Krijohet “Union Lura”, një përpjekje e qytetarëve për t’i rikthyer Lurës lavdinë e dikurshme

Më 29 qershor, në mjediset e hotel Tirana International në Tiranë është themeluar shoqata “Union Lura”.
Në një postim në FB, Abaz Deda, një nga anëtarët themelues të shoqatës, falënderoi në emër të Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës, të gjithë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, të ardhur nga qytetet dhe zonat në të cilat lurianët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe përfaqësojnë denjësisht vlerat dhe traditat e Lurës në këto vende.…

Lexo më shumë

Xhelal Karoshi, ushtaraku që kujtohet me respekt nga Jugu në Veri

Në fillim të qershorit u nda nga jeta, në moshën 70 vjeçare, Xhelal Selman Karoshi.
Xhelali u lind në Tiranë më 25 mars 1948, por shumë shpejt familja e tij u kthye në vendlindje, në Fushë Alie të Dibrës. Xhelali lindi në një familje atdhetare. Babai i tij, Selman Karoshi, kishte kryer studimet ushtarake në Itali dhe prej andej u përfshi me forcat partizane, deri në çlirimin e plotë të vendit..…

Lexo më shumë

Ike o Besim Daci, parajsa është jotja!

E kisha bërë të derdh ndjenjat e mija të shpirtit për komshiun tim në hyrjen tjetër të pallatit tonë në Peshkopi, Besim Dacin, shoferin e “Korabit”, qytetarin, prindin e përkushtuar, njeriun që e vlerësoja si “Qytetar Nderi” i trevës ku lindi, u rrit, bëri emër të përveçëm…
Sa ishte në jetë…
Tash, me hidhërim mësoj nga e bija, Zhuljeta, se Besim Daci iku…
Iku për të bërë vend në parajsën njerëzore.…

Lexo më shumë

Humbi jetën në detyrë, Dibra nderon kapitenin e FA

Dibra do të kujtojë përherë kapiten Floran Delia, pilotin e Forcës Ajrore, i cili humbi jetën në një aksidenti ajror 2 vjet më parë.
Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, me vendim të Këshillit Bashkiak, ku merrnin pjesë familjarë, kolegë dhe qytetarë të Peshkopisë, kapiteni Floran Delia u nderua me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).…

Lexo më shumë

Faik Xhani, 70 vjet jetë aktive me vizion, freski e energji

70-vjetori i ditëlindjes është nga festat më të bukura e më domethënëse për çdo njeri. Kjo është mosha kur jeta fillon e flet për ty me ato që ti ke bërë gjatë saj dhe kjo të shton krenarinë e të nxit sedrën për të bërë dhe shumë gjera të tjera të mira në shërbim të vetes, familjes dhe shoqërisë.
Në këtë moshë ke akoma mundësi e optimizëm, ke pjekurinë dhe përvojën, për të realizuar punëra të tjera dhe më të mëdha.…

Lexo më shumë

Hafiz Visha, një emër i njohur në mjekësinë shqiptare

Kam shumë e shumë vite që shkruaj, portrete e skica, reportazhe e poezi, tekste të ndryshme këngësh që i këndojnë këngëtarë edhe nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Dhe jam i lumtur se sado pak jam munduar të hedh një gur të çmuar në godinën e artit, kulturës e folklorit shqiptar.
Sot krejt ndryshe e rroka penën, them krejt ndryshe se e di që jam shumë i vonuar.…

Lexo më shumë

Të jesh grua

Sapo ka dalë në qarkullim libri “Të jesh grua”, i autores Sanie Degjoni Ndreka, botuar nga Shtëpia botuese M&B.
Ky libër me poezi vjen pas disa botimeve të tjera të autores.
Sanie Degjoni Ndreka u lind në Brezhdan, Peshkopi. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, ka punuar si mësuese në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Ka punuar si drejtore e shkollës 9-vjeçare Arras dhe nëndrejtore e shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu”, Peshkopi.…

Lexo më shumë

Odat ku prodhohej filozofia popullore

Filozofia popullore / Xhafer Martini Botimet M&B, 2017 / ISBN 978-9928-4458-3-4 / Faqe 256 / Çmimi: 1000 lekë

Nëse streha e filozofisë së antikitetit kanë qenë shkollat filozofike, nëse streha e filozofisë së sotme moderne janë universitetet, streha e filozofisë popullore kanë qenë odat dhe kuvendet. Në odat është holluar mendja, në oda është thelluar mendimi, në oda filozofët popullorë angazhoheshin në sipërmarrjen e përbashkët për ta çuar jetën përpara me anë të diturisë. Odat kanë qenë parlamente të vërteta popullore.…

Lexo më shumë

Gjurmë lashtësie në Çidhën

Çidhna, kjo njësi territoriale dhe etno-kulturore, gjeografikisht shtrihet në Dibër të Poshtme, në luginën e Drinit të ZI, në veri dhe veriperëndim të qytetit të Peshkopisë. Si territor përfshin një hapësirë relativisht të gjerë që fillon që nga Zhuri i Pllajut në kufi me Matin dhe maja e Runjës së Lurës, duke përfshirë këtu edhe bjeshkët e Pllajut e të Xharxhishtit, që shtrihen në anën perëndimore të Drinit të Zi dhe arrin deri në rrëzë të Korabit, përfshirë këtu edhe bjeshkën e Gramës, në anën lindore të Drinit.…

Lexo më shumë

Mehmet pashë Deralla në kujtimet e një gjenerali

 

Jeta e njeriut është si një përrua malor që zbret në kapërdredhjet e ngushta të shtratit formuar prej tij, përgjatë një relievi të përthyeshëm. Ndërsa e një patrioti të madh si Mehmet pashë Deralla, jeta i ngjan një lumi ujëshumë me shumë ujëvara, lakore, bërryle e shtrat gjerë, ku prurjet e tij lëvizin plotë kapriço.
Në librin e tij me kujtime gjeneral Vinçenco Murikio krahas përshtypjeve të udhëtimeve nëpër Shqipëri, analizon situatën politike, gjendjen ekonomike, anarshinë shoqërore të asaj kohe, hedh dritë mbi embrionin e krijimit të shtetit të ri shqiptar dhe takimet me disa patriotë të mëdhenj shqiptarë si Ismail Qemalin, Mehdi Frashërin, Luigj Gurakuqin, Prenk Bib-Dodën, Abdi bei Toptani, Fezi Alizoti etj.…

Lexo më shumë
1 2 3