhëtimet e Kristofor Kolombit.”Djemtë e Kalasë Dodës i gjen sot nga Alaska deri në Australi.Demokracia u krijoi shanse të jashtëzakonshme.Dhe kanë ditur t’i shfrytëzojë në hapësirat e lirisë, e cila u lejoi të çlirojnë energji të papara.
Tiranë, shtator 2017