Bulqizë, mungon landfilli për përpunimin e mbetjeve urbane


Organizata “SHERM” po realizon në Bulqizë projektin “Monitorimi dhe vlerësimi i ofrimit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane” që financohet nga Lëviz Albania. Organizata ka vëzhguar mjedisin në të shtatë njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë (Krastë, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren dhe Trebisht) dhe ka arritur në përfundimin se mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve urbane është një problem i pazgjidhur.
Ekspertë të mjedisit kanë parë në terren gjendjen reale të ofrimit të shërbimit të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane dhe situata paraqitet ndryshe nga sa është thënë, shumë përkeqësuese. Të flasësh për menaxhimin e mbetjeve urbane, riciklimin, reduktimin, ripërdorim apo ndarja e tyre që në prodhim, kjo është e pamundur për momentin në Bashkinë e Bulqizës, pasi mungojnëkazanët ndarës dhe mungon trajtimi i tyre në Landfill. Mbetjet depozitohen ilegalisht në vendin e quajtuar “Qafa e Buallit”. Ai venddepozitim është pa një leje mjedisore dhe në shumë raste ju vihet zjarri dhe tymi mbulon qytetin.
Bulqiza ka problem dhe mbetjet inerte, të cilat hidhen vend e pa vend si nga subjektet private po ashtu dhe nga komuniteti.
Menaxhimi i Mbetjeve në zonat rurale është tepër i vështirë, pasi ky shërbim nuk ofrohet fare në Njësitë Administrative Trebisht, ku banorët e zonës kanë gjetur si zgjidhje alternative djegien e tyre, hedhjen në perrej e natyrë, ku të munde, dhe ku gjejnë hapësira boshe, duke i kthyer në kosha mbetjesh pa marre parasysh ndotjen që shkaktojnë në mjedis dhe dëmtimet që marrin nga kjo ndotje e shkatuar prej tyre.
Gjatënjë takimi me komunitetin e Trebishtit, u dëgjua mendimi i tyre sesi e mendonin shërbimin e pastrimit, problemet që vijnë nga shërbimi i pastrimit dhe për ti adresuar këto problematika në këshillin Bashkiak, që zëri i tyre të dëgjohet. Në këtënjësi pastriminuk është ofruar nga Bashkia e Bulqizës, edhe pse një vit më parë ishte ofruar një kamioncinë dhe mbetjet ishin larguar nga zona, duke i dërguar në një gropëtë hapur larg fshatit, e cila nuk krijon një ndotje të tokës.
Danjel Bica, ekspert mjedisor i SHERM, së bashku me administratorin lokal Fitim Balla vizituan venddepozitimin dhe ndërhyrjet që mund të bëhen për përmirësimin e kërij shërbimi, në mënyrë që fshati i tyre të jetë më i pastë. Gjatë rrugës, grupi i punës konstatoi mbetje tëdjegura dhe të depozituara buzëlumit Drin, qëvjen nga Dibra e Madhe, që kalon në zonën e Bulqizës. Mes tyre u diskutua edhe mundësitë e bashkëpunimit me Bashkinë e Bulqizës, në mënyrë që sa më shpejtë të përmirësohet mbledhja dhe përpunimi i mbetjve urbane.
Më shumë rreth projekteve mejdisore në Bulqizë ndiq lidhjen: www. sherm-al.org