Lutfi Manjani, një nga sportistët më të shquar të Dibrës dhe jo vetëm…


Ndeshja me “Partizanin”, kategoria e pare, 1962. Lutfiu djathtas.

E njoh më mirë se kushdo tjetër.Kemi kaluar gjithë jetën bashkë; bashkë në lojërat dhe veprimtaritë fëminore, bashkë në shkollë e në të njëjtin profesion. Edhe më të lidhur në vitet e rinisë, në të gjitha aktivitetet sportive ku ai, për disa vite, qe mëi miri në Dibër, duke përfaqësuar rrethin me dinjitet. Në futboll si qendërmbrojtës, në volejboll e ping-pong, i paarritshëm nga të tjerë që nga vitet ’50-tëtë shekullit të kaluar e deri më sot.Ishin vite kur në këto sporte Dibra përfaqësohej për herë të parë.

Që fëmijë, në lojërat e shumta që zhvillonim, dallohej nga të gjithë ne të tjerët, jo vetëm për pasionin, vullnetin e aftësinënë çdo lojë për të qenë më i suksesshmi, por dhe për komunikimin e durimin. Nuk e pamë asnjëherë qejfprishur, të zemëruar apo të grindej me ndonjë, siç ndodhte me ne të tjerët, cilësi e virtyte këto e të tjera si të prindërvetë tij në Homesh, që Luti i trashëgoi, i ruajtidhe i çoiedhe më tej gjatë gjithë jetës.

Në fshat, sidomos në vitet e shkollës fillore, u njohëm dhe me lojën me top, top me këmbë, që filloi të na pëlqente më shumë se çdo lojë tjetër. Pasionin për të na e ngjalli Ramiz Manjani, shumë më i rritur se ne, i shkolluar. Ai, sa herë vinte në fshat pranë familjes, sillte me vete mjete sportive, ski, topa etj. Luante me të rinjtë e lagjes, ndonjëherë na fusnin në lojë edhe ne më të vegjlit. Largohej duke na e lënë topin te familja e tij që ta përdornim ne.Futbolli u bë loja kryesore në shkollë e pas saj. Pas njëfarë kohe, kur ndaheshim në skuadra për t’u ndeshur, mëi zgjedhuri ishte Luti, i dalluar dhe në lojërat e tjera. I tillë u paraqit dhe në konvikt në Peshkopi, kur erdhi në vitin 1947 në shkollën unike, në ndeshjet që zhvilloheshinkatër me katër si përfaqësues të zonave nga vinim, në një hapësirë të vogël pranë konviktit. Në një nga numrat e gazetës “Konviktori”, që nxirrej nga më të rriturit Z.Sula dhe L.Hanku, ky i fundit, ndër të tjera do të shkruante: “Luti, Shema e Rizai, kuadro të reja për sportin, i thonë njëri-tjetrit, do t’i mundim për zotin”.

Ekipi “Korabi”, 1960.Ndeshja kualifikuese për në kategorinë e parë. Lutfiu – kapiten i ekipit.

Katër vitet e shkollës pedagogjike i dhanë Lutfiut një formim dhe maturi të mirë jo vetëm si sportist, por dhe në çdo drejtim. Në futboll e volejboll, ai, më i riu, eci në gjurmët e më tëmirit në qytetin e Peshkopisë, Hazis Shehut (Isaku), qytetar i nderuar, sportisti mëi mirë për disa vite derisa ia lejoi mosha. Lutfiu, jo vetëm e arriti, por u ngjit më lart. Nëshkollën pedagogjike njohu dhe përvetësoi dhe lojën e pingpongut. Kontribut për njohjen dhe përvetësimin e kësaj loje si dhe të lojërave të tjera dha ish-kujdestari i konviktit Hajdar Haxhihyseni nga Elbasani, që krijoi ambient, pajisje e kushte për këtë lojë. E kujtojmë gjithnjë atë, sot 90-vjeçar, banues në Durrës.

Pas mbarimit të pedagogjikes, Lutfiu nuk vazhdoi arsimin e lartë, nga nevojat e ngutshme familjare, ndonëse doli shumë mirë me mësime, duke thyer konceptin frenues se sporti të pengon për të mësuar. Do të fillonte punën si mësues i përkushtuar në detyrë, përfshirë dhe kontributin për sportin me nxënësit e të rinjtë në zonat ku punonte, i lidhur ngushtë me mësuesit e fizkulturës e të tjerët, gjithë pasion për sportin, duke u bërë mëi dashuri e ë i respektuariprej tyre.

Përfaqësimi i rrethit në takimet për sportet e sipërme, duke filluar nga kampionati  në kategorinë e dytë  për futbollin në vitin 1958, do ta gjente Lutfiun në qytetin e Peshkopisë, të nevojshëm e më të mirinpër këto aktivitete. Filloi punën si kujdestar konvikti, mëi afruari dhe mëi dashuri për konviktorët, pjesëmarrës me ta në të gjitha lojërat me top, kujdestari “tolerant”tamam si prind, cilësi këto të nevojshme e të mirëpritura prej tyre.

Trajneri ynë, Vasif Biçaku, ish-lojtar i kombëtares në Ballkaniadë, në përgatitjet për ndeshjet e futbollit në kategorinëe dytë, që në praktikat e para njohu aftësitë e Lutfiut, e zgjodhi kapiten të ekipit dhe, mëkryesorja, i gjeti vendin në ekip si qendërmbrojtës, pozicion të cilin e mbajti vazhdimisht. Në këtë pozicion, në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe në spartakiada, përballoi me shumë sukses jo vetëm sulmuesit e kategorisë së dytë, por dhe ata të kategorisë së parë, kur dolëm në këtë kategori, kategoria superiore e sotme. U ndesh me lojtarët sulmues më të mirë të republikës, Panajot Pano, Refik Resmja Jareci etj., duke bërë figurë të mirë. Kur ne kryesonim kategorinëe dytë, trajneri i “Partizanit”, Sllave Llambi, në kërkim të një qendërmbrojtësi për skuadrën e tij, pasi kishte parë shumë ekipe, erdhi në ndeshjen tonë me “Traktorin” e Lushnjës. Lutfiu nuk dinte gjë për ardhjen dhe qëllimin e tij. Pas ndeshjes, aii pohoi trajnerit tonë se qendërmbrojtësi ynë ishte mëi mirii ekipevetëkategorisë së dytë.

Për tëpërcaktuar ekipin që do të futej në kategorinë përkatëse në volejboll, me Lutfiun si pikën më tëfortë të ekipit, arritëm deri në finale ku humbëm me Sarandën vetëm në pikën e fundit, të konsideruar faull kundër nesh nga arbitri. Po të kishim fituar, duke u përfshirë në kategorinë përkatëse, do të ecnim dhe në volejboll siç eci Saranda, siç ecëm edhe ne shumë vite më vonë me ekipin e volejbollit të femrave. Kjo arritje e jona në volejboll, pa përgatitje të planifikuar, vetëm me lojërat e liraqë zhvillonim shpesh pranë shkollës,iu dedikua lojës së Lutfiut, i cili, me aftësinë, trupin e gjatë e të formuar,i mori të gjitha pikët në gjuajtjet nga vija e parëe,në disa të tilla, dhe nga vija e dytë. Jo vetëm kaq. Ai pati shumë sukses në bllokimin e lojtarit më të mirë të Sarandës, i quajtur Leko.

Në njënga kampionatet e pingpongut në Korçë, Luti me lojërat e miraarriti deri aty sa t’i rrezikonte titullin kampionit, duke i marrë një set e duke rezistuar dhe në të tjerët. Figurë të mirë bëri në këtë sport edhe shumëvite më vonë, në vitet e pensionit, si përfaqësuesikësaj moshe në ndeshjet midis Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, të zhvilluara në disa qytete, ndonëse kishte shumë vite diferencë në moshë me kundërshtarët. Pjesëmarrës në ndeshje e organizator i këtyre aktiviteteve ishte dibrani Shkëlqim Hoxha, ish-mësues fizkulture, i pasionuar për sportin (si daja i tij Hazizi, i përmendur më sipër). Ai e adhuronte Lutin si mësues e sportist, duke e vlerësuar sikrenari të sportit dibran.

Nuk mund të lihet pa u përmendur në mbyllje dhe fakti që Lutfiu, krahas marrjes me sport, shumëi angazhuar, me vullnetin e tij do të përfundonte dhe arsimin e lartë në Universitetin Shtetëror të Tiranës me korrespodencë me rezultate të mira duke i dhënë të gjitha provimet në afatin e caktuar pa asnjë shtyrje. Pas kësaj arritjejeu emërua mësues në gjimnazin e qytetit, shumëi përkushtuar dhe i vlerësuar nga kolektivi mësues-nxënës e drejtori, legjenda e arsimit dibran, Selim Alliu.

Kam mall për Lutin si shumë të tjerë që, sa herë më takojnë, më pyesin për të. Mall dhe dhembje për ndarjen me të pas largimit të tij në Amerikë te djali dhe dy vajzat. Ai jeton tashmë atje, 83 vjeç,i rrethuar me nipër e mbesa, përfshirë dhe dy fëmijët e djalit tjetër qëe ka këtu në Tiranë, të cilët janë në Amerikë. Ata të gjithëi japin kënaqësi të veçantë me ecurinë e tyre në jetë. U ndamë në një periudhë kur kishim organizuar takime në disa ditë të javës te vajza ime në Sauk, me shtëpi afër tij. Ifillonim takimet me një kafe, 2-3 lojë shahu e përfundonim po aty me pingpong, lojëntonëtë preferuar e të ushtruar dhe në pleqëri,që na jepnin kënaqësi ne të dyve e vajzës sime prezent, Teuta, me shumë konsiderata për Lutin e fëmijët e tij.  Konsiderata të veçanta prej vitesh kishte  për Lutin si mësues, sportist e familjar, me moral e karakter për t’u admiruar dhe bashkëshortja ime, Nevrezi, mësuese e drejtuese në shkollat e qytetit, disa vite dhe në gjimnaz së bashku me të.

I urojmë jetë të gjatë me shëndet tëmirë e lumturi familjare Lutit tonë të nderuar e të respektuar!