DIBRA NGA ANTIKITETI NË MONARKI


“Biri im, shkruej një libër për luftërat e dibranëve kundër pushtuesve të huej. Asht derdhun shumë gjak në mbrojtje të trojeve tona, shumë gjak, o bir”.

Im atë, si shumë dibranë të tjerë, që panë, provuan dhe u përballën me shovinizmin më të tërbuar të kohës, kishin të drejtë. Dibra është krahina që ka pësuar hemorragjinë më të rëndë të kombit shqiptar. Nuk ka lagje, fshat, kala, fushë e mal që të mos jetë përgjakur në Dibër, që nga lashtësia e thellë e deri në Luftën e Dytë Botërore.

Dibranët, ashtu si gjithë shqiptarët, kanë bërë përpjekje mbinjerëzore për çlirim, liri e pavarësi, kundër pushtimit të gjatë osman, pushtimeve shoviniste të monarkive të Ballkanit dhe të pushtuesve nazifashistë të kohëve moderne.

Nga viti 1444, kur shqiptarët nën udhëheqjen e Skënderbeut nisën dhe fituan betejën e parë kundër turqve osmanë, më 29 qershor 1444, në Torvioll, Fushë të Kastriotit të Dibrës së Poshtme dhe deri në çlirimin e Dibrës nga pushtuesit nazifashistë, më 2 shtator 1944, dibranëve iu është imponuar një luftë në çdo dhjetë vjet. Dhe kjo nuk është pak.

Në këtë punim bëhet fjalë për Trevën Dibrane, për Oranikun (Shehri) e Dibrës, Peshkopinë, Albanopolisin e Ptolemeut, Principatat e Dibrës, lokalizimin e betejave të Skënderbeut në Dibër, organizimin administrativ dhe shoqëror të Dibrës, për Nandë Malet e Dibrës, për oxhaqet, bejlerët dhe agallarët e Dibrës; për qëndrimin e Fuqive të Mëdha ndaj çështjes dibrane, për politikat aneksioniste serbe ndaj viseve shqiptare, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, lëvizjen kaçake në Dibër, për luftërat kundër ushtrive serbe, masakrat serbe dhe qëndresën mbinjerëzore të dibranëve, për shkolla e shkrim shqip, për demokratizimin e vendit etj…

Nëse është hedhur një gur i vogël në themelet e kalasë së madhe të Dibrës martire, merita është e dibranëve të mëdhenj, që i kanë parë dhe matur ngjarjet e kohës që kalonte Dibra dhe gjithë viset shqiptare me fuqinë e mendjes dhe grykën e pushkës.

Ka shumë mendimtarë që thonë duhet vështruar vetëm para. Por ka dhe një pjesë tjetër që thonë se duhet kthyer koka dhe prapa. Dibranët kanë arsye ta kthejnë kokën prapa, kudo që të jenë, sepse kanë një histori që shumë vende të botës, po ta kishin nuk do të pushonin së krenuarit ditë e natë.

Shkëputur nga parathënia

Informacion mbi libraritë ku mund të gjeni botimet tona ose mund t’i porosisni:

– Rrjeti i librarive Adrion

– Agjencia e Shperndarjes Dita, pranë 21-dhjetorit

– Agjensia e Shperndarjes Reklama si dhe pikat e saj të shpërndarjes në Tiranë te Farmacia 10; Bulevardi Deshmoret e Kombit (pranë Monumenti të 100 vjetorit); Rruga e Kavajës (përballë Volksvagenit); Hyrja e Parlamentit; Ura e Lanës (te Bulevardi Dëshmorë e Kombit) etj..

Librari M&B – Tiranë

Librari Fleta XXI – Peshkopi

Për kontakt:

Botimet M&B

Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr.9, 1017, Tiranë

Tel. 069 20 68 603 (Viber).

Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp).

E-mail: mbbotime@gmail.com

Facebook: https://goo.gl/hj606c

www.mbbotime.com

Vendndodhja në hartë: https://her.is/2moOba1