Olta Lami: Dibranët janë njerëz artdashës dhe shumë punëtorë


Olta Lami ka lindur në qytetin e Peshkopisë me 18 shtator 1998 nga një familje e njohur qytetare dibrane. Bija e dy prindërve intelektualë dhe me një kulturë qytetare kanë ngjizur tek ajo ndjenjën, dëshirën dhe respektin e veëantë për vëndin e saj. Në moshën 7 vjeëare ajo bashkë me familjen lë qytetin e Peshkopisë për të pasur mundësi më të mira në kryeqytet. Studimet fillore dhe ato të mesme i ka kryer në shkollën “Teknike Ekonomike” në Tiranë. Jeta e saj nuk është përqëndruar vetëm tek studimet, por dhe tek një pasion mjaftë i madh sië është baleti. Dëshira e saj për këtë lindi që kur ishte në Peshkopi, ku ushtronte akrobaci të ndryshme. Angazhimet e fundit të Oltës kanë qenë në fushën e televizionit. Sië na thotë dhe ajo vetë Televizioni Klan ka qenë i pari që i ka dhënë suksesin. Ajo ishte pjesë e trupës së baletit “Albi Nako Dance” ku spikati në spektalin e baletit “Dance with me 4”. Kjo arritje bëri që Olta të futej në një rrugë të suksesshme, ku ju propozua dhe pozicioni i velinës në emisioni “Stop”, po në Tv Klan, por e refuzoi me idenë që nuk duhet të ishte thjeshtë një fasadë, por duhet të shijonte punën dhe lodhjen përballë një publiku. Olta nuk e harron vendlindjen aq lehtë, dhe në projektet e saj të ardhshme, ka një plan, që së bashku me institucionet vendore në Dibër, të organizojnë një veprimtari ku të evidentojnë talentet e reja në Dibër.

Kush është Olta Lami për një publik që nuk të njeh?
Përshëndetje dhe faleminderit për mundësinë që më keni dhënë të intervistohem nga një gazetë e vendit tim. Unë jam Olta Lami dhe kam lindur në qytetin e Peshkopisë dhe që në moshën 7 vjeëare familja ime u largua dhe erdhëm në Tiranë. Unë vij nga një familje ku rrënjët e saj shënojnë emigrimin e hershëm. Gjyshërit e mi janë marrë me tregti. Unë jam studente e ekonomisë në universitet, por hobi dhe dëshira e madhe që tashmë është kthyer në profesion është baleti.

Si të lindi dëshira për t’u bërë balerinë?
Në fakt, po ta mendosh dëshira për të qenë balerinë më ka lindur që kur isha në qytetin e Peshkopisë ku merresha me akrobaci, pjesë e aktiviteteve në shkollë etj. Në Tiranë unë trajnohesha nga balerinë më të mirë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku prej tyre mora vulën vendimtare që unë kam prirje për tu bërë balerinë. U ushtrova vazhdimisht në shumë disiplina, por falë elasticitetit të trupit tim pashë që ëndrra që në Peshkopi e kisha këtu në Tiranë do e realizoja. Kam qenë pjesëmarrëse në disa evenimente dhe spektakle baleti në televizionet e njohura në vendin tonë. Tani ndihem mjaftë e gëzuar që më është dhënë dëshira që të bëj atë që doja që në fëmijëri dhe përse prindërit e mi këmbëngulin që unë të bëhem një ekonomiste e njohur dhe e zonja. Pse jo, të mos i bëj të dyja?

The pak më parë që ke pasur disa eksperienca të rëndësishme në fushën e baletit. Cilët kanë qenë ato dhe cilat janë projektet e radhës së Oltës?
Pas trajnimeve dhe kurseve të suksesshme me balerinët e TKOB dyert e mia u hapën. U bëra pjesë e trupës së baletit të Tv Klan “Albi Nako Dance” ku isha pjesë e spektaklit televiziv “DANCE ËHITH ME”. Për dy vjet isha pjesë e një trupe baleti italiane. Dhe tani pjese e një televizioni tjetër. Normalisht që kam pasur eksperienca në spektakle më të vogla. Numra special në dasma në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Së fundi pjesë e një seti fotografik. Projektet e mia të radhës janë me të vërtetë domethënëse. Kam në plan disa projekte në Mal të Zi, Maqedoni por ajo më e rëndësishme është që shumë shpejt do jem në Dibër më një projekt për zbulimin e talenteve të rinj në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës. Mezi po pres që të vij dhe të bëj diçka për vendin tim.
Mendon që ka talente në Dibër?
Sigurisht që ka, as që e vë në diskutim këtë. Pozita gjeografike ndodhet ka bërë që këto talente të mos zhvillohen dhe për këtë më vjen keq. Edhe unë po të isha në Dibër mendoj që për një sërë arsyesh që ne i dimë nuk do të kisha arritur këtu ku jam. Rini dibrane është e mbushur me pozitivitet dhe po shkëlqejnë në fusha të ndryshme. Pra vetëm nga rubrika “Të rinj të talentuar” në gazetën tuaj ka pasur të rinj shumë të suksesshëm, jo vetëm në Dibër. Ky fakt të bën të besosh se rinia e Dibrës ka potenciale të çmuara. Mjafton t’i zbulosh. Dibranët janë njerëz artdashës dhe shumë punëtorë.

Një ditë e zakonshme e jotja dhe çfarë të pëlqen jashtë baletit?
Mua më pëlqen shumë të kem një jetë dinamike dhe aktive. Studioj në fushën e ekonomisë dhe një pjesë e madhe e kohës me duhet t’ia jap studimeve. Provat janë një pjesë tjetër e ditës time, por jo më pak të rëndësishme. Spektaklet e ndryshme, evenimente, sete fotografike janë pjesë e punës time. Shoqëria është një pjesë tjetër mjaftë e rëndësishme e imja dhe përpiqem të kaloj sa më shumë kohë me to. Familja ka pjesën e saj dhe koha e mbetur I takon vrapit. Më pëlqejnë librat, muzika, udhëtimet. Unë bëj një jetë të thjeshtë si shumë qytetarë të këtij vendi.

Cili është mendimi yt për të rinjtë e sotëm dhe a keni ndonjë mesazh për ta?
Unë jam shumë e lumtur që një pjesë e saj po punon dhe lufton fort për të arritur qëllimet e tyre. Ndihen të palodhur dhe me plot energji për të bërë ëndrrën e tyre realitet. Padyshim, që ka një kategori të rinjsh që nuk po bëjnë më të mirën e mundshme për veten e tyre, por mendoj që edhe vendi jonë nuk ka një treg të madh pune për to. Unë do tu thoja të rinjve: Në qoftë se dikush ka një ëndërr dhe nuk punon, atëherë ajo do ngelet vetëm ëndërr.

Çfarë të bën të thuash: “Po, unë jam Dibrane!
Uuuu ka shumë gjëra që mua më bëjnë të ndihem krenare që jam nga Dibra. E para sepse është vendlindja e prindërve të mi, vendlindja ime. E dyta popull aq i dashur dhe mikpritës. Bujaria kultura, adhurimi i traditës, e shumë gjëra të tjera. Unë shkoj shpesh në Peshkopi dhe më vjen mirë që pak a shumë edhe atje ka filluar të lëvizin shumë gjëra.

Si ndihesh kur intervistohesh nga një media e vendit tënd dhe aq më pak në këtë pozitë?
Ç’është e vërteta kur mora propozimin për të qenë pjesë e rubrikës tuaj dhe kur pashë që disa personazhe super të njohur kishin qenë pjesë e muajve të mëparshëm, nuk hezitova fare. Normalisht, që unë ndihem me të vërtetë mjaft mirë, mjaft e privilegjuar të flas para qytetit tim në fillim. Ju uroj me të vërtetë sukses dhe ju përgëzoj për këtë punë që bëni për promovimin e vlerave që Dibra dhe dibranët kanë.