Përse ma dogje pyllin, të vraftë Zoti?

U largova i pezmatuar nga fshati midis ujërave, kodrave majëmprehta e të rrumbullakta, luginave të shtruara e lëndinave të shumta. Njerëzit ishin zgavëruar nga pesimizmi, dukeshin nga fytyra, por edhe nga bisedat. Dritat e shpresës ishin shuar si vetëtima në të mijtën e sekondës edhe pse bubullimat të zgjonin edhe nga një gjumë i thellë. Por unë lashë prapa kodra, shpate, qafa, lugina të gjelbërta nga dushkajat të harlisura.…

Lexo më shumë

Dafi (Defrim) Derti: Dibra ka vlera dhe njerëz të mrekullueshëm

Dafi Derti është një nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar. Ai ka lindur dhe është rritur në fshatin Blliçe të Dibrës. Emri i tij i vërtetë është Defrim Derti. Suksesin më të madh e pati në hitin absolut me bashkëshorten e tij, këngëtaren e mirënjohur, Silva Gumbardhi. Kënga “Të ka lali shpirt” u bë një super hit, duke thyer rekorde klikimesh.

Lexo më shumë

Të dashur të rinj!

Duhet të kuptojmë që kafenetë nuk mund të jenë justifikim së po bëjmë diçka. Nuk duhet të pajtohemi me realitetin së këtu nuk jetohet apo se vetëm “toka e premtuar” mund të na nxjerrë nga situata. Tymosja nuk sjell zgjidhje, madje as alkooli apo lëndët e ndaluara nuk do të na shpëtojnë. Modelet që ne ndjekim nuk duhet të ndiqen. Mjaft mallkuam pedagogët.…

Lexo më shumë

Nisma e maturantëve të vitit 1992 të gjimnazit të Peshkopisë

Nga Besnik Alku

Një grup ish-maturantësh të gjimnazit të Peshkopisë në vitin 1992, pas 25 viteve u mblodhën dhe e festuan këtë ngjarje nostalgjike në Peshkopi. Me vite eksperiencë në profesione të ndryshme, të shpërndarë anembanë botës, malli dhe nostalgjia për Peshkopinë dhe gjimnazin i bëri që këto ish-maturantë jo vetëm të mblidhen, por të mendojnë edhe ndryshe për shkollën e tyre.…

Lexo më shumë

kujtesë
Hasan Çipuri, profesori i terminologjisë ushtarake

Rruga drejt dijes ushtarake

Hasan Çipuri ka u lindur në vitin 1935 në Tomin të Dibrës, në një familje atdhetarësh të njohur, në luftërat për liri dhe pavarësi. Aty kreu shkollën 7-vjeçare “Demir Gashi” (1946-1950), skënderbegas që 13 vjeç 1950-1952, duke ndjekur studimet e mesme në shkollën ushtarake “Skënderbej”, të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1952.

Ndërsa në vitet 1952-1954 përfundoi studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, më tej përfundon në vitet 1963-1967 Fakultetin Histori-Filologji, në degën Gjuhë-letërsi.…

Lexo më shumë

Një  herë  në  njëqind vjet  lind Dibra e Madhe…
MahmudHysa

Jeta i ka të papriturat e saj dhe shpesh na befason edhe atëherë kur nuk e pret. Kështu ndodhi me mësuesin tim të klasës së tretë të vitit shkollor 1952/53, në Shkollën “Skënderbeu”, sot shtëpia e Zimi Hames. Ishte një çun i ri. Mësues me përkushtim. Energjik. Kurrë nuk u ul në katedrën e tij. Nga fillimi i orës e gjer në fund të saj, vetëm se fliste, për të na dhënë dije në të gjitha lëndët, duke e mbushur dërrasën e zezë me sqarim.…

Lexo më shumë

Kristo Frashëri: Gollobordasit, me vullnetin e tyre kanë të drejtën të vetdeklarojnë kombësinë, por toka e Gollobordës është tokë shqiptare

Ditët e fundit, një ligj për minoritetet po diskutohet në komisionet parlamentare. Nisur nga ky fakt, disa shoqata me qendër në fshatrat e Krahinës së Gollobordës, kanë marrë nisma për shpalljen e kësaj krahine si minoritet maqedonas. Ky fakt do ngjallë shumë reagime në komunitetin vendas dhe shoqërinë shqiptare. Ndaj, edhe për informacion te lexuesit, ne po përcjellim një prononcim të prof.…

Lexo më shumë

“Halil Alia” i Xhafer Martinit, një roman që sjell të vërtetën

Shkrimtari Xhafer Martini kësaj radhe doli para lexuesve me monografi në e romanizuar, “Halil Alia”, kushtuar njërës prej figurave më komplekse që ka nxjerrë historia jonë. Vendlindja dhe aktiviteti kryesor i Halil Alisë është në Dibër, por libri ka një rrezatim të gjerë që e nxjerr atë nga kuadri lokal dhe i jep një rëndësi mbarëkombëtare jo vetëm për mënyrën e konceptimit të figurës, por edhe për faktin që libri është një model i të shkruarit ndryshe të historisë.…

Lexo më shumë

Për fe apo për atdhe thuri lavdi Skënderbeu?

Shkruan shumë gazeta, më tepër se për çdo problem tjetër, edhe se për problemet e jetesës. U fol në tërë televizionet, u bë bujë e madhe se myslimanët paskan vendosur një perde para tyre për të shkëputur shikimin nga përmendorja e Skënderbeut. Kujtesa ime fluturoi larg, shumë larg në kohë. Ishte mars i vitit 1953. Isha në shkollë. Aty ku sot ngrihet krenar monumenti i Skënderbeut, qëndronte mbi këmbë guri monumenti i J.…

Lexo më shumë

Ushtaraku dhe intelektuali i gjurmëve të fisnikërisë

Kur mëson gjurmët e një ushtaraku, apo intelektuali, duket sikur je përpara një kurore luleshumë, përpara një bukurie a pasurie të çmuar. E kjo pasuri janë gjurmët… Vetëm gjurmët, dëshmi e djersës, përkushtimit e humanizmit, vetëm gjurmët e korrektësisë, urtësisë e paqëtimit, e lartësojnë njeriun dhe bëjnë që të rrezatojë fisnikëria.

Kështu të ndodh kur mëson për birin e Lisit të Matit të barotit, major Rifat Haziz Malajn.…

Lexo më shumë
1 2 3