Shkolla e parë shqipe në Kala të Dodës, mbartëse e traditave shekullore të dijes e shkollimit


(vijon nga numri i kaluar)

Zhvillimi i arsimit e kulturës në fshatrat e Kalasë Dodës

pas çlirimit të vendit.

Masivizimi i shkollës dhe i arsimit në kushtet e Shqipërisë së prapambetur përbënte një nga objektivat themelore të politikës arsimore të udhëheqjes partiake dhe shtetërore në Shqipërinë e sapo çliruar.

Zgjedhja e sistemit socialist si model i zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë,përcaktoi edhe rolin e shkollës në këtë proçes si intitucioni më i rëndësishëm në përgatitjen e qytetarve të kësaj shoqërie. Reforma arsimore e vitit 1946 dhe një sërë urdhëresash e dekumentash partiake e shtetërore synonin dhe realizuan ristrukturimin e gjithë sistemit arsimor ekzistues për transformimin dhe ndërtimin e një shkolle cilësisht të ndryshme,ku shteti merrte përgjegjësitë e organizimit por edhe të kontrollit të plotë mbi këtë sistem, duke përcaktuar kuadrin ligjor,programet dhe planet mësimore,mënyrën e organizimit dhe financimit etj.

Vetëm pas shtatorit të vitit 1944 kur edhe në Kala të Dodës, erdhën udhëzimet  e Konferencës Arsimore të 2 shtatorit 1944,që u mbajt në Gjirokastër dhe të Kongresit të Parë të Arsimtarve të Shqipërisë që u mbajtë në Korçë më 25-27 nëntor 1944, ku nënvizohej qartas karakteri masiv e popullor i Shkollës së Re Shqipe,filluan përpjekjet e organeve drejtuese  të pushtetit vendor,që ishin Këshillat Nacional-Çlirimtare për  hapjen e shkollave dhe për një punë të organizuar të luftës kundër analfabetizmit.

Në tetor të vitit 1944, në saj të një pune serioze të organeve të pushtetit vendor dhe të gadishmërisë të admirueshme të popullit u bë e mundur që të rihapet shkolla fillore në Ploshtan me mësues Qazim Kuqashi, Qamil Hoxha dhe Rifat Domi.Shkollën fillore të Ploshtanit e frekuentonin nxënësit e fshatrave Ploshtan,Vasije ,Ceren dhe Shullan.Ndërsa në dhjetor të vitit 1944 u hap shkolla fillore Radomirë e cila frekuentohej nga fëmijtë e pesë lagjeve të këtij fshati.

Nga dhjetori  1944 deri në qershor 1945 u hapën shkolla fillore edhe nëGështenjë-Kalis me mësues Mehdi Dacin,  në Gjegje me mësues Qazim Zylfi Domin dhe në Fshat me mësues Ahmet Brikën.  Në këto shkolla mësimi zhvillohej  sipas kushteve të luftës. Ndërsa në vjeshtën e vitit 1945 filloi mësimi i rregullt për vitin kalendarik me udhëzime, programe e tekste mësimore duke e xhveshur punën mësimore në shkolla nga  metodat e shkollimit partizan të zhvilluar gjatë luftës Nacionalçlirimtare.

Masivizimi i shkollës dhe transformimi i saj në një shkollë ku të mishëroheshin pikpamjet e lirisë e demokracisë me qëllim që ajo të konceptohej si shkollë socialiste u përcaktua me detyrat e Reformës Arsimore, të vitit 1946.

Një nga detyrat e rëndësishme që përcaktonte Raforma Arsimore e vitit 1946 ishte lufta kundër analfabetizmit me qëllim që të gjithë të rinjtë e të rejat nën moshën 40 vjeç të mësonin shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe. Duke qenë një problem parsor i shtetit,si kudo në Shqipëri edhe në fshatrat e Kalasë Dodës,u zhvillua fushata kundra analfabetizmit me një përkushtim të paparë jo vetëm nga organet e Pushtetit Popullor por edhe nga pjesmarrja dhe dëshira e papërmbajtur e të rinjve dhe të rejave për të mësuar shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe.Sipas të dhënave që na ofron studjuesi Isa Halili në librin “Kukësi në sofrën e arsimit kombëtar”mësojmë se edhe në fshatrat e Kalasë është zhvilluar një punë kolosale ku qindra  të rinjë e të reja të moshës jo shkollore mësuan shkrim e këndim dhe kryerjen e disa veprimeve të thjeshta arithmetike në këto kurse.

Në të gjith fshatrat  e zonës, zhvilluan mësimin 42 kurse të luftës kundër analfabetizmit, ku mësuan të lexojnë e të shkruajnë mbi 200 të rinjë e të reja.

Zbatimi i Reformës Arsimore edhe në fshatrat e Kalasë Dodësu konkretizua, duke filluar me hallkën bazë të sistemit arsimor-shkollën fillore. “Programi i Shkollës Fillore”më 1946,teksti i Abetares dhe tekstet e tjera u mirpritën,jo vetëm nga mësuesit,por edhe nga nxënës e prindër,të bindur se kjo punë po fillonte mbi bazën e traditës kombëtare të shkollës shqipe.

Në vitin shkollor 1948-1949, në 16 fshatrat e lokalitetit të Kalasë Dodës me qendër në Ploshtan,u vunë në fuksionim 12 Shkolla  fillore  në fshatrat: Ploshtan, Ceren, Radomirë, Shullan,Kalis,Vilë, Gjegje, Palushe, Bushtricë, Fshat, Buzmadhe e Çajë duke siguruar kushte për tërheqjen e të gjithë fëmijve të fshatrave  të lokalitetit Kala e Dodës  në arsimin e detyruar fillor.

Në vitin 1948, pranë shkollës fillore në Ploshtan, u hap edhe klasa e 5-të e shkollës shtatëvjeçare, e para në krahinë e cila do të bëhej edhe vatra e parë e përgatitjes së kuadit arsimor për shkollat fillore që do të hapeshin në vazhdimsi.Shkolla u hap në ndërtesën dy katshe të hotelit të vllezërve Rufat,Myslim e Sadik Maliki,të cilët e dhuruan për hapjen e shkollës pa asnjë shpërblim. Në klasën e pestë, të hapur për herë të parë, u rregjistruan 14 nxënës të ardhur  edhe nga Bushtrica, Çaja e Kalisi. Nxënësit e parë të kësaj klase ishin:Xhemal Domi,Xhemal Cala,Axhem Sufa, Ramadan Gjorllaku, Ali Kovaçi, Nuri Skeja, Bajram Brika,Abdurrahman Tota,Ilmi Palushi, Xhafer Koka, Asllan Matraxhi e Qerim Lama. Drejtor i shkollës ishte Qazim Kuqashi nga Elbasani, e më pas Guljem Gjoni e Ekrem Kruja nga Shkodra dhe Halim Shehu nga Vlesha. Kuadri mësimor në fillim u plotsua me mësues të ardhur, kryesisht nga Shkodra, si Iljas Lumani, Bahri Mesi,Xhabir Topalli, Gabriel Prokola, Lezina Gjini,por edhe nga Kuksi,si: Qamil Hoxha, Enver Onuzi, Angjelina Kastrati, Ethem Dogjani e Halil Korbi;si dhe Gani Skuka prej Maqëllare.etj.Ndërsa mësuesi i vetëm i krahinës që jepte mësim në këtë shkollë  ishte Malik Lika. Ardhja e mësuesve nga shkodra ndikoi dukshëm jo vetëm në rritjen e nivelit metodik e shkencor të mësimdhënjes por e ktheu shkollën edhe në një qendër  kulturore e argëtimi për nxënësit dhe të gjithë të rinjve të fshatrave përrreth. Në vitin 1952,kur këta nxënës merrnin dëftesat e lirimit,klasa e pestë dhe e gjashtë ishin të plotmbushura me nxënës duke siguruar një vijimësi normale të shkollës parë shtatë vjeçare në krahinën e Kalasë Dodës.

Nuk mund të lëmë pa përmendur veprimin e mrekullueshëm të familjes së Ymer Sul Hidrit(Feratit) në Ploshtan dhe Sami Isa Vishës e Sheh Muratit në Ceren,si dhe Mehmet Madanës në Radomirë,që pranë dhomave të miqve në shtëpitë e tyre, paisën me shpenzimet e tyre dhomat ku banonin mesuesit,duke u siguruar edhe përgatitjen e ushqimin për çdo ditë ashtu siç hanin në familjet e tyre pa asnjë shpërblim.Këto familje ishin shtëpi të mëdha me një ekonomi të mirë e cila sigurohej kryesisht me mbarshtimin e dhenve.

Në vitin 1953,fshatrat e Kalasë Dodës: Radomira, Cereni,Ploshtani,Vasijet dhe Shullani  me kërkesën e tyre kaluan në vartësi administrative të Qarkut  Dibër.

Po në vitin 1953, për fshatrat që mbetën në varësi administrative të Qarkut Kukës,në vendin e quajtur Guri i Qyqes,në mes të fshatrave Bushtricë,Gjegje dhe Palush e Matraxh, u hap klasa e parë e pestë e shkollës  shtatëvjeçare  në godinën e re të ndërtuar në afërsi të godinës së lokalitetit, qendër administrative e fshatrave të krahinës Kala e Dodës që mbetën në varësi administrative të Qarkut Kukës.Drejtor i parë i shkollës shtatëvjeçare Bushtricë ishte Rifat Domi i cili ka dhënë një kontribut të vyer në zhvillimin e arsimit në krahinën e Kalasë Dodës.Ndërsa mësuesit e parë të shkollës shtatëvjeçare ishin Ali Shehu e Ali Domi,Lazam Koldashi,Abdurrahman Tota,Nezir Jata, Ilmi Palushi,e më pas Qerim Cena, Miftar Halili,e Hamit Bajraktari nga Bicaj si dhe mësueset e ardhura nga rrethet tjera si Violeta Xhakollari,Violeta Papandoni,Sanda Doraci,Merita Topulli e Shqiponja Çino ardhur nga Gjirokastra si dhe Dhurata Qinami etj.

Shtrirja e arsimit shtatëvjeçar në Kalis në vitin 1959 në Fshat më 1960, në Vilë më 1964 dhe në Radomir më1966,krijuan mundësi që pothuaj   të gjithë fëmijtë  e fshatrave  që ishin jo më larg se 3 km të përfshiheshin në arsimin e detyruar shtatëvjeçar duke siguruar tërheqjen e mbi 80 % të nxënësve,në këtë hallkë të sistemit arsimor.

Duhet të vemë në dukje se shkollat shtatëvjeçare duke u ngritur pranë shkollave fillore ku frekuentimi ishte i detyruar edhe për vajza,tërheqja e tyre në arsimin e detyruar shtatëvjeçar nuk solli shumë probleme as për drejtorit e shkollave dhe as për organet e pushtetit në bazë.

Në vitin 1967  arsimi shtatëvjeçar  u bë arsim tetëvjeçar i detyruar.Hapja e shkollave tetëvjeçare edhe në Çajë më 1968 në Buzmadhe më 1969 dhe në Gështenj-Kalisë më 1970 si dhe hapja e shkollave të ciklit ulët  në fshatrat Tejs,Çernjevë, Shullanë e Vasije të Kalasë Dodës; që ishin  kthyer në juridiksionin e Qarkut Diber,si dhe në Gurrë-Kalis në Mëhallën e Poshtme në Pralisht, në Vilë, në Shpat(Mëzhuzh) dhe Barruç, në Bushtricë në Livadhe të Braze, si dhe në Shkinak e Çajë të Epër,krijuan mundësi që fëmijtë e të gjitha fshatrave të Krahinës së Kalasë Dodës të përfshiheshin në arsimin e detyruar tetëvjeçar.Kështu edhe në krahinën e Kalasë Dodës, u realizua një nga objektivat  më të rëndësishme të Reformës arsimore  që ishte masivizimi i shkollës mbi kritere ligjore e drejtuar dhe organizuar nga Partia Shtet.

Vitet 1960  qenë të mbushura me ngjarje të mëdha  në jetën ekonomike, shoqërore e politike  të vendit tonë.Ndarja nga Bashkimi Sovjetik ,Kolektivizimi i bujqësisë edhe në fshatrat e malsisë,lëvizjet revolucionare si ajo kundër fesë e zakoneve prapanike e për emancipimin e gruas;sollën nevojën e riorganizimit të shkollës që nga themelet e saj.

Në analizën e këtyre problemeve të shkollës,organet drejtuese qendrore të partisë e pushtetit  përcaktuan drejtimet e riorganizimit të shkollës me qëllim të lidhjes së saj me jetën,dhe në përgatitjen e kuadrit të nevojshëm për organizimin dhe drejtimin e jetës ekonomike dhe shoqërore në vend.

Zhvillimi i dijeve dhe kulturës edhe në fshatrat e krahinës së Kalasë Dodës, nuk mund të përceptohet pa kontributin e mësuesve e shkollës. Kultura dhe arsimi janë komplementare,e në këtë kuptim nuk mund të kuptohen pa njëra tjetrën.

Riorganizimi i përmbajtjes së punës mësimore edukative që do të synonte në lidhjen e shkollës me jetën,të teorisë me praktikën, dhe të forcimit të punës edukative me vendosjen e tre komponentëve mësim, punë prodhuese e kalitje fiziko-ushtarake në radhë të parë do të ishte detyrë e trupës mësimore të këtyre shkollave. Mobilizimi i mësuesve në të gjitha shkollat ,edhe pse në kushte shumë të vështira ,veçanërisht për ata mësues që nuk jepnin mësim në shkollat e katundeve të tyre e detyroheshin të udhtojnë edhe mbi 2 orë në borë e në shi vetëm për të shkuar pranë shkollës ku jepnin mësim,pa llogaritur kthimin për në shtëpi, që sa herë i zinte nata në rrugë, ata nuk u dorzuan kurrë para këtyre vështirsive,madje me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me një sedër e ambicje nxitëse, garonin midis tyre për të arritur rezultate sa më të mira me klasën dhe nxënësit e tyre por edhe me shkollën e tyre

  fshatrat e krahinës së Kalasë Dodës, si kudo në krahinat malore,ku institucionet e mirfillta të kuturës mungonin, mësimin e dijeve kulturore dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive e kanë organizuar,drejtuar dhe kryer  mësuesit dhe nxënësit, në bashkëpunim me të rinjtë dhe të rejat e fshatrave, jo vetëm në ambjentet shkollore por edhë në fshat e natyrë sipas kushteve që kërkonte kryerja  e saj.

Dijet kulturore për nxënësit jepeshin nëpërmjet, organizimit të rretheve të ndryshme që ngriheshin pranë shkollave si rrethet e natyralistëve dhe biologve,rrethet e mbledhësve të gojtarisë popullore dhe folklorit,rrethet  letrarve të ri dhe të gjuhtarëve, rrethet e historianëve  e arkologëve, rrethet sportive etj. Në këto rrethe jo vetëm që jepeshin dije teorike dhe praktike në fushat përkatse por formonin edhe shprehi  loje e interpretimi si në aktivitete sportive ,në mesimin për të interpretuar në vegla muzikore,në kërcim vallesh popullore etj. Nga këto rrethe dolën instrumentist e valltarë deri virtuoz që shkëlqyen në aktivitet kulturore e sportive që zhvilloheshin në takime mes shkollash,në festivele e olimpiada por gjallëruan dhe ngritën nivelin e interpretimit  edhe në dasma festa e aktivitete të tjera duke krijuar kënaqësi e emocione frymzuese te shikuesit.     

Kontributi i drejtuesve dhe mësuesve të këtyre shkollave,vendas dhe të ardhur,për këtë periudhë kohe në zhvillimin e proçesit mësimor edukativ,ka qenë i jashtëzakonshëm.

Në shkollën tetvjeçare Ploshtan,pas viteve 1965 kanë drejtuar shkollën:Xhemal Cala,Beqir Shehu,Jahe Delia,Nezim Deda,Abaz Daci,Sulejman Istrefi,Rasim Deda,Shaqir Kovaçi,Shpëtim Brika,Isa Lita dhe Rushit Mena.

Kanë dhënë mësim në këtë shkollë, pas vitit 1965,përveç drejtorve që përmendëm,mësuesit,Servet Ferati,Shemsi Hysa,Ramiz Shehu,Subi Deda,Jahe Delia,Nezim Deda,Ismet Sinani,Shehat Palushi,Ibrahim Daci,

Shkolla 8 vjeçare Ploshtan kishte në varsi tre shkolla të ciklit të ulët:Shkollën e Ploshtanit,Vasije dhe Shullan.

Në Shkollën fillore të Ploshtanit kanë dhënë mësim këta mësues:Ramadan Gjorllku,Shaqir Kovaçi,Mirjana Kaziu,Fllanxa Ferati,Hatixhe Kadia, Jonuz Daci.

Në Shkollën Fillore Vasije:Maliq Lika,Eshref Përzhilla,Ali Lita,Zia Shehu,Luljeta Shehu.

Në Shkollën Fillore Shullan: Xhelal Abazi, Rrahim Lahi,Bedri Abazi,Sait Borishi.

Në vitin 1956,Shkolla 7 vjeçare Ploshtan kalon në fshatin Ceren me nxënës që vinin nga gjithë zona e Kalasë Dodës. Drejtor shkolle kanë qenë:Eqerem Kruja,Fehmi Xhepa,Ferit Hasani Shemsi Hysa, Miftar Halili, Iljaz Palushi. Shkolla 7 vjeçare qëndroi 10 vjet në Ceren,dhe në vitin 1965;klasat e larta të arsimit të detyrueshëm kalojnë përsëri në Ploshtan;dhe për fshatrat Ceren Radomir hapet Shkolla 8 vjeçare në Ujmirë me emrin Shkolla 8 vjeçare Radomirë.Në Shkollën 8 vjeçare Ceren kanë dhënë mësim,përveç drejtuesve që përmendëm më lart,Xhafer Martini, Naim Plaku,Veli Spata, Alush Cala, Sami Shehu,Gani Beqiri,

Në ciklin e ulët të kësaj shkolle kanë dhënë mësim,duke filluar që nga viti 1947 mësuesit Mehdi Daci, Ndoc Deda nga Shkodra, Basri Noka nga Novosej,Sali Domi, Cen Domi, Met Dogjani,dhe më pasAxhem Sufa,Faik Shehu,Bajram Çekiçi.

Në Shkollën 8 vjeçare Radomir pas vitit 1965 kur u hap kjo shkollë;kanë drejtuar Shkollën:Xhemal Domi,Miftar Halili,Bajram Ndreu, Murat Halili,Shezivar Koka,Rrahman Gjoka,Fidane Kadiu.Kanë dhëne mësim në këtë shkollë përveç drejtuesve,mësuesit:Fahri Hysa Gani Beqiri,Rifat Selmani,Jeshar Hoxha,Hajredin Madana,Pëllumb Elezi,Ismet Sinani Agim Çekiçi,Ethem Shehu,Jasim Mandrri,Manushaqe Sinani,Naim Çorja Rrahim Shehi,Idris Kadia Fidane Kadia.

Shkolla 8 vjeçare Radomirë kishte në varësi:Shkollën e ciklit ulët Tejs, Çernjevë dhe Strodok e cila u hap në vitin 1984.

Në shkollën e ciklit ulët Çernjevë(Kullas)kanë dhënë mësim këta mësues:Faik Shehu,Subi Abazi,Misim Shehu,Mahmut Çima,Dostan Kolgjini,Lindita Domi e Safet Shira.

Në ciklin e ulët Tejs,kanë dhënë mësim:Që në vitin 1946 kur u  hap për herë të parë mësuesit:Harun Jakupi,e më pas mësuesit e ardhur nga Shkodra:si Vaskë Peraj,Luçie Ndoja,Lezina Gjini,Luigj Pici,dhe mësues vendas si:Zurie Ahmati(Koka),Fatime Brika,Burbuqe Domi,Sabihate Domi,Mimoza Domi;si Ismet Çorja,Agim Shehu,Bajram Çekiçi,Bedri Abazi,Bashkim Hoxha,Vasfi Cibaku,Xhevdet Hoxha.

Elektrifikimi i vendit në vitin 1970,ishte një ngjarje e rëndësishme edhe për nxënësit e mësuesit  e sistemit shkollor në Kala të Dodës.Drita elektrike pranë çdo familje,jo vetëm që lehtësoi punën përgatitore të nxënësve e mësuesve por ndikoi edhe në nivelin e pervetësimit të dijeve nga ana e tyre .

               

Arsimi i Mesëm Në Kala të Dodës.

Nevojat  e arsimimit të mesëm,për mësues,punonjës shëndetësie,specialistë në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë,si agronomi,zotekni,veterinari,ekonomist etj,deri në vitin 1676,u  morën përsipër nga qeveria shqiptare që të plotësoheshin  me dërgimin e kontigjenteve të planifikuara për në shkollat e mesme  në qytet  Peshkopi, Kukës, Tiranë, Elbasan e Shkodër etj.

Në vitin 1962  për herë të parë,nga shkolla 7 vjeçare e Fshatit, me punën e madhe të drejtorit të kësaj shkolle Ali Shehu, u arrit  të dërgohen  me bursë shteti në shkollën pedagogjike 11 vajza,duke thyer kështu konservatorizmin krahinor,që pengonte arsimimin e vajzave në shkollat e mesme.

Shkolla e parë e mesme,në krahinën e Kalasë Dodës,u hap në vitin mësimor 1976-77,pranë shkollës 8 vjeçare “Sabri Poti “në vendin e quajtur Guri i Qyqes,në mesin e fshatrave Bushtricë,Gjegje,Matranxh, e Palush. Në vitin e parë u rregjistruan 23 nxënës që vinin edhe nga Vila,Kalisi, por edhe nga Vasijet, Ploshtani,Cereni  e Radomira. Lëndët e përgjithshme mësimore i jepnin mësuesit e shkollës 8 vjeçare si Zylfi Matranxhi që ishte drejtor i shkollës Hebib Palushi,zv.Drejtor i shkollës,Selaudin Tabaku,Basri Drazhi etj, ndërsa lëndët e specialitetit, që ishte agronomi, i jepnin specialistët e bujqësisë.

Në vitin 1976 u hap edhe klasa e parë e shkollës mesme në degën  agronomi në Fshat, ku do të ndiqnin mësimet nxënës nga gjithë krahina e Grykë-Çajës.

Në vitin 1978 hapet shkolla e  mesme në Kalis.

        

Shkolla e Mesme  Ceren.

Në vitin mësimor 1976-77, u hap klasa e parë e shkollës  mesme pa shëputje nga puna me 20 nxënës, në degën agronomi,në Ceren, ku jepnin mësim mësuesit e shkollës 8 vjeçare Ploshtan dhe Radomirë, e cila vazhdoi deri në vitin 1981. Më 1 shtator 1981 u hap shkolla e mesme me shkëputje nga puna me drejtor Xhemal Domin,deri në 1983,Metush Skejën;nga viti 1983 deri në vitin 1991,Fadil Daku nga viti 1991 deri në vitin 1993 dhe Iljaz Palushi nga viti 1993 deri në vitin 1995.Nga shkolla e mesme Ceren kanë dalë 9 matura:Matura e parë në vitin 1985 dhe matura e fundit në vitn 1995. Kanë mbaruar arsimin e mesëm në këtë shkollë 150 vetë nga të cilët 60 kanë vazhduar e mbaruar arsimin e lartë. Kanë dhënë mësim në këtë shkollë:Metush Skeja e Ismet Kuteli Biologji,Fadil Daku,Rushit Karaj,Fetah Cala e Isa Lita; matematikë-fizikë. Fiqiri Farruku,Abdurrahman Çekiçi;agronomi,Tajar Domi zootekni, Hasan Përzhilla,Fiqiri Farruku,Jahe Delia e Iljas Palushi, letërsi, dhe më pas Kadri  Rrapi mësues i lëndve shoqërore, Petro Koçi e Besnik Shehu anglisht,Hajri Gurabardhi, Shpëtim Brika , Besurim Xhepa, Burbuqe Domi eHurije Skeja etj.

Në vitin 1992,shkollës mesme ju ndryshua profili nga agronomi në arsim të përgjithshëm, por  për arsye  të lëvizjes demografike të popullsisë së kësaj krahine,dhe largimit për punësim jashtë shtetit,  të pothuaj gjithë të rinjve që mbaronin shkollën 8 vjeçare,shkolla e mesme u mbyll.

Ndikim të rëndësishëm në mbarvajtjen e punës në shkolla kanë patur edhe organet e pushtetit si në fshatrat e veçanta edhe në Këshillat Popullore të Bashkuara pranë Kooperativave Bujqësore.

Në Këshillin e Bashkuar Kala e Dodës: Mahmut Hasani,Destan Visha, Rasim Deda,Fadil Daku, Zyber Lita.

Në Këshillin Popullor të fshatit Vasije:Azem Lika, Rexhep Shira,Ajet Shehu,Xhavit Mena,Avdil Shira,e Muharrem Shehu.

  Këshillin Popullor të fshatit Ploshtan: Ziadin Brika, Hysen Ferati, dhe Zabit Përzhilla.

  Këshillin Popullor të fshatit Shullan: Sinan Deda.

Në Kshillin Popullor të Fshatit Ceren:Ymer Kadia, Xhemal Shehu,Hasan Skeja,Eshref Visha.

Në Këshillin Popullor të fshatit Radomirë: Isuf Ferati,Shazivar Koka,Vasip Gjorgji,Vjollca Ahmati.