Syri i një mjellme në Korab


Ka rrugë të cilat nuk maten me kilometra e orë udhëtimi, por me mori emocionesh. Ndaj, kur rrugëton, ashtu si uji që rrjedh e gurgullon në shtratin e vet duke lenë pas brigjet, ato nuk të tradhëtojnë kurrë. Sidomos kur e panjohura mes bukurive magjike të bën mik shpirtëror duke i shfletuar. Ndaj sa here nisem në rrugë të largëta me padurimin për të arritur sa më parë në destinacion, i shpreh emocionet frymëzuese për t’i bërë pjesë në krijimtari, biseda miqsh e të njohur.
S’mund të jesh indiferent nga dekori hijerëndë i malit Korab, me larmi panoramash; me re, herë të serta e herë të bardha, të cilat diku bëhen tufë e mes lojës së tyre dhe nën sytë e gjelbërimit të përhershëm të pishave qindravjeçare, ku patjetër ke se ç’të qëmtosh të qëndisurën e hireve të kësaj natyre alpine. Një rrugë e ngushtë këmbësore dhe gjithë gjarpërime që ngjitej siç thotë ajo fjala e urtë “shtegu i rrahur të çon diku”, të bënte të mos ndaloje për asnjë çast, ndonëse duke dihatur, sepse edhe ajri i pastër të nxiste vetvetiu ecjen. Dëgjohet frymëmarrja e shpeshtuar, kërcitja e këpucëve, e shkopinjve dhe era e ftohtë, që të thante fytyrën. Përtej lodhjes, duke u rrekur mes vështirësisë të saj, ku diku vraga e rrugës të humbet pllaskave gjurëmbardhë, porse shpina e një kafshe laramane, herë pas here i lejon vetes ndalesa mes drurëve të dendur të pishave që, përveç bukurisë mahnitëse e mbushin shpirtin me aromën dehëse të malit. Vende – vende ca gjurmë kafshësh të egra tregonin se këtu kishin kaluar pak para nesh. Me vete bluajmë mendime pa i shqitur sytë pamjeve të patjetërsueshme të natyrës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në lidhjen e mëposhtme:
http://www.gazetadita.al/syri-i-nje-mjellme-ne-korab/