Ismail Shulku, ushtaraku madhor i Frontit Verilindor

 

Ismail Shulku lindi në Peshkopi më 10 shkurt 1943. Në qytetin e Peshkopisë kreu arsimin 7-vjeçar, si dhe shkollën e mesme. Babai i tij kishte shumë dëshirë që djali të bëhej ushtarak, por Ismaili dëshironte të bëhej mekanik. Duke parë vëllain e madh Ymer, që po ndiqte studimet për ushtarak në Shkollën e Bashkuar, por sidomos uniforma, që e pëlqente shumë, vendosi të bëhej ushtarak.…

Lexo më shumë

Xhavit Gasa, poeti i dhimbjes dhe i mallit për vendlindjen

Jeta. Sa e bukur e krenare, por edhe sa e vuajtur e tragjike, sa e dhimbshme aq edhe fisnike, sa e shndritshme aq edhe e errësuar, sa e përkushtuar aq edhe gjurmëlënëse. Këto e plot të tjera lexuesi i zbulon në riledimin e librit poetik “Të fala nga Londra” të matjanit të fisnikërisë e të vuajtjeve Xhavit Gasa. Libri, sigurisht i thjeshtë duket në pamje, i vogël, por ai përmban madhështinë, vlerat, traditat, dritën e shpirtit e mbi të gjitha kronikën e jetës.…

Lexo më shumë

Infrastruktura, pengesë për zhvillimin e turizmit

Gra të fshatit Kërçisht duke diskutuar me përfaqësues të bashkisë në lidhje me përgatitjen për kthimin e fshatit në një destinacion turistik. Foto: Facebook/Dibra Turizëm dhe Tradite

Banorët e Rabdishtit, Kërçishtit dhe Radomirës po rrisin interesin dhe investimet në infrastrukturën turistike, por rruga që të çon në këto fshatra mbetet pengesa kryesore.

Rabdishti gati për turistët, por rruga mbetet problem

Sabri Shahini nga Rabdishti i Dibrës ka disa muaj që ka filluar ta kthejë shtëpinë e tij në bujtinë. Por tani që fshati është shpallur një ndër 100 fshatrat me perspektivë zhvillimin e turizmit, ai po nxiton që punimet t’i kryejë sa më shpejt.

Lexo më shumë

Më shumë libra të botuar, se sa vite pune

Rruga e formimit dhe vetëformimit të Shaban Sinanit në antropologji dhe më gjerë, në albanologji, rezulton me studime për etnicitetin në trashëgiminë joshkrimore të shqiptarëve (tri monografi të botuara); me studime për traditën e dorëshkrimeve dhe shkrimeve parashqipe në kulturën e vendit (tri monografi të botuara); me studime për praninë kulturore dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri përgjatë dy mijëvjeçarëve (tri monografi të botuara); disa studime të tjera për shtresime, nënshtresime e mbishtresime të kulturave joshqiptare në pasurinë shpirtërore kombëtare (tre libra).…

Lexo më shumë

“Autoktonet” e Dibrës

 

Shpesh flitet për gjëra të vjetra që vijnë nga lashtësia, kala, objekte kulti e plot gjëra të tjera antike. Flitet për vlerat e tyre dhe si mund t’i ruajmë ato nga harresa e gërryerjet e kohës. Ka dhe një kategori tjetër, bile këto janë të gjalla, bimë, pemë dhe kafshë, që shpesh nuk dimë prej ku dhe kur kanë ardhur në vendin tonë, në rrethin tonë, në fshatin tonë dhe ne do t’i përmbledhim me termin “autoktone”.

Lexo më shumë

Zëri i qytetarëve të Bulqizës në mbrojtje të pasurive natyrore

Zëri i qytetarëve të Bulqizës nuk është i dëgjuar, megjithëse vetë Fjala “Bulqizë” vjen nga zëri që “bulxhet”, dhe kjo lidhet më grykën e madhe ku shtrihet territori i Bulqizës.
Që zëri i qytetarëve të Bulqizës të jetë më i fortë dhe të “bulxhet” më fortë, Federata e Pyjeve dhe Kullotave ka ndërmarrë një nismë, që të mobilizojë banorët e Bulqizës në mbrojtje të të drejtave dhe pasurive natyrore.…

Lexo më shumë

Pesëdhjetë milionë euro për Lurën…

 

Qafa e Mërkurthit ndan Dibrën me Mirditën, më saktë Lurën me Mirditën…
Nga maja e saj shoh dredhat e rrugës që zbret drejt Kurbneshit.
Nga maja e saj, pas një rrotullimi njëqind e tetëdhjetë gradë shoh teposhtën që zbret bjeshkëve të Krej-Lurës, shtëpitë me qoshe mermeri të kuq shkulur nga shkëmbi që merr i pari rrezet e diellit (mbase për këtë është bërë edhe i kuq) për ti zbritur e ngjitur sekonda më pas Arrëmollës, Pregjë Lurës…
Rrotullohem përsëri njëqind e tetëdhjetë gradë dhe në sy më vjen një pamje e bukur e freskët ku era e ziftit përzihet me atë të luleve të pranverës…
Rruga sapo është ngjitur në Qafë.…

Lexo më shumë

Menaxhimi me efektivitet dhe trasparencë i Ndërmarrjes së Llixhave në Peshkopi

 

Menaxhimi me efektivitet dhe trasparence i Ndermarjes se Llixhave ne Peshkopi, është një nga çështjet prioritare të Dibrës pasi lidhet me një pasuri turistike kryesore të kësaj zone. Pikërisht, shoqata GLV “Dibra Turistike”, me mbështetje nga projekti PACT “Partnerë së bashku kundër korrupsionit“, të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, nëpërmjet ANTTARC (Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike) po zbaton një nismë të tillë për të kontribuar në menaxhimin efektiv të kësaj ndërmarje.…

Lexo më shumë

TË DHËNAARKEOLOGJIKE NGA ÇIDHNA E POSHTME

Zona e Çidhnës shtrihet në pjesën veriore të pellgut të Peshkopisë, në të dy anët e Drinit të Zi, në një pozitë gjeografike të përshtatshme. Ajo përbëhet nga 16 fshatra dhe përfaqëson një nga zonat më interesante arkeologjike dhe etnologjike të rajonit të Dibrës. Vetë emri “Çidhën” i saj, rrjedh, siç do të ceket më poshtë, nga onomastika ilire, dhe përkatësisht nga kalaja e shek.…

Lexo më shumë
1 2