Zambaku i Korabit


Besmira Ahmati ka personalit të fuqishëm në lulëzim. Natyra i ka dhënë diçka plus njerëzve të tjerë ose do të ishte mirë me thënë i ka dhënë shumë pluse.Ajo ka energjinë e mendjes, bukurinë e shtatit dhe sjelljen fisnike nga gjaku e vetja. Shkreptima e parë e talentit të saj u shfaq në konkursin ndërkombëtar në lëndën e fizikës për shkollat e mesme. Gjeneratat e reja nga gjithë globi u mblodhën në Hjuston të SHBA nga 3-7 maj 20012. Konkursi është zhvilluar mbi projektet më të mira teknologjike e shkencore. Janë përzgjedhur 448 punime. Besmira Ahmati në fazën përfundimtare ka fituar vendin e dytë. Konkursi ndërkombëtar I –SWEEP cilësohet nga më prestgjiozët. Juri të tilla janë gjykatësit më të mirë.

A mund të quhet Besmira Ahmati talent? Për këtë le ta krahasojmë me standartet e vendosura në shkallë globale.”Origjinaliteti përcaktohet në mënyrë statistikore. Për të qenë origjinal një përgjigje duhet të jepet nga më pak se 5 njerëz në çdo 100 njerëz që i nënshtrohen testit”. (Anita Woolfolk, Psikologji edukimi,Tiranë,2011,f.290). Besmira ka fituar Medaljen e Argjendtë dhe puna e saj vlerësohet e dyta jo në 100, por 448 punime. Ajo ka fuqinë e një zane.Ka shkuar në atdheun e lirisë SHBA duke shpalosur mundin e djersën e saj. Aftësia e saj ka krijuar punë të papërsëritshme dhe të dobishme për njerëzit. Produkti i punës së saj identifikohet i ri, që nuk e ka kryer askush më parë.Njerëz të tillë kanë organizëm të veçantë të trurit. Arsimimi ka qenë adekuat në përputhje me periudhat sensitive të zhvillimit,me momentet kohore ku individi ka qenë i gatshëm për përvoja të caktuara.Ajo ka ndryshim befasues zhvillimi nga një periudhë sensitive në tjetrën.Po cili është raporti mes aftësive të lindura përkundër aftësive të fituara?.Ky diskutim është i mbyllur.”Psikologët pohojnë se sjelljet përcaktohen 100% nga biologjia dhë 100% nga mjedisi.Ato nuk mund të ndahen”.(Anita Woolfok, Psikologjia edukimit,Tiranë,2011,f.27)

Për moshë e saj të re mos ndoshta kemi thënë para kohe talent.Historia e njerzive mendjendritur ka treguar se të gjithë në mosha të reja kanë bërë zbulimet e shpikjet më të mëdha.Pjesëmarrja në konkurse ndërkombëtare kërkon njohuri të gjëra,organizim e motivim të brenshëm.

Udhëtimin nga Tirana në Hjuston unë do ta quaja udhëtim siziftian.Mjedisi sfidues.Shumë pikëpyetje e kanë shoqëruar,Si do të paraqitem?A do të kem sukses apo do të dështojë,a do të merret në konsideratë projekti im?Le pastaj të ketë cilësinë të futet te më të mirët e planetit.Kjo do të ishte ëndërr e guximshme.Është përballur me emocione të forta duke i vënë nën kontroll.Në përfundim të konkursit një kolegj amerikan i ka ofruar bursë prej 36 mijë dollar,si dhe disa universitete italiane.Besmira ka preferuar këtë të fundit.Organizatorët e konkursit,fituesit i kanë çuar në qendrën e NASA duke i shëtitur me avion sipër saj.Ngjason me udhëtim yjesh.

  Besmira Ahmati ka lindur në Tiranë ,më 1995.Ka studiuar në kolegjin “Tugut Ozal”.Ka qenë nxënës i vetërregulluar për të arritur një qellim.Më shumë se gjithëçka e ka motivuar suksesi i vet, aftësia për ti dalë mbanë detyrave duke marrë pjesë aktivisht në ndërtimin vetiak të njohurive.Vazhdimisht e ka zgjeruar mendjen e vet duke u dhënë kuptim informacineve që ka marrë.Titulli i shkrimit në mënyrë të figurshme, Besmirën e kemi quajtur zambak,si organizëm i rrallë.Në mënyrë të pafigurshme ne vendin tonë rritet vetëm një llojë zambaku.Ky është zambaku shqiptar.Ai gjendet edhe në Korab.Disa mendojnë se zambaku i Korabit është llojë më vete. Po sa do të dëshiroja unë që në olimpiada e konkurse ndërkombëtare vendi ynë të zinte përherë vendet e para.

Mjedisi familjar ku lindur edhe është edukuar Besmira ka qenë nxitës.Prindërit e saj janë nga Radomira,rrëzë Korabit.Stili i prindërimit ka qenë në nivele të larta të ngohtësisë e kontrollit.Prindër me autoritet.I kanë dhënë shumë dashuri e shumë kontroll,i kanë shpjeguar arsyet e rregullave dhe vendimet i kanë marrë në mënyrë demokratike.Nuk kanë qenë të rreptë e ndeshkues. E kanë ndihmuar vajzën e vet.Çdo shqetësim ja kanë zgjidhur.Pas shkollës mësme Besmirës i është ofruar bursë dhe ka studiuar në Universitetin” Bucconi “në Milano, Itali dega shkenca ekonomike e financë.Më ,16nëntor 2016 ka përfunduar bachelor.Rektori i universitetit Andrea Sironi është personalitet në shkencë, i cili ka firmosur diplomën së bashku me shefin ekzekutiv Bruno Pavesi.Në vitin 2026-2017 ka punuar në bankën evropiane të investimeve me qendër në Luksemburg.Pranimi është bërë me konkurs.Por nuk është mjaftuar me kaq.Njerzit inteligjent shkollohen sa më shumë.Sipas Sternberg inteligjenca si proces ka të bëjë me suksesin që individi arrin në jetë,në përputhje me kontekstet kulturore.

Tani Besmira studion ciklin mastër, në Rotterdam Holandë,në Erasmus University,dega financë-bankë. Erasmusi është rilindas.Ai ka qenë një përfaqësues i madh i shpirtit të Rilindjes Europiane.Të studiosh këtu është fat.Nëse do të përdorja një cilësor në dialektin e veriut për të përcaktuar Besmirën do të thoja sipakkundshoqe.