Mungesa e ekspertëve zvarrit gjyqin mes HEC-it dhe një rezervati peshku në Dibër

Një gjyq mes kompanisë së kultivimit të peshkut Bio-Trofta në Dibër dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy”(BGE), të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta për bizneset e tyre zgjat prej gati dy vjetësh pa zgjidhje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër.
Gjykimi filloi pas një padie të Bio Troftës ndaj BGE për një dëm në vlerën 300 mijë euro në dhjetor 2016 dhe është është ende larg përfundimit.…

Lexo më shumë

Ndërtimi i HEC-it Seta 4 në Dibër, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi të premten padinë e 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, për shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4.
Kjo çështje kishte si relator gjyqtarin Avni Sejdi, ndërsa vendimi u mor me shumicë votash. Gjykata u shpreh se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC cënonte zonat e mbrojtura.…

Lexo më shumë

Roli i komunitetit në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve bashkiake

Të menaxhosh pyjet është një imperativ i kohës, është të duash natyrën, por në rradhë të parë të duash veten dhe shoqërinë. Parku kombëtar Korab – Koritnik përmbledh në vetvete mbi 50 mijë hektarë, nga të cilët, mbi 20 mijë janë në qarkun e Dibrës. Kjo sipërfaqe masive e mrekullueshme fillon me fshatin e Kllopishtit, në pjesën juglindore, në kufi me Maqedoninë dhe përfundon në Tejzë e Radomirë, duke folur gjithmonë për pjesën e Dibrës.…

Lexo më shumë

2018, një vit me prodhim, por pa treg

Iku edhe një vit. Në fund të tij, secili bën një analizë të thjeshtë: çfarë bëri, çfarë dha, çfarë mori, çfarë fitoi e çfarë humbi. E thënë në aspektin ekonomik, finalja e gjithë këtij bilanci është, se sa para ka në dorë njeriu për t’u përballur me vitin që vjen.
Fermerit dibran nuk i duhet shumë kohë për të bërë një analizë të tillë, sidomos atyre që merren me frutikulturë.Pranverën…

Lexo më shumë

Ëndrra amerikane është ëndërr shqiptare

Erman Dine është një nga pasardhësit e Fiqiri Dines, kryeministër i Shqipërisë në Korrik-Gusht 1944. Ai është djali i vogël i Sazan dhe Veronika Dines, i lindur dhe rritur në Gjazë të Lushnjes, ku familja e tij ishte e interrnuara.
“Unë ndjehem fatlum që jam pjesë e familjes dhe e fisit që bëri jo pak emër, jo vetëm në Dibër por në të gjithë Shqipërinë”, e nis bisedën Ermal Dine, që njëkohësisht është edhe një kantautor i njohur në SHBA.…

Lexo më shumë

Poezi nga Xhoana Tafçiu

PO NDJEJ TE FTOHTE

Po ndjej të ftohtë,
Këtu për rreth, gjithçka e akullt,
Po ndjej të ftohtë.
Përse vallë?
Askush nuk ma thotë arsyen,
Pse ndjej të ftohtë.
Në këtë ditë të nxehtë vere,
Po ndjej të ftohtë.
Sa shumë e akullt qenka kjo botë!
Unë i afrohem e ajo largohet,
Unë i buzëqesh e ajo tërbohet,
Kur rri e mërzitur, ajo gëzohet,
Unë i jap dorën, ajo më shtyn,
Harron se fytyrën e vet po pështyn.…

Lexo më shumë

Ilmi Murati, themeluesi i kompanisë “Riu-Mermer”, që po konkurron denjësisht në tregun europian

Sa herë që nis e shkruaj për vendlindjen time, qoftë edhe pak radhë, më kaplon një ndjenjë e ligjëshme malli e nisin e trazohen kujtimet mia të cilat rrjedhin si valët e Drinit plak. E ky prag viti më përplasi pikërisht në Shumbat, tek ata njerëz të mirë, fisnik e bujar, puntor e të besës. Gjithmonë kam patur pranë vetes miq e dashamirë të mirë, kam kërkuar që të bëj zgjedhjen më të mirë dhe deri tani nuk kam qenë i gabuar .…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, punimet vazhdojnë me ritme të shpejta

Edhe për shkak se gazeta ka një pune 12 vjeçare në lobimin për këtë çështje, interesi i lexuesve është të marrë më shumë informacion të drejtë dhe të paanshëm, por kjo nuk është bërë e mundur. Shpresojmë se në vazhdim do të kemi një bashkëpunim të dyanshëm me kompaninë për këto pyetje dhe të tjera që janë me interes publik.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.
Lexo më shumë

A do të vijë Meta në takim me arvanitët, rrënjë të Skënderbeut në 550 vjetor?

Presidenti Meta ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë në troje ku shqiptarët e Skënderbeut, për ti shpëtuar kuçedrës së Anadollit, mërguan, bënë themele, ruajtën gjuhën, veshjet, zakonet.
Ai u pa në dritaret e ekraneve të vegjël vendorë e satelitorë, midis Arbëreshëve të Italisë, në gëzimin dhe krenarinë e ligjshme të pritjes së një Presidenti dhe vlerësimin e disa personaliteteve të larta arbëreshe me dekorata të larta.…

Lexo më shumë

Bimët aromatike dhe mjekësore, një potencial i rëndësishëm zhvillimi

 

Rajoni në të cilën shtrihet territori administrativ i Bashkisë Dibër është ndër më të pasurit përsa i përket shumëllojshmërisë dhe përhapjes së fondit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Kushtet e përshtatshme klimaterike dhe tokësore kanë bërë të mundur praninë e shumë llojeve bimësh mjekësore të rritura në mënyrë spontane dhe në gjendje të egër me vlera të larta aromatike dhe mjekësore që përbëjnë një pasuri të çmuar jo vetëm në aspektin e florës dhe të biodiversitetit,por edhe në atë ekonomik,si një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë lokale.…

Lexo më shumë
1 2 3