Ritëm vallje e refren kënge


Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në pranin e miqve, dashamirësve të kulturës, shkrimtarë e artistë, u promovua libri kushtuar Xhelal Çerpës, një artist shumë dimensional, në fushën e kulturës jo vetëm në Dardhë, por edhe më gjerë. Nën moderimin e aktorit Llesh Nikolla folën për librin dhe sollën kujtime për Xhelal Çerpën, aktorin, humoristin, valltarin, autorin e teksteve e muzikë të disa këngëve, organizatorin e shumë aktiviteteve kulturore artistike për 40 vite me radhë si drejtues kulture në Zall Dardh por edhe në Maqellarë, Guri i Zi , Shkodër, në HC Fierz etj.
Xhelal Çerpja, me punën e pasionin e tij, e ngriti dhe e njohu grupin artistik të Zall Dardhës, jo vetëm në Dibër, por në të gjithë Shqipërinë e jashtë kufijve shtetërorë.
Gjatë takimit folën dr. Hajri Mandri, redaktor i librit, kantautori Esat Ruka – Mjeshtër i Madh, ku këndoj dhe këngë, Avni Ndreu solli kujtime të bukura gjatë punës, foli dhe këndoj një këngë dhe rapsodi Viktor Paloka, ashtu si dhe në libër kanë shkruar kujtimet e tyre publicisti i njohur Abdurrahim Ashiku, drejtori i Qendrës Kulturore Veli Vraniçi, regjizori dhe aktori Skënder Cala,, Liri Rasha, artiste e Meritua – Mjeshtër i Madh, këngëtari Shaban Mziu, Femie Kaziu, muzikanti Përparim Tomçini, ish mësuesi për disa vite në ZallDardhë, gjirokastriti Petro Mejdi etëtjerë.
Libri është një përmendore e shkruar me dashuri e përkushtim, me një kronologji ngjarjesh, me episode interesante për Xhelalin. Libri shoqërohet me shume fotografi, jo vetëm familjare, por më njerëz të artit, në role dhe aktivitete kulturore
Shkrimtari Shaqir Çerpja e mbyll librin e tij me një thënie shumë të bukur, duke e quajtur jo vetëm diamant i kulturës dibrane, por vetë Xhelali ishte ritëm vallje e refren kënge.