Kur vjen një përvjetor…

Kalendarët shpalosin fletët një e nga një, siç përcjell dita orët, minutat, sekondat…siç pret zemra përvjetorët. Ato vijnë dhe ikin të heshtur, ngarkuar me mall e mirënjohje të pakufi, për ata që dhanë jetën për vatan, në emër të një ideali e ëndrre të bukur, ëndrrës së lirisë.
Edhe për ne familjarët e familjes Tola tetori sjell një përvjetor dhe ky i sivjetshmi është 74 vjetori i rënies së dëshmorit Myslym Abdulla Tola, lindur në 1925 në fshatin Ostren i Madh të rrethit Dibër.…

Lexo më shumë

Historia e ngritjes së Muzeut “Vend-origjina e Kastriotëve” në Sinë

Etapa e parë

Në gushtin e vitit 1978 fillova punën drejtor në shkollën 8-vjeçare “Nimete Progonati” në Sinë. Në ditën e parë të prezantimit si drejtor, shtrova detyrat që kishim marrë nga partia dhe pushteti në rreth. Krahas punës mësimore dhe edukative me nxënësit e prindër, duhet të punonim për ngritjen e terreneve sportive, të ndihmonim me nxënës dhe kooperativën bujqësore, të lexonim shtypin në brigadë etj.…

Lexo më shumë

Psikologji dhe traditë të shkrira bashkë në vëllimin poetik “Udhë në pasqyrë”

Si rastësisht u ndodha në promovimin e këtij vëllimi poetik. Pashë poetë, aktorë, politikanë e përgjithësisht njerëz të dijes. Isha në shoqëri me Zabit Lleshin, që më prezantoi me autorin. Veprimtaria filloi me urimin “Urime” dhe mbaroi po me këtë urim. Librin e morën dikush nën sqetull e dikush e vendosi në makinë, sipas gradës ekonomike. Një paraqitje libri mjaft dinjitoz nga Botimet M&B.…

Lexo më shumë

Kontributi i Rakip Sinanit rreth betejave të Skënderbeut

Madhështia dhe vlerat e një libri qëndrojnë në faktin sesi shkruhet, çfarë përmban, sa realisht dhe mirërtistikisht është realizuar. Fatmirësisht libra të tillë ka, botohen dhe promovohen. Jo sepse jemi në Vitin e Skënderbeut, po gjithnjë librat për kryeheroin, botuar në çdo gjini, do të mbeten testament dhe dëshmi e qëndresës.
Libri”Beteja të Skënderbeut” na shfaq luftrat heroike të heroit, unitetin, besnikërinë e luftëtarëve, vitalitetin e një epoke të ndritur.…

Lexo më shumë
1 2 3