Të lumtë Geraldo Hoxha!


Të zbulosh, nuk është fatësi, ndërsa rastësi sigurisht. Ana tjetër e problemit qëndron se duhet të dish shumë, por, edhe shumë herë të kesh mëndje të holl. Rastësisht në një bisedë, degjova se nje djalosh nga Muhurri i Dibërës kishte garuar ne Genius Olympiad 2018 ne New York te Amerikes.

Dashuria e madhe qe kam per arsimin me shtyu qe te shkoj ta takoj këtë djalosh nga Muhurri. Ishte nje djal i ri, fytyrë bardhë, me ca sy të zes dhe ballin pak sa të ngritur ku qetësisht i shtonin bukurinë flokët e zituar. Dukej lehtësisht se nuk i kalonte te shtatëmbedhjetat.
Kishte mbaruar vitin e dytë në gjimnazin‘’Hafiz Ali Korça”,, në qytetin e Kavajes. Qetësia e tijë fshihte pas nje zjarr të brendshem vullneti e pasioni për të studiuar. Prandaj ai së bashku me shokun e tij Saimir Lufo krijuan një projekt me temë: ‘’Toka e vetmia shtëpi që kemi.,,. Megjithëse ne ambiente konvikti Geraldo dhe shoku i tij vendosën te punonin seriozisht. Punuan gjithë natën me orë të tëra në ambientet e konviktit për të arritur dicka që i qonte shumë larg. Megjithëse profesori Tasim Çarku që i ndiqte herë pas here punën e tyre ishte shumë pesimist në realizimin e projektit pasi ishte shumë e vështirë të arrihej një gjë e tillë pa nderhyrjen e profesionisteve. Pas nje stërmundimi te madh Geraldo dhe shoku i tij kishin realizuar projektin. Profesori Tasim Çarku dhe i gjithë stafi pedagogjik I kesaj shkolle mbetën mjaftë të kenaqur dhe vendosën që Geraldo bashke me shokun e tij të garojnë në Shqipëri në konkursin ‘’Asef,, ku morën çmim te dytë.
Duke parë e kuptuar pregatitjen e Geraldos dhe Saimirit, stacioni televiziv privat shqiptar ‘’Vizion plus,, i ftoi në emisionin ‘’Oktapod,, ku ato shpjeguan me plote dinjitet, zgjuarsi qëllimin dhe përmbajtjen e projektit.
Duke parë në You Tube këtë emision me erdhi në kujtes një shprehje J.V. Gëte i cili thotë : ‘’Këtë tokë të gjorë, ka mijëra vjet që e shfrytëzojnë, e megjithatë forcat e saj kanë mbetur po ato. Pak shi, pak diell dhe ajo vishet me blerim në çdo pranverë dhe kështu do të vazhdoi për jetë.,, ( 11 prill 1827 në faqen 166 ‘’ Gëte,, Vepra të zgj., Vol 4. Tiranë 1987) Por kohët kanë ndryshuar, njeriu po e shfrytëzon tokën marrëzisht dhe po sillet me natyren pa kultur dhe me harbutëri. E prandaj lindin, shkruhen e duhet të zbatohen projekte të tilla për të përmirësuar cilësinë e ujit të ajrit, rruajtur e shtuar gjelbërimin e mbrojtur tokën nga kërcënimet e njeriut dhe faktorëve klimatik.
Përsëri në një nga televizionet private më të fuqishme në Shqipëri Top Channell ishin të ftuar Geraldo dhe Saimiri pikërisht me 6 prill 2018, në emisionin ‘’Wake Up,, në të cilin u paraqitën mjaft mirë në shpejgimin e përmbajtjes e detyrave që zgjidhte projekti ‘’Toka e vetmia shtëpi që kemi.,,
Energjitë rinore, puna plote mençuri i ketyre djemve i shtyu ato të kërkonin pjesmarrjen e tyre me projekt në ‘‘Genius Olympiad 2018,, nëNew York të Ameriks.U pranuan dhe konkuruan më 11 Qërshor para një komisioni mjaftë dinjitoz ku u vlerësuan me medalje të argjendt ndër 1285 projekte nga vende të ndryshme të botës.
Pak e njohin në krahinën e Muhurrit, po kaq pak ne Dibrën e Poshtme, djaloshin, të riun Gerardo Hoxhën, i cili konkuron deri në kontinentin Amerikan. Prandaj duhet të njihen të tillë të rinj, që janë modest, të urt, fjalë pak, por që brenda tyre flakërojn energji të pashtershme mendimesh, projektesh. Duhet ta administrojmë, mbrojmë, zbukurojmë tokën tonë si djepi i miliona e miliona jetë njerëzish e miliarda qëniesh të gjalla. Respekt per tokën për njerëzit, e luftë e pandërpre edukimi brezash dhe persosje teknologjike per mbrojtjen e saj.
Shqipëria jonë ka nevojë për nxënës të tillë si Gerardo Hoxha, të cilët dinë të idejojnë e bëjnë projekte cilësisht të mira për mbrojtjen e tokës, mbulesës së gjelbërt dhe mbrojtjen me të gjitha format të saj, si djep të jetës e të prodhimit të të mirave materiale.