Vlerësim për mirëkuptimin, harmoninë dhe qytetarinë e komunitetit dibran


Më 10 janar 2019, një përfaqësi e Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, u ftua nga Insitucioni i Presidentit të Republikës në një takim audiencë me Kryetarin e Shtetit, Shk. tij, Z. Ilir Meta. Në këtë takim mernin pjesë një përfaqësi nga Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i SHBD-së si dhe këshilltari i Presidentit të Republikës z. Ylli Asllani.
Presidenti Ilir Meta, vlerësoj rolin dhe kontributin disa vjeçar të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, e themeluar më 1908 nga lëvizjet kombëtare dhe vlerat e komunitetit dibranë në tërsi. Ai u njoh me SHBD e cila përfaqëson komunitetin dibran në Tiranë, të cilët si pasojë e genocidit dhe e kryengritjeve të vitit 1913 lanë vendin e tyre, Dibrën e Madhe, për tu vendosur në Tiranë e më gjerë.
Një rezyme të veprimtarisë së shoqatës ju bë edhe nga kryetari i SHBD-së z. Bujar Kapexhiu, ndërsa në emër të komunitetit dibranë në Tiranë dhe shoqatës “Bashkësia Dibrane”, ju dhuruan Presidentit Ilir Metës dhe Akti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me firmëtarët e saj ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut dhe botimet më të fundit me autor e studiues dibranë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoj punën dhe angazhimin e komunitetit dibranë për ruajten dhe gjallërimin e traditës dhe të bashkëjetesës me komunitetet e tjera, në frymën e mirëkuptimit, harmonisë dhe qytetarisë. Gjithashtu ai shprehu dëshirën për tu takuar së shpejti në aktivitetet e shoqatës “Bashkësia Dibrane”.
Vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shk. Tij, z. Ilir META, vlerësoi me dekoratën “Nder i Kombit”, kompozitorin, muzikologun dhe instrumentistin e shquar, pjesë e komunitetit dibranë në Tiranë, Mjeshtrin e Madh z. Agim Krajka.
Dekorata ju dedikua z. Krajka, për të gjithë veprimtarinë e tij disa vjeçare në aktivitetin e organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me titullin: “Të gjithë e duan Agim Krajkën”
Ky dekorim i jepet Mjeshtrit Krajka nga Presidenti i Republikës, me motivacionin:
“Për kontributin e shquar në fushën e kompozimit, ekzekutimit dhe përpunimit të muzikës së lehtë dhe popullore Shqiptare, si dhe për transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj.”
(http://bashkesiadibrane.blogspot.com)