Shkolla e parë shqipe në Kala të Dodës, mbartëse e traditave shekullore të dijes e shkollimit


Dicitura e fotos: Ministrja e Arsimit dhe Shkences, Lindita Nikolla, mes mësuesve të shkollës së Radomirës, nëntor 2017.

Krahina e Kalasë Dodës, me pozicionin e saj gjeostrategjik shumë të rëndësishëm nga ku sigurohet lidhja më e shkurtër dhe më e lehtë midis Ultësirës bregdetare e Luginës së Drinit të Zi me Kosovën e Pellgun e Pollogut, me kullotat alpine nga më të mirat në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, ku me sukses, banorët e kësaj krahine, që në lashtësi, kanë mbarshtruar delen rudë, duke siguruar një jetë ekonomike më të mirë në krahasim me krahinat tjera, ka krijuar një shtrat etneokulturor që krahas dukurive të përbashkëta kombëtare e makrokrahinore, kanë spikatur edhe disa veçori dalluese jo vetëm në zakone e tradita dhe në mënyrën e jetesës, por edhe në zhvillimin e dijeve e shkollës duke e përcaktuar Kalanë e Dodës një krahinë etnologjike elitare në të gjithë zonën verilindore të vendit tonë

DISA VEÇORI TË ZHVILLIMIT TË DIJEVE

E SHKOLLËS NË KALA TË DODËS.

Historia e zhvillimit të dijeve dhe shkollës, nuk mund të shikohet e shkëputur nga historia e përgjithshme e një vendi pasi ato janë tharma e përgatitjes dhe e gatimit të zhvillimeve historike, ndaj edhe zhvillimet historike të dijeve dhe shkollës, për banorët e krahinës së Kalasë së Dodës, ka qenë një obligim i përhershëm duke e konsideruar si pjesën më kreative të jetës. së tyre Duke shfrytëzuar të gjitha mundësit dhe lejimet e kohës banorët e këtij visi edhe kur kanë qenë mirë por edhe në periudha shumë të vështira arritën që të mbanin gjallë dëshirën për dije e shkollim.

Në visin e Kalasë së Dodës, dituritë dhe shkolla nuk janë zhvilluar të shkëputura nga njëra tjetra. Ato kanë patur gjithmonë lidhje e ndërveprim, madje edhe me kulturën e vendeve fqinjë dhe atë fetare. Për mungesë dokumentesh hershmërinë e zhvillimit të dijeve e gjykojmë mbi bazën e gjetjeve arkeologjike, të objekteve të kultit, të toponimisë, folklorit etnografisë etj. Të gjitha këto së bashku, ashtu të virgjëra siç janë, dëshmojnë një të vërtetë historike, për zhvillimin e një kulture të lashtë dijesh e deri te shkrimi i gjuhës në formën më të thjeshtë të saj. Shenjat e shkrimit të parë si piktografia, ideografia e më pas edhe të fonografisë i gjejmë për gjatë gjithë luginës së Drinit të Zi, Penestisë antike, e deri në Shkodër. Piktograme të tilla kemi edhe në teritorin e Kalasë së Dodës, si ato të gjetura në shpellën e Kalishtës, në të djathtë të grykëderdhjes së lumit Mallës në Drinin e Zi, të Kalishtës në bregun e Drinit të Zi, dhe në shpellën e Kepit të Fshatit, ku gjejmë vizatime skematike objektesh e kafshësh si dhe pjesë figurash njerëzore të mitizuara..

Hershmëria e zhvillimeve të dijeve e kulturës në Luginën e Drinit të Zi e cila nga Shkodra e deri në Prizren, Dibër e Ohër, shoqërohej nga rrugë të rëndësishme perëndim-lindje e anasjelltas ku ndodhej edhe visi i Kalasë së Dodës, e tregojnë edhe prania e dhjetra qendrave të banimit të quajtura Qyteza, emri i të cilave ruhet edhe në ditët tona si në Vilë, Fshat, Tallamaz (mes Shullanit e Radomirës, e Dode), të cilat flasin për një zhvillim ekonomiko-shoqëror, si dhe begati dijesh e kulture me vlera të veçanta :në fushën e organizimit shoqëror, në fushën e prodhimit, në kulturën e jetesës etj. Banorët e bashkësive blegtorale të Kalasë së Dodës, veçanërisht për mbarështimin e blegtorisë, sollën një begati të paparë eksperience e dijesh, të pasqyruara në mënyrën e jetesës e deri edhe me zbulime mjetesh e prodhimesh si djathi i Korabit, mishi i that i deles rudë, sexhadet e qylimat që punoheshin nga vajzat duararta dhe veshjet, veçanërisht ato të burrave që ishin të veçanta për bukurin, elegancën dhe vlerat e tyre në ruajtjen e shëndetit, të cilat u njohën jo vetëm në territorin e trojeve shqiptare por njiheshin dhe kërkoheshin edhe deri në dyert e Stambollit.

Për nivelin e lartë të dijeve në fushën e prodhimit po japim vetëm disa të dhëna për RABUSHËN, një instrument vlera e të cilit ishte një zbulim i madh i këtyre blegtorve mendjendritur që u shërbeu në qindra vjetë për marrëveshje, numërim e llogaritje para se të përdorej shkrimi. Rabusha ishte një mjet i thjesht i ndërtuar prej një copë druri, kryesishë lajthie, me gjatësi 20 deri në 50 cm. i gdhendur në katër anët, në faqet dhe këndet e së cilës, me majën e thikës, gdhendeshin shënja sipas një kodi të caktuar dhe bëheshin llogari të sakta të cilat ruheshin, madje edhe në vite, nga agallar esnaf e pronar bjeshkësh duke krijuar edhe biblioteka me këto instrumente, ku me studimin e tyre në vite përcaktonin edhe masat e një zhvillimi prespektiv. Rabusha përdorej në tregëti po veçanërisht në organizimin e staneve të bashkuara, ku shënoheshin krerët e deleve të gjithsecilit, sasia e bulmetit që do të merrte, shpenzimet që kryheshin në stan dhe sa duhet të paguante secili pjesëtar sipas numrit të bagëtive që kishte grupuar në stan etj.

Një veçori e zhvillimit të dijeve tek banorët e Kalasë së Dodës që tregon edhe hershmërinë e tyre dhe të banorëve të këtij visi është lidhja me fenë, madje që me paganizmin;ku njohuritë fetare nuk jepeshin e aplikoheshin si dogmë por lutja shoqërohej me rite..

Ndikim të rëndësishëm në përhapjen e dijeve e kulturës, veçanërisht për mënyrën e jetesës, në krahinën e Kalasë së Dodës kanë patur edhe rregullat e parimet e fesë Islame e cila që në mesin e shekullit XVI kishte pushtuar mendjen dhe zemrat e banorëve të kësaj krahine.

Me përhapjen e Islamit dhe ndërtimin e institucioneve fetare, teqeve dhe xhamive, në fshatrat e Kalasë së Dodos, krahas edukatës fetare këto institucione morën përsipër edhe përhapjen e  dijeve krysisht në fushën morale si dhe të shkollimit në gjuhën turke me anë të mejtepeve që ngriheshin pranë këtyre institucioneve.

Mejtepet, si shkolla në gjuhën turke, në krahinën e Kalasë së Dodës, filluan kryesisht në mesin e shekullit XVIII në zbatim të reformave të Tanzimatit; ku për vilajetet shqiptare të myslimanizuara lejohej hapja e shkollave fetare (medreseve) vetëm në gjuhën turke. Këto shkolla, të cilat janë një hap drejt shkollës shqipe, u ngritën pranë Xhamijave:

Në Radomirë në vitin 1902(1318 h)me mësues Hafuz Nexhipi. U hap shkolla katër klasëshe fetare ku krahas  dijeve fetare jepeshin edhe njohuri për gjeografinë, aritmetikë elementare, bukurshkrim etj.

Në Ploshtan;në vitin 1902 me mëses Molla Sadikun, Molla Tefiku, Molla Gafurri.

Në Kalis:Mejtepi u hap në xhaminë e katundit nën kujdesin e sheh Hasanit të parë, ku jepnin mësim:sheh Rremi, sheh Sheqiri e sheh Misimi.

Në Fshat;Mejtepi hapet nën kujdesin e sheh Salihit i cili ishte dhe nismëtar për shkrimin shqip me alfabet arab.

Në Xhaminë e Gjegje;Mejtepi hapet në vitin 1902;mësonin djemë por edhe vajza nga Gjegjet Bushtrica, Matraxhi e Vasija Jepnin mësim:Hafuz Shaban e Ramadan Lita

Mejtepi i Vasije u hap nga hoxhë Vasija, Haxhi Rexhepi, e Sheh Veseli.

Mejtepi i Vilës u hap në fillim të shekullit XIX. me mësues Osman Hasën (Molla Osmanin)

Mejtepi i Palushe;u hap pranë Xhamisë së këti katundi ku jepnin mësim Hafuz Potja, Molla Halili, dhe Sadik Potja i njohur si Molla Sadiku.

Sipas Selnames së vilajetit të Prizrenit të vitit1898 (1314h), ndërmjet të tjerash thuhet:”Ka një nahije që quhet Kalasi Nahije (Nahija e Kalasë). Kjo nahije ka 7 shkolla (mejtepe) me 350 djem dhe 100 vajza.. Kalaja ka kullota të mëdhaja ku kullosin mijra kokë bagëti. ”(H. Kaleshi, Vilajeti i Prizrenit). Krahas procesit muslimanizimit, në fshatrat e Kalasë Dodës, ka ecur edhe përgatitja e klerit mysliman që kryenin edhe detyrën e mësuesit pranë mejtepeve. Në fillim imamët e xhamive kanë ardhur nga vise të muslimanizuara më herët, ku qenë ngritur medrese për të përgatitur hoxhallarë e misionar të islamit, si në Prizren, Shkup, Tetovë, Selanik, Stambollë. Më vonë, bijë blegtorësh shtegtarë, e familjesh të pasura nga krahina, që nuk ishin pak, u shkolluan në këto medrese, duke formuar klerin mysliman vendas, deri edh me grada e tituj shkencore si, imamllarë, hafuzllarë e deri Shehulislam të cilët me interpretimet dhe predikimet e tyre, dhe në bashkëveprim me shehëlerët e teqeve, krijuan një mjedis fetar, ku parimet e Islamit, gjetën një shtrat përbashkësishë kulturore, dhë pika të shumta kontakti, me kulturën e jetesës dhe zakonet e traditat e këtij visi.. Njohja me parimet dhe rregullat Islamit, të banove të krahinës së Kalasë Dodës, nga këtë personalitete dhe detyrimi religjioz për t’i zbatuar ato, gjeti aq përshtatshmëri dhe pika takimi me proçeset e zhvillimit të jetës, të zakoneve e traditave të banorëve të Kalasë Dodës, sa duket sikur vetë jeta e këtyre banorëve e gjeti rrugën e Islamit duke dhënë një produkt me vlera në formimin e identitetit kulturor e moral për banorët e krahinës së Kalasë së Dodës..

Një nga rregullat themelore të Islamit që gjeti një shtrat kulturorë me përbashkësi deri në intimite të jetës së banorëve të Kalasë Dodës ishte Namazi, (lutja islame). Namazi nëpërmjet dy aspiratave; as lutje pa pastërti dhe As përpjekje shpirtërore pa përpjekje të njëkohshme fizike e shpirtërore, ndërtoi një dimension të ri në organizimin e jetës për banorët e myslimanizuar të këtyre fshatrave.. Falja e namazeve gjatë ditës, duke kryer dy elementët racional të namazit, pastrimin (abdestin) dhe lëvizjet në procesin e faljes, jo vetëm gjallëruan jetën e banorëve, veçanërisht të moshuarve dhe grave, por pas ndërtimit të xhamive dhe teqeve dhe kryerjes së namazit të përbashkët (në xhami me Xhematë), namazi fitoi edhe një dimension të ri shoqërorë. Namazi i përbashkët në xhami i bashkonte besimtarët, jo vetëm për lutje të përbashkëta, por edhe për takime të drejtpërdrejta midis tyre ku bisedonin, këmbenin mendime, merrnin informacion, dëgjonin imamët që bënin zbërthimet e Ajeteve të Kuranit dhe jepnin edhe porosi për ndërtimin e jetës me punë të ndershme dhe larg haramit e punëve të këqija. Kështu Namazi i përbashkët ku merrnin pjesë edhe gratë, për bashkësitë fshatare të Kalasë Dodës, mori atributet e një shkolle të bashkimit të përditshëm të besimtarëve vullnet mirë.

PËRPJEKJET E PARA PËR SHKOLLIM NË GJUHËN SHQIPE DHE SHKOLLAT E PARA NË PLOSHTAN E KALISË.

Zhvillimi i procesit mësimor në mejtepe pranë xhamive e teqeve, ishte i nevojshëm por jo i mjaftueshëm. për fshatrat e krahinës së Kalasë së Dodës. Në Radomirë, në vitin 1917, u bë përpjekja e parë për hapjen e Shkollës shqipe. nga një mësues që populli e quajti, “Hoxhë Llatini”, por duket se nuk u përkrah nga paria e vendit dhe u detyrua të largohej.

Sipas Xhemal Domit, Shefki Manellari, nga Radet e Radomirës, i cili kishte ra në kontakt me rilindës shqiptar në Selanik, në vitin 1918, hapi një Klasë për mësim në Rade por nuk arriti të grumbulloi fëmijë, pasi drejtuesit e mejtepeve kishin autoritet dhe të lidhur me parinë nuk e lejuan.

Përpjekje për hapjen e Shkollës shqipe u bënë edhe në Fshat. Mësuesi Ahmet Jashifi nga Gjakova, dhe Kol Shala nga Shkodra me gjithë përpjekjet e tyre nuk arritën të mbledhin nxënësit, të penguar nga kleri fetar e paria e fshatit. që nxitën popullin ti përzane pasi propogandonte shkrimin me shkronjat e Kaurrit, (shkronjat e alfabetit latin).

Lufta ballkanike e viteve 1912-13, dhe vitet e luftës së parë botërore, për banorët e fshatrave të Kalasë së Dodës ishin periudha më e errët e historisë së ksëaj krahine. Çdo vlerë e krijuar në shekuj, u përmbys dhe u shkatërrua si në ditën e kjametit. Të njëjtin fat patën edhe medreset e ngritura pothuaj në të gjitha fshatrat.

Vetëm në vitin 1922, pas largimit të pushtuesve serb Qeveria e Tiranës, me kërkesën e Osman Litës, dekretoi hapjen e dy shkollave shqipe në Ploshtan dhe në Kalisë. ndërsa mejtepet u rihapën në Radomirë, Caren, Ploshtan, Gjegje, e Fshat e vazhduan të funksionojnë deri në vitet 1943-44.  Shkolla e parë shqipe në Kala të Dodës hapet në nentor të vitit 1922 në fshatin Ploshtan. Në shkollën e Ploshtanit mësuan djem nga Ploshtani, Cereni, Radomira, Shullani, Vasijet, Matraxhi, Palushet, Bushtrica dhe Gjegjet. Shkolla e Ploshtanit filloi në Xhaminë e fshatit, me mësues Besim Dalliun, i cili kujtohet me respekt, deri edhe në ditët e sotme për përkushtimin e tij në detyrën e mesuesit por edhe si njohës i zakoneve e traditave në këtë krahinë që i pëlqente aq shumë. Besim Dalliu vinte nga familja e Dallinjëve, ku shquhej edhe një personalitet tjetër pinjoll i këtij fisi, Hafuz Ibrahim Dalliut nga Tirana, i cili veç veprimtarisë fetare, atdhetare e publicistike, ka lënë edhe vepra me vlera të larta edukative mes të cilave përmendet “Patriotizma në Tiranë”.

. Ndihmesë të rëndësishme për shkollën shqipe në Kala të Dodës, në fillimet e vitit 20 të shek:XIX., ka dhënë Harun Jakup Domi. i cili solli një abetare të gjuhës shqipe nga Konstanca e Rumanisë që u përdor në shkollat e Ploshtanit, Kalisit dhe Radomirës, ku Haruni kreu edhe detyrën e mësuesit.

Sipas Xhemal Domit( Arsimi në Kala të Dodës, Dorshkrim)në shkollën e Ploshtanit, që vazhdoi mësimin deri në vitin 1939, kur shkolla u mbyll, pati afërsisht 20-25 nxënës çdo vit. Gjatë këtyre viteve, në shkollën e Ploshtanit shërbyen edhe mësuesit Gjon Kabashi, Riza Riza, Gafurr Brika, Ibrahim Riza, Zeqir Zeka, Mahmut Josufi, Tef kuqani, Ali Sadik Ndreu, Rifat Domi Dhe në shkollëne hapur në Rade më 1937 Alush Isak Abazi.

Shkolla e Kalisit u hap në nëntor të vitit 1922 në shtëpinë e Adem Bajës me 34 nxënës me mësuesin nga Kosova, Mahmut Rrotulla. Kjo shkollë me disa nderprerje do të vazhdoj deri në vitete Luftës së Dytë Botërore, ku kanë dhënë mësim edhe mësuesit, Harun Jakupi, Mehdi Daci, Xhemali Shehu, nga Bicaj e Ali Dika (Ndreu), nga Sllova. Nxënësit e kësaj shkolle, sollën në fshatrat e Kalisit, jo vetëm dije e shkollim por edhe kulturë e zhvillim në të gjitha fushat e jetës.

(vijon në numrin e ardhshëm)