Peshkopi, hapet qendra e të moshuarve


GLV Integrimi loboi me Këshillin Bashkiak, i cili miratoi një vendim për sigurimin e druve për ngohjen në këtë qendër si dhe një sanitare në mënyrë që mjediset të mbahen të pastra. Nga ana  tjetër, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Dibër, ofron kafe dhe çaj falas për to, duke bërë që këto të moshuar të kalojnë ditën në mënyrë aktive në këtë qendër.

Peshkopi, 4 tetor 2018.

Të  moshuarit janë shtresa më vulnerabël në Shqipëri, duke qenë se atyre ju ofrohet vetëm pensioni. Pasi mbushin  vitet e punës ato krejt papritur bëhen të padobishëm, ngrihen në mëngjes dhe nuk kanë një destinacion për të shkuar, një punë për të përfunduar, fuqitë sa vijnë e shterojnë, sëmundjet sa vijnë e shtohen, të afërmit dhe bashkëmoshatarët shpesh ndërrojnë jetë. Të ardhurat financiare zvogëlohen. Pensionet e vogla nuk të mundësojnë gjë tjetër veçse ushqime bazë dhe ilaçe, të cilat në shumicën e rasteve nuk rimbursohen. Stresi sa vjen dhe shtohet. Kanë ndonjë nip apo mbesë të vogël dhe duan ti bëjnë qejfin për ta qerasur dhe s’kanë mundësi.

Fëmijët kanë marrë rrugët e kurbetit dhe në rastin më të mirë vijnë dhe i vizitojnë në festat e fundvitit. Shteti nuk ofron asnjë shërbim shtesë për këtë shtresë vulnerabël. Në të vërtetë, një qeverisje e mirë duket në mënyrën se si trajton ato, më të dobëtit, dhe në këtë rast më të brishtët e shoqërisë tonë janë të moshuarit dhe fëmijët.

GLV Integrimi nëpërmjet një projekti të financuar nga Lëviz Albania ndërhyri në hapjen dhe rigjenerimin e qendrës së moshës së tretë, pasi janë të moshuarit ato që kanë më pak kohë për të pritur ndihmën tonë. Koha për ta ecën shumë shpejt, dhe sigurisht që e meritojnë që ditët e mbetura ti kalojnë  të trajtuar me respekt dhe dinjitet nga pasardhësit e tyre.

U lobua me Këshillin Bashkiak, i cili miratoi një vendim për sigurimin e druve për ngohjen në këtë qendër si dhe një sanitare në mënyrë që mjediset të mbahen të pastra. Nga ana  tjetër, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Dibër, ofron kafe dhe çaj falas për to, duke bërë që këto të moshuar të kalojnë ditën në mënyrë aktive në këtë qendër.

 

Ky botim u mundësua nga Lëviz Albania. Ato që shkruhen jo domosdoshmërisht përkojnë me idetë e Lëviz Albania.