Adem Bunguri, laureat i çmimit “Dea Dardanicae” në Kosovë

Në mjediset e Muzeut të Kosovës, u organizua më 28 mars 2018 ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas vlerësimit të Jurisë Profesionale, Adem Bungurit, iu nda Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae”.
“Nuk kam dyshim që juria profesionale ka vendosur drejt. Çmimet e tilla jepen për të vlerësuar punën e juaj dhe jam mirënjohës për punën tuaj.…

Lexo më shumë

Shaban Bitri, inxhinieri i respektuar, dibrani me vlera të spikatura

Në Hotel Tirana International, ditën e shtunë më datë 28 prill, u zhvillua ceremonia e dekorimit të z. Shaban Bitri nga Këshilli Bashkiak i Dibrës. Në këtë veprimtari, e cila u organizua nga shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë, morën pjesë anëtarë të shoqatës, kryetarët e shoqatave të tjera dibrane, deputetë, koleg e miq të Shabanit.
Pas fjalës së prof. dr. Edlira Haxhiymeri, u shfaq një dokumentar rreth jetës e punës së Shabanit në veprat, si dhe u lexua një përshëndetje e ing.

Lexo më shumë

Poezi nga Jahe Fida

Jahe Fida ka lindur me 20 gusht 1955 ne fshatin Grevë të qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1974 përfundoi shkollën e mesme të Përgjithshme Peshkopi. Studimet universitare i mbaroi fill pas katër vitesh në Tiranë.
Jahe Fida ka botuar një sërë librash nga fusha të ndryshme si: Ekonomia e Tregut dhe Sindikatat, Shteti-Punëdhënësi dhe Punëmarrësi, Kumtesa dhe refenca shkencore. Ai është autori i vëllimeve poetike “Ëndërr e tjerrë në vite” dhe “Vargjet pikojnë mall”.

Lexo më shumë

Krijimtari nga Anisa Tufa

BOSH

E di se asgjë-ja ndodhet kudo
madje edhe në thellësinë e sinqeritetit
E di se edhe boshllëku ngjason me asgjë-në,
me hic-in.
Shumë gjera di për asgjë-në…
sa sirtaret e shpirtit nuk pranojnë dosje bosh, dosje me asgjë.
Ia di kuptimin deri në rrenjë këtij dreqi boshi, bosh…
e ndiej deri në pikën e fundit të qenies time
të cilën shkatërron dita ditës me asgjë-në e tij.…

Lexo më shumë

Poezi nga Astrit Balliu

Astrit Balliu u lind në Muhurr të Dibrës më 5 maj 1973. Për shkak të varfërisë, në vitin e tretë gjimnaz, ndërpreu shkollën duke marrë rrugën e emigracionit, ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij. Prej 23 vitesh jeton e punon në Greqi.
Pasioni i tij për të shkruar ka lindur që në fëmijëri, por ai do bëhej i njohur për lexuesit me ardhjen e mediave të reja.

Lexo më shumë

Shkolla “Myslim Shehu”, një model që duhet ndjekur nga shkollat e tjera

Është një nga shkollat më të reja në rrethit, por sot është një nga shkollat model të qytetit të Peshkopisë. Bëhet fjalë për shkollën 9 vjeçare “Myslim Shehu” që ndodhet në lagjen Aksion, Kamen. U ndërtua dhe u hap më 13 nëntor të vitit 2003 me drejtor Zabit Trupja, tashmë i ndjerë dhe me një staf prej 24 mësuesish me emër dhe me një eksperiencë për të pasur zili.…

Lexo më shumë

Shën Gjergji, festa e gjelbërimit

Një thënie e stërpërsëritur është se jeta shkruan romane. Mirëpo, kundruar nga prizmi i jetës së rëndomtë, jeta duket se “shkruan” më së shumti për veprimtarinë e popullit. Derisa te popujt e tjerë për emancipimin dhe edukimin e popullatës janë kujdesur institucionet arsimore, kulturore, shkencore e administrative, ndër ne “ligjet e jetës” janë krijuar pothuajse gjithandej ku është zhvilluar jeta nën sisteme të ndryshme pushtuese.…

Lexo më shumë

Olta Lami: Dibranët janë njerëz artdashës dhe shumë punëtorë

Olta Lami ka lindur në qytetin e Peshkopisë me 18 shtator 1998 nga një familje e njohur qytetare dibrane. Bija e dy prindërve intelektualë dhe me një kulturë qytetare kanë ngjizur tek ajo ndjenjën, dëshirën dhe respektin e veëantë për vëndin e saj. Në moshën 7 vjeëare ajo bashkë me familjen lë qytetin e Peshkopisë për të pasur mundësi më të mira në kryeqytet.…

Lexo më shumë

Ambasadori i vogël i Dibrës

Engjëll Nikolli është vetëm 11 vjeç dhe vazhdon klasën e gjashtë në Bruniko të Italisë, një qytet i Bolzanos, ne krahinën autonome të Alto Adixhes. Jeta e familjes Nikolli ndahet mes komunës së Luznisë, ku ajo i ka rrënjët e vjetra, qytetit të Peshkopisë, ku u vendos pas viteve nëntëdhjetë dhe Italisë, ku familja e tij punoi për mbi 15 vite dhe akoma i kanë lidhjet me të.…

Lexo më shumë
1 2