CEREN, NJË SHPJEGIM RRETH EMRIT


 

Një ndër fshatrat kryesor të Kalasë Dodës është fshati Ceren, nga jam edhe unë. Ky fshat del në dokumentet e regjistrimeve osmane të vitit 1571. Si është i shkruar në osmanisht nuk e di, por në përkthimin e vitit 1973 që ka bërë Selami Pulaha është Ceren. Në regjistrimet nga 1923 -1939 është Ceren. Por prindërit e gjyshërit tonë nuk i thonin Ceren por Caren (jo me “e” ,por me “a”). Edhe sot moshat e vjetra e shqiptojnë me “a”. Unë me fshatarët e mijë në të folurit dialektor e shqiptoj me “a”.

Fshati Caren ka një gurë të madh në lindje të tij. Të gjithë i thonë Rrasa e Madhe. Në mendësinë e vulgut thonë se te kjo rrasë rrinë gjindet. Për aksh njeri që ka personalitet antisocial i thonë “ai i rrasës madhe”, që do të thotë “ai i përrenave” (demon).

Unë kam mendimin se emri i fshatit Ceren lidhet me Rrasën e Madhe. Nga fjala “caran” që do të thotë gurë ka dalë Caren, vendguri. Nga ky fshat në vitin 1895 është shpërngulur fisi i madh e me emër Cara,  që jeton sot në Pollog. Nga fisi Cara ka dalë personaliteti i madh i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për Pavarsi, Dervish Cara. Shpjegimin e fjalës Caran e ka bërë Prof. Eqrem Çabej . Pika pesë e fjalës Caran do të thotë gur i madh. Unë them se kjo shpjegon mirë kuptimin e fjalës së fshatit Caren. Caran, cara,caren janë e njëjta fjalë. Unë po e sjell të plotë fjalën caran siç e ka shpjeguar Çabej në Fjalorin Etmologjik të Shqipes.

Mbi fshatin Caren ka livadhe të shumta të cilat vendasit u thonë Sulishte. Ky emërvend ndodhet mbi pyllin me pisha. Unë mendoj se fjala sulishte përbëhet nga parafjala “su” dhe” lisa”. Parafjala “su” është me origjinë latine e do të thotë” mbi”. Toponimi “Sulishte” ka ngalur që në kohën e pushtimit romak. Livadhet mbilisa.

Toponimi “Kroj i Mbretit” ndodhet në krye të bjeshkës të fshatit Caren. Poshtë burimit të ujtë, afro 10 m kalon rruga që lidh zonën e Pollogit me Kalanë e Dodës. Kësaj i themi Rruga e Pazarit. Në këtë rrugë, thonë gojëdhanat, ka kaluar mbreti i Përtejm për në Shkodër. Te kroj ka bërë pushim e ka pirë ujë nga ka marrë emrin “Kroj i mbretit”. Kjo i përket kohës ilire. Këtë nuk e thotë vetëm gojëdhëna ,por edhe Tik-Vili. Filipi mbreti Maqedonisë ka udhëtuar për të biseduar me Teutën në Shkodër, për të krijuar aleancë kundër romakëve. Te kroi piu ujë mbreti nga ku mori emrin burimi.

Toponimin Radomirë banorët e shqiptojnë Radamair. ”O” e dytë e shqiptojnë me “a”.  Fjala ”Rada” mund të jetë e kohës bizantine lindore,ndërsa “ mair” do të thotë” mirë”. Në shqipërimin që është bërë në vitin 1938 fjalën Radamirë e kanë zëvëndësuar me “Bukuroshi”. (Fletorja zyrtare, gusht, 1938, f. 17).

Radamirën e përshkon përroi i Veleshicës, i cili buron nga Korabi e derdhet në Drinin e Zi. Fjala “Veleshicë” duhet shqiptuar e shkruajtur “Valashajc”. Moshat e vjetra të gjithë pa përjashtim i kanë thënë e i thonë siç e kemi shqiptuar “valashaic”. Përroj në fjalë është shumë i rrëmbyer, se ka pjerrësi të madhe. Si në verë, ashtu edhe në dimër krijon valë. Nga fjala “valë” iliro-shqiptare ka dalë fjala “Valashaic” dhe jo” vele”. Prapashtesën “c” e ka marrë më vonë. Askujt të mos i vijë zor për të shqiptuar e shkruajtur fjalët siç janë. Për këtë ka edhe ligj për ruajtjen e trashgimisë gjuhësore –dialektore e nuk ka ligj për ti sllavizuar.