Skënderbeu dhe martirizimi i pashoq i Dibrës

…Dëmet që treva dibrane pësoi gjatë fushatave osmane qenë të mëdha. Por sakrificat e pallogaritshme njerëzore dhe materiale ajo i pësoi në vitet 1466-1467, gjatë rrethimit të dytë dhe të tretë të Krujës. Gjatë rrethimit të dytë, në pamundësi për të shtënë në dorë kalanë e Krujës sulltan Mehmeti II shpresoi se do ta thyente rezistencën e Skënderbeut duke asgjësuar bazën njerëzore dhe ekonomike të rezistencës shqiptare.

Lexo më shumë

Orkestrina e Matit njëra nga mrekullitë e trashëgimisë shpirtërore shqiptare

Trashëgimia Kulturore shqiptare, si pjesë e identitetit tonë kombëtar, përbën kontributin më të vyer, më origjinal e identifikues e shprehur magjishëm në këngët e vallet, veshjet e rapsoditë, baladat e ritet, lojrat popullore e krijimet gojore, ndërtimet e mënyrën e jetesës, gjuhën etj, Ajo është e vjetër sa vetë njerëzimi dhe përfshin shumë fusha studimore që nga arkeologjia, etnofolkloristika, etnografia, gjuhësia, historiografia, arkitektura, etj.…

Lexo më shumë

Për një Shqipëri europiane, jo otomane

Ismail Strazimiri është një protagonist i rendit parësor në vendlindjen e tij në Dibër e në gjithë Shqipërinë për rolin që ka luajtur në rrjedhat e turbullta të historisë së lëvizjes kombëtare, prej shfaqjes së saj në formën e një ideologjie e përfytyrimi romantik deri në Luftën Antifashiste. Strazimiri ishte pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës, që u mblodh vetëm pak kohë pas Kongresit të Manastirit, për të ridiskutuar çështjen e alfabetit, me qëllim që të përfitohej aq sa mund të përfitohej prej lëshimeve të qeverisë qendrore perandorake, por u shpreh në mënyrë të vendosur kundër rikthimit në përdorim të alfabeteve të gjuhëve orientale dhe pro alfabetit latin, megjithëse duke qenë në pakicë.…

Lexo më shumë

Torinezja, Karolina Festa (Farrici) – Qytetare Nderi e Burrelit

Më 16 mars 1911 (njëqind e shtatë vite më parë), në familjen e çiftit Viçenzo e Roza Festa, në qytetin e Torinos në Itali, shpërtheu gëzimi dhe hareja, sepse ajo u shtua me një foshnjë të seksit femër, të cilën e pagëzuan me emrin e bukur, Karolina. Para saj në këtë familje kishin ardhur edhe katër fëmijë të tjerë, motrat Xhuzepina, Anxhelina e Xhina, si dhe vëllai i saj i vetëm, Xhovani, i cili mbante gradën doktor i Shkencave Ekonomike.…

Lexo më shumë

Zeqi Agolli dhe Mit’hat Frashëri në Betejën e Dibrës, nandor 1943

Zeqi Agolli iku nga kjo jetë në moshën 93 vjeçare. Për të nuk shkroi asnjë gazetë, nuk u dha asnjë lajm në mjetet e komunikimit masiv. Kryeministri u harrua në bisedat me këdo në facebook. Ministri Bushati nuk u fol se shkoi për ngushëllim (pa le të lironte hollin e Ministrisë për t’i bërë homazhe e nderime një diplomati karriere që zor se i afrohet kush).

Lexo më shumë
1 2