Të lumtë Geraldo Hoxha!

Të zbulosh, nuk është fatësi, ndërsa rastësi sigurisht. Ana tjetër e problemit qëndron se duhet të dish shumë, por, edhe shumë herë të kesh mëndje të holl. Rastësisht në një bisedë, degjova se nje djalosh nga Muhurri i Dibërës kishte garuar ne Genius Olympiad 2018 ne New York te Amerikes.

Dashuria e madhe qe kam per arsimin me shtyu qe te shkoj ta takoj këtë djalosh nga Muhurri.…

Lexo më shumë

Batakçiu fiton gjyqin

Njëri i jep një tjetri një shumë paresh borxh. Caktuan edhe afatin kur duhej t’i kthehej shuma të zotit. Ajo ditë kaloi, kaluan dhe shumë të tjera, por huamarrësi nuk po dukej. Huadhënësi i shkon në shtëpi dhe i thotë:
– U bënë gjashtë muaj që kur duhej të më ktheje paret. Jo vetëm që këtë nuk e bëre, por as nuk erdhe ta shtysh afatin, si bën njeriu i ndershëm në këtë rast.…

Lexo më shumë

Shkrimtari i fshatit tonë

Asokohe më pati përpirë kureshtja për shkrimtarin e fshatit tonë. Nuk kishte botuar ndonjë libër dhe, me sa duket, as kishte për të botuar ndonjëherë, sepse i përkiste një shtrese të deklasuar. Kjo shpjegonte gjithçka, por fakti që nuk kishin për t’i botuar kurrë, nuk e shkurajonte shkrimtarin tonë: ai shkruantë, siç thoshnin, vazhdimisht. E kjo ma ndizte edhe më fort imagjinatën, ndaj nuk ngopesha duke e parë… jo atë vetë, por më saktë, diç që fshihej përtej tij, apo më saktë – përthellë tij.…

Lexo më shumë

Kastriotët e Kastriotit

Studjues të huaj, që kaluan nëpër krahina të veriut në shek. XIX ndeshën në gojëdhëna e toponime për Skënderbeun, që gjenden kudo në hapsirat shqiptare. Mbi një bazë të tillë ata dhanë mendimet e tyre për origjinën e Kastriotëve. Nuk kemi informacion për ndonjerin të ketë kaluar nëpër Dibër, të kishte informacion për fshatin Kastriot dhe të mos e merrte në konsideratë e të shkruante për të, që të shërbente si nxitje për studime të mëvonëshme.…

Lexo më shumë

Xhaketa e Aliut

Është ditë e hënë. Ora shënon tetë e mëngjesit dhe kafeneja e Lal Pogës ende nuk është hapur! Zakonisht Lala çel në orën shtatë, por hajde merre vesh pse sot e ka thyer këtë rregull. Tani sapo erdhi edhe Aliu dhe u bëmë gjashtë vetë që presim të hapet dera e lokalit. Jemi ngulur përballë tij dhe pyesim njëri-tjetrin: di gjë ti Servet, ç’ka ndodhur me Lalën, që sot nuk ka çelur si gjithëherë në orar?…

Lexo më shumë

Takimi i fundit me Rexhep Smaçin

Kurrë nuk e kisha menduar se do të shkruaja një ditë për vdekjen tënde Rexhep! Por ja që ndodhi dhe e paskam mjaft të vështirë, mjaft të pa mundur, pasi lotët në të tilla momente nuk komandohen dot.
Të ikësh fare pa pritur, befasisht në një moshë të bukur ku ende prisnin të gjithë nga ti edhe më shumë, ndarja jote nga kjo botë gënjeshtare na la pa fjalë të gjithëve.…

Lexo më shumë

Një histori për klonin që ndau fshatin

Për brezin e fëmijëve të mi, për nipërit dhe mbesat, për stërnipërit dhe stërmbesat e ardhshme, kjo është e pabesueshme. Por ja që kështu është e vërteta. Në vitet 1967-1968 filloi rindërtimi klonit të kufirit, kryesisht në viset kufitare të veriut dhe të verilindjes.
Fshati im u nda në dy pjesë. Pjesa e Viçishtit të Poshtëm mbeti brenda klonit, plotësisht e izoluar.…

Lexo më shumë

Peshkopi, hapet qendra e të moshuarve

GLV Integrimi loboi me Këshillin Bashkiak, i cili miratoi një vendim për sigurimin e druve për ngohjen në këtë qendër si dhe një sanitare në mënyrë që mjediset të mbahen të pastra. Nga ana  tjetër, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Dibër, ofron kafe dhe çaj falas për to, duke bërë që këto të moshuar të kalojnë ditën në mënyrë aktive në këtë qendër.

Lexo më shumë

Të lartësojmë çdo ndjenjë pozitive për moshën e tretë!

I shoh çdo ditë, të lodhur, të rrudhur, të kërrusur nga mosha dhe hallet e jetës! Dikush edhe i qeshur dhe i fortë, dikush duke çaluar a duke kollitur! Janë prindërit tanë, ata që u robtuan një jetë të tërë duke punuar, duke na rritur, duke na edukuar e mësuar për jetën. I shoh çdo ditë stolave ulur, kafeneve, trotuareve, lulishteve dhe mendoj se dikur dhe ata patën një rini, një rini të tyren herë me re, herë me shi, herë me dimër e herë me pranverë e tani në perëndim të stinëve të jetës them se meritojnë diçka që ëndërruan; lumturinë që të jep produkti që ata ndërtuan!

Lexo më shumë

Funeral | Fragment nga romani

Maries iu duk vetja edhe më lakuriq kur veshi xhubletën. Ngjeshi kraholin e Korbës dhe ndjeu t’i përvëlonin gjinjtë e thithat t’i forcoheshin. Xhubleta po i rëndonte sikur nga çasti në çast do i rrëshqiste nga trupi. U mbështet në anë të oxhakut dhe zgjati dorën drejt buzëve të Nana Uranës. Ia mori cigaren dhe e thithi thellë me afsh. Preku barkun dhe mbylli sytë.…

Lexo më shumë
1 2