I përjetshëm kujtimi i mikut tim, Vesel Skerja!


Per shkak te nje semundje te pasherueshme, u nda nga jeta ne moshen 69 vjecare Vesel Skerja, bashkeshorti i motres sime, Bukuries, duke lene ne pikellim te thelle familjen, tre djemte e tij te shtrenjte, Delfinin, Lutin dhe Florin, nipat dhe mbesat, sa te vegjel aq dhe te dhembshur, si dhe gjithe te afermit, fisin dhe farefisin e tij te gjere!
Sherbimi qe i bene familja, djemte dhe nuset mund te thuhet se ka qene i jashtezakonshem. Djemte e derguan te atin, ne fillim, ne klinikat private me te mira te vendit dhe me pas edhe ne ato jashte shtetit. Asgje nuk mbeti pa bere per Veselin. Megjithese semundja qe shume e rende dhe perparimi i saj i pandalshem, Veseli, i mesuar ne jete me veshtiresi, cuditerisht, asnjehere nuk renkoi, asnjehere nuk u dha! I paepur deri nje jave perpara sa te na jepte lamtumiren e fundit, ai e perballoi semundjen ne kembe, duke mos u shtri per asnje cast. Dhe ky perballim i tij ka zgjatur jo me dite, por me vite, per me sakte, gusht, 2015 – gusht, 2018.
Me fjale te tjera, vete jeta i kish spikatur atij si vecorine me te dallueshme: shpirtin e qendreses. Shpirt te cilin e manifestoi deri ne momentin kur, perfundimisht, mbylli syte per te mos i hapur me kurre! Vesel Skerja e dashuronte aq shume jeten, sa beri cmos qe te linte pas nje emer te mire. Ai zbriti nga Zimuri i bjeshkeve te Korabit dhe u vendos ne fillim ne qytetin e Peshkopise, ku kreu detyra te rendesishme si nepunes dhe intelektual, (si pershembull: drejtues artistik ne Ndermarrjen Bujqesore Peshkopi, drejtor kantieri, shef kuadri ne Parkun e Mallrave, nepunes ne Bshkimet Profesionale, instructor partie, detyra ne te cilat, gjithmone, mbronte, pa rene ne sy, te drejtat e popullit te vuajtur dhe fukara) dhe pas viteve ’90 u transferua ne kryeqytet.
Qe ne rini te hershme spikati tek ai talenti ne muzike, ne kenge e, sidomos, ne valle. Ne menyre autodidakte dhe jo vetem, ai mesoi te luante bukur ne fizarmonike dhe te drejtonte grupe amatore artistike. Me pas u be i njohur si kengetar, vecanerisht, me kengen “Dibra jone ne brigje te Drinit”, kenge e cila eshte e fiksuar dhe ne sekuencat e nje filmi dokumetar per Dibren. Perpos ketyre, Veseli shkelqeu gjithmone si nje valltar popullor profesoinist, jo vetem ne veprimtarite kulturore-artistike brenda rrethit, por edhe ne ato ne shkalle kombetare, madje, deri ne festivalet e Gjirokastres, e tjere.
Si bashkeshort e prind ai ka qene dhe mbetet nje shembull per t’u ndjekur! Tre djemte e tij duhet te jene krenare per babane, per edukimin qe u beri me virtytet me te vyera te shqiptarit, si: atdhedashuria, mikpritja, vullneti dhe dashuria per shkollen dhe sidomos per punen e ndershme!
Me veshtire, gjithsesi, do ta kete, tashme, motra ime! Asaj do t’i mungoje pergjithmone shoku i jetes, i cili, deri ne nje jave para se te ikte, bridhte Tiranen ne kembe per te gjetur ilacet kunder diabetit tridhjetevjecar te se shoqes, te ciles, ne diten e pare kur i shoqi zuri shtratin per te mos u ngritur me, asaj i prene ne spital njerin gisht te kembes, si nje harac per semundjen e gjate dhe te pakurueshme!
Kujdesu per kemben!- i kishte thene i shoqi. Se paku, te rrosh ti sa me gjate qe t’I kesh ne sy femijet, amanetin tim!
Ashtu e semure, motra dijti te beje gajret, sic I thone! Ajo drejtoi, me se miri, si nje kryezonje gjithe mortin disaditor te te shoqit, pa lene menjane dhe vajtimin e thekshem te tij si nje vajtojce e dhembshur muhurrake!
Zoti e paste shpirtin e Tij, atje lart, ne parajsen qiellore! I perjetshem kujtimi i paharrueshem i mikut tim, i shokut tim, Vesel Skerja! Familjes dhe femijeve iu paste lene uraten!
Naim Berisha

KOMENTI JUAJ