Rruzhdi Lata e donte Dibrën pa kufij

Rruzhdi Lata ishte një misionar. Ai nuk ishte vetëm Myftiu i Dibrës, por ishte Myftiu i shqiptarëve. Me dashurinë për Zotin ai u shërbeu njerëzve, dibranëve e shqiptarëve, kudo ku ishte dhe kudo ku e kërkuan.

Rruzhdi Latën e kam njohur në vitin 1992. Ishte kohë që ai jetonte mes Prishtinës e Dibrës. Ai jepte ligjërata në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e Orientalistikës, por jo në mjedise auditoresh, por në një shtëpi private.

Lexo më shumë

Salkurti: Bashkëpunimi mes fermerësh, e vetmja zgjidhje për një treg të sigurtë

 

Qindra ton mollë aktualisht janë të destinuara të shiten nën mesataren e çmimit dhe në rastin më të keq të mundshëm të kalben duke detyruar fermerët të braktisin këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë e një vendi kaq të varfër siç është edhe zona e Dibrës.

Iljaz Gjapi: “Mundi dhe puna jonë nuk llogaritet fare kur shteti nuk merr masa për këtë situatë duke qenë që ne kemi një mollë me cilësi tepër të lartë.

Lexo më shumë

Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve bashkiake nga komuniteti

Si të ndihmojmë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale.
Misioni i Agro Eko Dibrës: Të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e varfëra rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale. Nuk është hera e parë që kjo organizatë ndeshet me sfida të tilla që duan angazhim dhe seriozitet.…

Lexo më shumë

Maqellarë, situatë alarmante nga mbetjet

kazan plehrash para shkollës 9-vjeçare, Maqellare.

“Mungesë në mjete transporti dhe gjendje e amortizuar e mjeteve ne dispozicion, fuqi punëtore e pa mjaftueshme dhe shpenzime të tjera financiare të pa përballueshme”, shkruan bashkia Dibër në përgjigjen e saj.
Në fshatin Popinar dhe Pocest, situata muajt e fundit është bërë edhe më e rëndë, kjo për faktin se një banorë i zonës që më parë kundrejt një pagese prej 100 lekësh për familje, me traktor bënte grumbullimin e mbetjeve, nuk e bën më.

Lexo më shumë

Letër vëllait për datëlindje

Jam i ulur në zyrë, në këtë hapsirë që të çon në mendje së pari vetëm luksin, me gjithatë po të testosh vërtetësitë nuk të cojnë kund, edhe kjo si shumë të tjera ka lukset dhe vështirësitë veta. Sigurisht unë nuk jam në një furrë që piqem dhe kulloj djersë, as nuk rri në këmbë 13-14 orë. Jam pra në këtë hapsirë, që më krijon së pari luksin për të shkruar, anipse sipas meje shkrimi është nevojë, kështu që le të themi se i kam të dy këto komponentë dhe po i përdor ashtu siç dua.…

Lexo më shumë

Skënderbeu i parë nga Haki Stërmilli

Është viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, deklaruar solemnisht në mbledhje qeverie e në tubime të mëdha e të vogla. Më se gjysma e vitit kaloi, Kaloi në heshtje, kaloi me zë “të ngjirur” në janar 2018, në 550 vjetorin e ikjes duke lënë pas një histori për të cilën krenohet çdo shqiptar.
Kaloi edhe ditëlindja e tij, 6 maji, ditë dhe datë që në truallin e të parëve të tij është shndërruar në një festë të madhe.…

Lexo më shumë

Shpifja si fjalë e randë që s’e mban kandari

Shpifja asht nji veprim i ulët; burri me dy gishta nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka, po të gjithë i thonë: “Të lumtë pushka”
(Kanuni i Dibrës 2512)
Populli e ka mat kurdoherë fjalën që ajo të mos vrasë. Në popull has rëndom, në biseda të përditshme e në kanune shumë shprehjetëmençura qëlidhen me fjalën e dalë nga gjuha që siç thotë Ezopi, “ështëgjëja mëe mirënëbotësepse me gjuhëmund tëflasësh përdashurinë, përlumturinë, përnatyrëne bukur, përshoqërinëe mirë… por njëkohësisht gjuha është gjëja më e keqe në botë.…

Lexo më shumë

Peshkopia ndodhet në të dy anët e lumit Drin?!

Çudi të çuditshmish në internet!
Thonë pa kandar në brez:
– Peshkopia e paska marrë emrin nga greqishtja!?
– Peshkopia u ndodhka në të dy anët e lumit Drin!?

Një mik i viteve të emigracionit, lexues i pasionuar i gjuhës shqipe, megjithëse ka gjashtëdhjetë vjet larguar, më thoshte se në qoftë se donë të vlerësosh një enciklopedi apo një libër, kërko atë që njeh më shumë.…

Lexo më shumë

Marrëzitë e kohës sonë

Në vlagën e jetës futem me dëshirë, për të ndjerë freskinë e saj, për të zbuluar atë në të gjitha kapilarët e saj. Edhe pse takova mjaft miq, shokë koleg etj., rastësisht apo me vendosje oraresh takimesh, gjeta tek secili njeri i thjeshtë, gazetar, intelektual, fshatar, grimca ngjarjesh që mbushin kapilarët e jetës tonë edhe pse dëgjojmë, ndjejmë, shohim e lexojmë marrëzi djajsh përqark.…

Lexo më shumë
1 2 3