Dritë jete – një libër nga Mevlud Buci


Mevlud Buci,poet,publicist,analis,fabulist,gjurmues i pareshtur i shpirtit kolektiv popullor përmes fjalës së mençur,autor i 25 librave të zhanreve dhe fuqive estetike në rritje,vjen së fundmi me librin e ri,të strukturuar dhe konturuar në kapituj të ndryshëm,duke marrë në fokus,njerëz,vlera,të cilat ,duhet thënë, në mendjen dhe penën e tij, gjejnë një rrezatim të ri.Kjo së pari,sepse pena e Bucit zhdërvjellohet dhe lëviz në këtë zhdërvjelltësi përmes intonimit të sinqertë,duke u ndalur në bukuritë e shpirtit njerëzor,bukuri që gjendet më së shumti në rrjedhat e thjeshta të jetës njerëzore ,jo tek postet ministrore.

Shumë here, ky autor,me satirën e tij ka stigmatizuar elitën politike të korruptuar,përmes vargjeve plot nerv e të qëlluara.Kujtojmë vargjet:Ju nuk e njihni politikanin Sadush,ai kërcen si gështenja në prush”;ose:Celulari i deputetit,porsi varka në mes të detit” e të tjera fabula dhe poezi satirike plot nerv e patos kundërshtues të së keqes.Duhet thënë se kur vjen puna për të folur për njerëzit e thjeshtë ose për të evidentuarar atë të thjeshtën, satira e tij tërhiqet dhe vendin ia lë lirizmit ,shpirtbutësisë,respektit dhe dashurisë për vlerën që gjendet tek njerëzit e thjeshtë,punëtorët,mjekët,intelektualët,tek ata që çdo ditë përpiqen të gjejnë dhe të tejçojnë ato tipare që mbartin e rrezatojnë mirësi,besnikëri,humanizëm,të vërtetën,larg shtirjes dhe manipulimit,larg kapardisjes dhe tamtameve idioteske që gjenden me shumicë tek elitat e korruptuara shqiptare.

Mevlud Buci e sendërton frymëzimin e tij në fjalë të rrokshme dhe të shkruara me nervin e përkushtimit dhe dashurisë njerëzore,pikërisht për këta njerëz,të cilët ndër dekada,mote, dhe në rrjedhën e një kohe të heshtur, e kanë gdhendur profilin e tyre,larg zhurmave mediatike dhe qasjeve reklamuese,po puna e tyre është e madhe,sepse ajo është bazamenti i vërtetë i kombit,shoqërisë,është e qëndrueshme ,sepse në të gjendet mundi dhe sakrifica në përkushtim të jetës,të njerëzve,duke ruajtur dashurinë për dijen ,respektin për të parët,duke kërkuar shtigje të reja të naltësimit të vetvetes në kohrat e shkuara ato që janë e do të vijnë.Kështu ai do të evidentojë doktorKurt Kurtin nga familja Kurti e Xibrit të Matit,një personaitet i dashur për njerëzit,pinjoll i një familje me emër,po edhe me tetë pjesëtarë të kësaj familje që ndoqën dijen e mjekësisë dhe u bënë njerëz të nevojshëm për komunitetin.Evidentimi i vlerave të këtij mjeku është një çast i këndshëm ku lexuesi ndalet të mendojë për gjithë figurat e atyre mjekëve të nderuar që bënë”Betimin e Hipokratit” dhe rikthyen në jetë me mendjen dhe përkushtimin e tyre sa e sa jetë njerëzore.Duke shkruar për figurën e tij ,Buci u bën një nderim të gjithë mjekëve të përkushtuar të cilët, pa u legjendarizuar,krijuan aureolën e humanizmit në kohë të trazuara e më të qeta duke merituar dashurinë dhe mirënjohjen njerëzore.Buci si një hulumtues i shpirtit njerëzor,i vlerave të tij dhe i vlerave profesionale të njerëzve,si gjurmues i  palodhur i tyre,e tejshtrin vështrimin,i jep gjeografi kombëtare,duke na sjellë njerëz të trevave të ndryshme me të cilët ai ka kontaktuar,ka folur dhe ka krijuar miqësi e afrimitet.Kështu spikat shkrimi për Hasan Buçpapajn nga Markaj i Krasniqes së Tropojës dhe vështrimi hidhet në Rrogozhinë,ku flitet për familjen Skuqi,një familje me emër në këtë trevë të Shqipërisë së Mesme.Si vizatues i palodhur i portretit të njerëzve ,vemë re se ai nuk i shikon ato vetëm në spikatjen e një njohjeje rastësore,as me qëllim- prezantimin e tyre përmes rastësisë,po si njerëz që vijnë nga një histori fisi,nga një suazë kohe  ,që mbjellin personalitetin e vet në truallin e begatë të komunikimit dhe mirënjohjes njerëzore.Kështu në libër do të ndeshim shkrime plot pathos dhe  ndjenjë si për:Jashar Delishin që nderon Selishtën;Enver Kaloshin,martir të demokracisë,Latif Mihën ; për Osman ,Xhemal e Latif Mihën dhe djemtë,për për Kalorësin e Lirisë, Selim Brahjen e Saukut e dhjetra portrete të tjerë,të njohur e të panjohur,më shumë të panjohur,po që pena e Bucit i nxjerr në dritë me thjeshtësi dhe kreativitet.Gazetaria e sotme,një gazetari skupesh,ku një topmodele ka më rëndësi për shkak të ekspozesë së trupit sesa një vajzë e thjeshtë që punon në një fasoneri,e ka harruar pikërisht këtë vajzë të thjeshtë,shtypjen dhe shfrytëzimin mizor të saj ,kur paguhet fare pak.Në këtë mënyrë kjo lloj gazetarie që rend drejt tregut të parasë dhe fitimit,ia ka shitur shpirtin djallit dhe i shërben asgjësë.Buci na mëson se duhet ndalur tek këta njerëz,tek e vërteta që ata mbajnë në supe dhe kush është pikërisht kjo, ai mirë na e shpjegon duke na dhënë histori,episode,duke rreshtuar dhjetra e dhjetra emra ,të cilët renditen në kolektivitetin anonim të korit të jetës ,po që në penën e gazetarit marrin një profilizim ndryshe.Kjo lloj gazetarie shkëlqen nga thyerja e paragjykimeve dhe tabuve dhe i afrohet së vërtetës,asaj që zbret në kontaktet dhe vlerat njerëzore,vlera që dinë të çmohen vetëm nga bartësit e tyre ,dhe jo nga ata njerëz që tërhiqen nga vlerat e përkohshme të bujës dhe të vetreklamës bezdisëse.Në këtë kuptim ,Buci bëhet interpret i së thjeshtës ,i domosdosë që e tejshkon në fijet e një arsyetimi të natyrshëm,larg të menduarit steriotip, po duke krijuar të menduarit e vet.Kështu ,në aktin shkrimor, ai është i pangjashëm,jo vetëm se epitetet i gjen me shumicë dhe ato zbërthejnë në sinoniominë e tyre  një dallgëzim të shpirtit dhe të afrimit,po se përmes tyre zbulohen detaje dhe të dhëna interesante.Kjo ,se Buci është gazetar me laps në dorë,po edhe i kontakteve të gjalla,kontakte që vijnë nga shkëmbimi i një cigareje,nga një ftesë,nga një fjalë e mençur apo një kujtesë e largët.Është impresionuese kjo,madje një tregues i qartë se gazetaria dhe publicistika e tij ngarkohet tejdukshëm dhe dukshëm me poetikën e jetës që buron nga karakteri dhe suksesi në jetë i protagonistëve.Vetë fakti që në libër gjejmë një shumësi emrash  sa të rëndësishëm aq edhe dytësorë  apo tretësorë,tregon se vëmendja e gazetarit nuk është kalimtare,përkundrazi ajo thellohet nga përkushtimi dhe dashamirësia për ta njohur njeriun,për ta mbajtur mend e për të mësuar prej tij.

Si krijues aktiv,punëtor i fjalës dhe kërkues i saj,hulumtues po edhe zbatues në kontekste të gjera të tematikës dhe botëkrijimit,Buci nuk harron që fjalën ta rendisë  në radhuan e një mendmi të hapur pa komplekse,dhe kjo është nga veçoritë origjinale të stilit të tij në aspektin vlerësues të stilit sipas frymës që përcjell.Aq shumë i afrohet personazhit rel ,sa çdo shkrim ai e shoqëron me një vjershë hyrëse që Buci e quan baladë,po baladës i merr vetëm fillesën e fjalës,(balare:vallëzoj) sepse ai duket sikur do të vallëzojë me imazhet e fjalës njeri.Poezia e tij përkushtuese i ngjet rapsodisë, po edhe një himni duke zbërthyer shpirtin e njeriut, vlerat e tij.Qenësia e vlerave  duket se është kryetipar  i kërkimit dhe rendjes ndaj tyre,dhe, sapo ato zbulohen ,Buci nxiton gjithnjë brenda temperamentit të stilit të tij shpërthyes që këto vlera t`i gdhendë shpejt e shpejt, sepse sikur do të na kumtojnë e ato nuk janë aq shumë se shumë e më shumë vlera kanë njerëzit e tjerë dhe ata që u ngjajnë atyre.Kështu ai krijon tipologjinë e ngjashmërisë së sojit njerëzor,një tipologji që gdhendet dhe skalitt mbi të,të mirën,të bukurën,mbi besën dhe përkushtimin,mbi gjithë atë traditë të vjetër që nuk mund të thuret e të kujtohet pa sjellë ndërmend njerëz të tjerë e të tjerë,dhe kështu duket se krijohet simfonia e shpirtit njerëzor,një uverturë e gjallë e këtij shpirti që kumbon në zemrat e  bashkëkohësve dhe do kumbojë pafundësisht.Baladat e tij,po i quajmë të tilla ,nxjern në pah të mirën,të bukurën,atdheun fisin,kohën dhe kuptimin e saj ,portretin fizik dhe moral të protagonistëve,gjithë atë begati të njeriut që nuk mund të kuptohet ndryshe si e thjeshta dhe e vërteta.Kjo e tjheshtë dhe e vërtetë nuk do ishte ndonjë vlerë ,sikur do të na thotë Buci,nëse jeta nuk do sofistikohej kot së koti,pa pikën e kuptimit,nëse nuk do rrihej aty po të kalohej në krahun e panatyrshëm të mashtrimit dhe verbimit të të tjerëve përmes mashtrimit.Dhe sa herë vendoset pikërisht ky raport i përmbysur qëllimshëm,e thjeshta dhe e vërteta sillet si nevojë për të parë veten dhe për të ecur përpara,dhe kjo buron si një kumt nëntekstual në publicistikën e Bucit.

Proza e Bucit nuk u ndahet vlerave. Ato mbeten të shenjta, konkuruese e, mbi të gjitha, njerëzore. Zëri i studiuesit mbetet një trumbetë që gjëmon në këto kohë traumatike kur vlerat asgjësohen nga paraja,heshtja, indiferenca ,çorientimi i pamenduar  dhe klithja e ekzistencës përmes të fiktit social.Ndaj poeti i ngjet një maratonomaku që rend e s`ndalet për qëmtimin e këtyre vlerave, vënien e tyre në spikamë.Ai këto vlera i heton që nga lashtësia e historia e mëvonët(për epikën budiane shkruan një poemë duke u ndalur tek Budi ,Gur i Bardhë e më pas në zemër të Arbrit).Për Hafiz Ibrahim Dalliun,fetarin,eruditin dhe atdhetarin e përkushtuar;për të ardhur në balada të tjera të bukura me rima buçitëse e ritme energjike,ku zëri i poetit gjëmon dhe derdh vrulle ndjenjash e mendimesh të zjarta e me pastërti shpirti.Shkruan baladë për Hidër e Hysen Mihën,Osman,Xhemal, Latif Miha dhe djemtë,për të cilësuarin prej tij: Kalorës të Skënderbeut ,Jusuf Selim Brahja,baba i të shquarit Selim Brahja, për miq e shokë,njerëz të thjeshtë e njerëz të artit.Edhe në balada ai nuk i ndahet fuqisë së tij portretizuese emancipuese.

Janë interesante reçensat e Mevlud Bucit për autorë ,dukuri apo qasje të ndryshme ndaj letërsisë.Si një kulturolog,njeri me një përvojë të gjatë në lëmë të kulturës dhe aktshkrimit,po më së shumit i dalluar për tiparin e tij pasionant në afrimin e pëlqimit ndaj krijimtarisë së shokëve,ai dallon nga ai zhgan letrarësh që zgjedhin heshtjen në vend të shqiptimit dhe prononcimit.Artikujt e tij kritikë ,dallohen për “bluarjen’e materialit,”copëzimin’e tij analitik dhe shoshitjen e informacionit,duke ia dhënë lexuesit vlerat e autorëve që Buci merr në konsideratë.Buci nuk është nga ata që nuk shikon traun tek vetja për të shikuar qimen tek të tjerët,përkundrzai ai poetët e tjerë i mirëpret dhe i ‘”pajis”me cilësi që ai mendon se i  meritojnë,u jep çertifikatë mirënjohje nga që nuk e kanë marrë dot në gjendjen civile të egos.Kështu Bajram Canametin e quan Çajupin matjan,Hamdi Hysukën, Hajne të Matit,ndërsa Basir Bushkashin Esenin.Kjo vjen se ai mbështetet tek tipologjia e krijimtarisë së tyre,po edhe nga dëshira e dashuria ndaj krijuesve të zëshëm,që dallon dhe të prek për mungesën e egos,cilësi kjo e krijuesve të vërtetë.Dallojnë recensat për këta poetë,po edhe për librin e Shaqir Skarës”Dritëhijet e një poeti” që i kushtohet Bardit dhe poetit Naim Plaku,i cili ka shkruar tekste që janë bërë hite këngësh kombëtare.

I dashuruar me vlerat njerëzore,përsërisim: jo ministrore, po edhe me vlerat e tabanit të lashtë,të shpirtit të popullit,(kujtojmë veprat e mëparshme: Fjalori Frazeologjik i Dibrës,sidomos),Buci zotëron një përgatitje në manovrën e fjalës që e bën origjinal,të kulluet,diskret dhe që dallohet nga tonaliteti  i vibrimit bucian.Kështu me të drejtë ndjejmë jo vetëm peshën drithëruese të fjalë përmes ndjesisë së saj,po edhe përhapjen rrezatuese të saj përmes forcës përshkruese dhe zgjeruese në përcaktimin e tablove që shpalosen nga një njohje dhe një kujdes regjistrues ndaj fakteve- detaje.Kuptohet ,se ai nuk shkruan exkatedra,po shkrimi i tij buron përmes palodhshmërisë për ta regjistruar shkruar e mbajtur mend fjalën e mençur,sepse fjala humbet vetëm nga mendjet indiferente,po kurrësesi nga pasionantët dhe dashamirësit e saj.Dhe kështu kemi një libër që shpalos një botë të tërë,krijon një mozaik tematik të ngrohtë,thellon dijet për jetën dhe frymëzon dashuri për njerëzit në këtë kohë të materializmit shterp.Personazhet realë,kanë qenë me fat që ndodhen në penën e Bucit,po edhe autori ka po të njëjtin fat, sepse prej tyre ka mundur të frymëzohet e të mësojë.Është një ndihmesë e ndërsjelltë,kurrësesi përjashtuese,po krejtësisht e motivuar si në një gjetje fati. Libridallohet pikërisht për këtë,po nuk mund të ndalet vetëm këtu.Ai ka pangjashmëritë tematike dhe shumësi arketipale që na sjellin parafytyra dhe sendërtime të këndshme,duke krijuar kështu një aureolë të shpirtit njerëzor dhe të lavdisë së tij përmes vlerash, por edhepërmes penës dinjitoze të një gazetari,shkrimtari,poeti,kulturolgu,studiuesi,gjurmuesi të palodhur,këmbëngulës dhe dinjitoz në paraqitjen e vlerave që vërtetë e meritojnë,po është pena e Bucit që këtë meritë e skalit me art e rrjedhshmëri të vrullshme e të hollë…