Hafiz Xhemal Dibra, intelektual, teolog dhe patriot i shquar


Në vitet e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit, në mars të vitit 1881, lindi në Dibër të Madhe Hafiz Xhemal Mullai (Dibra), që me veprimtarinë e tij patriotike u rradhit ndër figurat e shquara të Dibrës dhe të Shqipërisë. Ishte bir i një familje të mesme qytetare, i jati Haxhi Shaqiri, sikundër gjyshi dhe stërgjyshi i tij kishin qenë hoxhallarë.
Ai ishte një fëmijë trim dhe i zgjuar, në moshë fare të re kreu hafizllëkun, që me mbarimin e shkollës fillore. Më tej vazhdoi edhe shkollën e mesme fetare në gjuhën turke. Gjatë kësaj kohe, ai u njoh me patriotë të shquar, siç ishte Ismail Pashë Saraçi, i cili duke çmuar inteligjencën dhe karakerin e tij e mori me vete në Stamboll (viti 1900) dhe e ndihmoi të kryente studimet e larta në teologji dhe më vonë në drejtësi.
Për aftësitë e tij, Hafiz Xhemali u emërua Profesor në Universitetin Teologjik të Stambollit dhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, që ka hyrë edhe në kryeqytetin e veprimtarisë patriotike të shqiptarëve, ai u njoh me veprën e Pashko Vasës, vëllezërve Frashëri, Hoxha Tahsinit, Ibrahim Temos, Jani Vretos, Hasan Prishtinës, Dervish Himës, Faik Konicës e shumë e shumë patriotëve të tjerë që ia kushtuan jetën dhe pasurinë e tyre çështjes kombëtare shqipare.
Në Stamboll, në ilegalitet, Hafiz Xhemali mësoi të shkruajë gjuhën shqipe me alfabetin e Stambollit. Me shpalljen e lirisë që premtuan xhonturqit, veprimtaria e tij u gjallërua më tej.
Në shumë qytete shqiptare, në Manastir, Shkup, Elbasan, etj., ashtu edhe në Stamboll, u formuan shoqëritë “Bashkimi” (1908), rreth të cilave u bashkuan patriotët shqiptarë, të cilët, duke ndjerë rrezikun që i vinte Shqipërisë nga shembja e pashmangshme e Perandorisë Osmane, shtrënguan fort rradhët dhe u përpoqën të ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve, për t’i bërë ata të ndërgjegjshëm për synimet e armiqve të Shqipërisë dhe për përgjegjësinë e secilit ndaj Atdheut.
Më në fund, pas shumë përpjekjesh, në Manastir u miratua alfabeti i gjuhës shqipe, filluan nga botimi gazeta, revista, libra shkollorë dhe u hapën mjaft shkolla në gjuhën shqipe. Shoqëria “Bashkimi” e Stambollit, që në themelimin e saj miratoi statutin e shoqatës me 22 nyje (nene). Në nyjën 1 thuhet : Shoqëria “Bashkimi” e krijuar në Stamboll ka qëllim përhapjen e gjuhës shqipe ndërmjet shqiptarëve të Turqisë.
Shoqata do të drejtohet me kanunin e saj dhe kurdoherë do të përpiqet për forcimin e lidhjeve të shqiptarëve të Turqisë me Atdheun.
Të 200 aktivistët e shoqatës “Bashkimi”, të mbledhur në klubin e tyre në Stamboll, me votim të fshehtë zgjodhën pleqësinë, e cila, nga ana e saj, zgjodhi Hafiz Xhemalun kryetar dhe At Jul Bonatin nënkryetar.
Për këtë periudhë Hafiz Xhemali tregonte : “ Pasi mbaroja punën zyrtare në gjykatë apo mësimdhënjen në Universitet, shpesh pa ngrënë fare, shkonim shtëpi në shtëpi të shqiptarëve në Stamboll dhe në fshatrat ppër rreth për të mbledhur ndihma për Shqipërinë. Kjo qe një punë raskapitëse, dhe jo rrallë në shtëpi përfundonim pas mesit të natës”.
Komisioni u ndodh shpesh në pozita të vështira dhe thellësisht i prekur nga ndjenjat e bujarisë e të solidaritetit vëllazëror të shumicës së shqiptarëve. Ndihmat e mbledhura dërgoheshin në Shqipëri për paisjen e kryengritësve shqiptarë me armë dhe sende të tjera të nevojshme, duke dhënë kështu një kontribut me vlerë për realizimin e pavarësisë më 28 nëntor 1912.
Më 28 nëntor 1912, Hafiz Xhemali dhe Patër Bonati, hoxha dhe prifti, të përqafuar kryetari dhe nënkryetari i shoqatës ngritën flamurin kombëtar në ballkonin e klubit, në mes të Stambollit. Atë ditë, fëmijët e shqiptarëve të Stambollit të veshur me uniforma kuq e zi mbushnin tramvajet e Perandorisë.
Por, pavarësia e Shqipërisë, për të cilën ishin bërë aq sakrifica e ishin derdhur lumenj gjaku, nuk zgjati shumë. Ajo i nxiti edhe më shumë fqinjët grabitqarë, që, pasi krijuan trazira, u sulën si hijena mbi Shqipërinë e sapolindur e që kërkonte të ngrihej në këmbë, për t’a shqyer përfundimisht. Luftërat Ballkanike u pasuan nga Lufta Botërore, mjerimet dhe vuajtjet e shqiptarëve ishin të jashtëzakonëshme. Zija ishte pllakosur në çdo vatër shqiptare. E gjithë hapësira shqiptare ishte pushtuar, e çdo pushtues, veçanërisht sllavët dhe grekët, po ushtronin një terror të paparë mbi çdo gjë shqiptare, një gjenocid i vërtetë, në zbatim të programeve famëkeqe të pansllavizmit e megallidhesë.
Me që fqinjët tanë u ndodhën në anën e fituesve, kërkonin shpërblim e shpërblimi duhej të jepej në kurriz të Shqipërisë. Fatet e Shqipërisë dhe këtë herë ishin në rrezik. Prandaj periudha 1918 dhe sidomos 1919, për shoqatën “Bashkimi’ ka qenë shumë intensive.
Përveç ndihmave që i shkonin Shqipërisë të mbledhura me shumë vështirësi nga një popullatë e varfëruar, shoqata caktoi dhe ndihmoi financiarisht edhe delegacionin shqiptar që shkoi në Paris për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë. Financuesi kryesor i delegacionit tonë si dhe i ndihmave të dërguara në Shqipëri ishte Fuat Bej Dibra, i biri i Ismail Pashë Saraçit, organizatorit dhe kryetarit të Kongresit të Dibrës më 1909.
Shoqata “Bashkimi” dhe një kontribut të madh në organizimin e Kongresit historik të Lushnjes, ku kolonia dërgoi delegatët e saj, ndërmjet të cilëve qenë Sulejman Delvina dhe Fuat Dibra.
Në vitin 1923, me ringjalljen e Turqisë, filloi dhe rigjallërimi i aktiviteteve shqiptare. Kështu, shoqata “Bashkimi” filloi të botojë një gazetë të përjavshme të quatur “Paqja”. Nr. 1 i kësaj gazete daton 12 nëntor 1923, me drejtor përgjegjës z. Hafiz Xhemalin (në origjinal Xhemal Dibra) dhe redaktor përgjegjës z. Nastas Frashëri.
Kryeartikulli thekson se gazeta nuk është politike… dhe se kurdoherë do përpiqet për mbarëvajtjen e miqësisë ndërmjet popullit turk dhe shqiptar që banojnë në Turqi, do të mbrojë interesat e shqiptarëve në Turqi, do të punojë për zgjimin e popullit shqiptar, zbukurimin dhe ndriçimin e mendjes së shqiptarëve me shkrime arsimore, shkencore, letrare, enciklopedike për me ju dhanë shqiptarëve të Turqisë lajme nga Shqipëria, nga bota si dhe nga bursa e nga tregëtia.
Në një artikull redaksional, ku ndjehet stili i Hazizit me titull “Armëpushimi dhe Shqipëria” bëhet një historik i shkurtër i gjendjes politike në Shqipëri në vitet e vrullshme 1920-1923 dhe shkrimi mbyllet me këtë thirrje : “ Shumë shpejt Kuvendi Kushtetues do të mblidhet dhe çështja e qeverisjes do të marrë fund ashtu siç e mendon shpirti shqiptar dhe koha e sotme, prandaj shqiptarët duhet t’i çmojnë njerëzit nga punët dhe jo nga fjalët, sepse kemi nevojë për njerëz të punës, që kanë punuar e dinë të punojnë. Perëndia qoftë ndihmës për të gjithë ata që përpiqen për lumturinë e Atdheut”.
Rubrika tepër të ndjera janë ato që flasin për gjendjen e shqiptarëve të Greqisë dhe të Kosovës. Aty jepen fakte rrënqethëse se ç’farë krimesh kryejnë bandat e kriminelëve të liruar nga burgjet greko-serbe mbi kurrizin e shqiptarëve, që t’i detyrojnë ata të braktisin vatrat e tyre stërgjyshore dhe të shpërngulen në Turqi, si shkëmbim me grekët e Anadollit, në një kohë që qeveria greke betohej në Lidhjen e Kombeve se shqiptarët nuk do t’i përfshinte në shkëmbim.
Në një artikull “Fati i shqiptarëve të Kosovës’, jepet një skenë në parlamentin serb të asaj kohe. Deputeti shqiptar Ahmeti, midis të tjerash shtonte : “ Në Serbinë jugore nuk ka fare siguri, vrasësit enden të lirë, shqiptarëve u mungon e drejta për të jetuar, ju merret gjaja, toka, buka e këto ju dhurohen serbve, varfëria sundon ndër shqiptarë që vdesin urie, ndonëse janë nënshtetas serbë… a duhet t’i vijë keq dikujt për këta njerëz ? ”
Reagimi ishte i ashpër : Jeni tradhëtarë u dëgjua një zë : Largohuni sa më parë nga Serbia ose do t’ju zhdukim – u përgjigj një zë tjetër.
Por koha tregoi, madje shekuj se shqiptari nuk zhduket kollaj. Redaksia e gazetës “Paqja” ndiqte me kujdes edhe shtypin e kohës që botohej në Shqipëri dhe reagonte ndaj shkrimeve me frymë antishqiptare. I tillë ishte një artikull replikues ndaj një shkrimi të një shqipatri me emrin Vasil Kondi në një gazetë në Korçë, që merr në mbrojtje bëmat e grekëve ndaj shqiptarëve që pretendonin se grekët iishin marrë vesh me sebbët për ndarjen e Shqipërisë, por vetë shqiptarët janë fajtorë për ato që pësuan.
Më 4 janar 1924 u bënë zgjedhjet poër kryesinë e re të shoqatës “Bashkimi” ku u dha llogari nga kryetari i deriatëhershëm Hafiz Xhemali për aktivitetin e kryer dhe gjendjen ekonomike të shoqërisë, raport i cili u pëlqye dhe u miratua.
Pasi mbaruan zgjedhjet, kryetari i pleqësisë së kaluar, me një fjalë të shkurtër me rastin që shkon në Shqipëri, ku u zgjodh Asamblist në Parlamentin Shqiptar, i zgjedhur në qytetin e tij të lindjes Dibër, falënderoi të gjithë anëtarët për përkrahjen që pati pleqësia e kryesia prej tij (kryetar i së cilës qëndroi 15 vjet rrjesht), uroi pleqësinë e re të dalë faqebardhë dhe shtoi : “ Vërtet trupi im largohet nga kjo koloni ku linda dhe u rrita si shqiptar , si patriot…”
Në kohën kur Hafiz Xhemali bënte këtë përshëndetje, administrata e qeverisë turke, e pa çliruar ende nga mentalitetet e vjetra antishqiptare, kishte nxjerrë një urdhër për deklarimin e Hafiz Xhemal Mullait person i padëshirueshëm për aktivitetin e tij patriotik në favor të Atdheut, të Shqipërisë, por atë tashmë e priste Atdheu i tij, për të cilin, deri në këtë moment kishte punuar pa u lodhur.
Fillimi i vitit 1924, Hafiz Xhemalin e gjen në Shqipëri, deputet të Dibrës në Kuvendin Kushtetues, propozuar nga shqiptarët e Turqisë, në një kohë kur gjendja politike e vendit ishte shumë e acaruar. Veprimtaria e Hafiz Xhemalit në Parlament i përmbahet plotësisht formulës së betimit të bërë prej tij si deputet, si dhe parimeve të shenjta të Kuranit të madhnueshëm, të cilave ai u është përmbajtur gjithë jetën e tij, e jo vetëm në politikë, por kudo, kurdo e ndaj kujtdo. Ai, si predikator i porosive të Kuranit, zbatonte me rigorozitet parimin se : “ Ai që nuk i zbaton vetë mësimet e Kuranit, nuk ka të drejtë morale t’i predikojë ato për të tjerët.”
Në diskutimet e tij, ndjehet thellësisht ndjenja e dashurisë për Atdheun dhe Kombin, e humanizmit, e drejtësisë e përgjegjësisë së lartë ndaj detyrës, e tolerancës fetare dhe politike, e guximit qytetar, e dashurisë së madhe për dijen e kulturën, e etikës qytetare, e ndershmërisë dhe pastërtisë morale, duke kryer kështu me nder detyrat e larta që i qenë besuar. Hafizi, si kryetar i Komisionit të Drejtësisë në Parlament, dha një ndihmesë të shquar në hartimin e ligjeve themelore të shtetit shqiptar, që dhe sot, pas gati 90 viteve, spikasin për vlerat që mbartin.
Ndër këta ligje qe ai për ndëshkimin e fajeve si : propoganda kundër kombit dhe indipendencës shqiptare, përzjerja e fesë kundër politikës kombëtare e që sjell armiqësi dhe ftohtësi midis elementëve dhe feve të njohura në Republikën Shqiptare, propoganda antikombëtare jashtë Shqipërisë që bashkëpunon dhe merr të holla nga shtete të hueja, pjesëmarrja në komitete antikombëtare, ata që sjellin e shpërndajnë literaturë antikombëtare, etj. , e që si thotë Hafiz Xhemali : “Këto gjana na kanë damtue mjaft në të kaluemen, prandaj duhet t’u presim rrugën.”
Kur në Parlament po diskutohej për të drejtat e minoriteteve, Hafizi vëren : “ Më vjen shumë keq për zotërinjtë M.K. dhe D.S. (deputetë të minoritetit), të cilët, kur asht bisedue disa herë çështja e shqiptarëve në Greqi, nuk kanë fol asnjë gjysëm fjale. Sot, për grekofonët kërkojnë me insistim të jepen të drejta sa nuk u asht dhanë në asnjë shtet. Fqinjët tanë as më të voglën të drejtë nuk u kanë dhanë bashkëatdhetarëve tanë, e këta zotërinj për këtë s’kanë thanë gja ndonjëhherë. Pra shfaq hidhërimin dhe kërkoj të shënohet në proçes verbal, se sa liri kanë në Parlamentin tonë deputetët të flasin për pakicat jo shqiptare, kurse në shtetet fqinje as që munt të zihet emri i tyre në gojë.”
Gjatë diskutimit të ligjeve për dënimin e familjeve të të arratisurve, Hafizi me ndjenjë të admirueshme drejtësie dhe humanizmi thotë : “ Po na paraqitet një projekt ligj mbi internimin e fëmijëve e konfiskimin e pasurisë së t’arratisunve . Kodi penal duhet t’i kërkojë kriminelëve të japin llogari për fajet që kanë ba dhe jo të dënojë të tjerët për fajin e tyne”… Më tej, gjatë debatit me një koleg i thotë : “Jemi në shekullin e XX-të, e bota e qytetnueme gratë i nderon tue ju dhanë të drejtë vote e i zgjedhin deputete dhe ne i internojmë.”
Në klimën e pasigurisë për jetën, në muajve mars, prill, maj të vitit 1924, ai qëndroi në krye të detyrës dhe këtë kërkonte prej të gjithë parlamentarëve që nuk paraqiteshin, e kërkoi të lajmërohen të gjitha Bashkitë dhe Asamblistët se “Asamblea asht e hapun tue pasë shumicën legale, se këtu nuk ka anormalitet,” dhe propozonte masa administrative për asamblistët që banonin në Tiranë dhe nuk paraqiteshin në detyrë.
Hafiz Xhemali karakterizohej nga një tolerancë fetare dhe politikë shembullore. Në periudhën janar-qershor 1924, Hafiz Xhemali dhe Fan Noli, njeri hoxhë e tjetri prift, njeri i popullores e tjetri i përparimtares, pra “kundërshtarë politikë”, në parlament qëndronin në krah të njeri tjetrit, e respektonin dhe e donin njeri tjetrin. Ata bisedonin shpesh për tema shoqërore dhe fetare, që kishin lidhje me ngjarjet e kohës dhe gjenin gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve gjithmonë me zgjidhje institucionale dhe jo me dhunë, sepse kjo e fundit binte ndesh edhe me besimet fetare, përfaqësues të të cilave ata ishin.
Të shtunën e datës 17.05.1924, në ora 15 00 hapet mbledhja e Asamblesë e cila fill pas hapjes, Hafiz Xhemali i kërkon kryetarit që, përpara se me hy në bisedim, propzoj pesë minuta heshtje për të nderue të ndjerin Avni Rustemi (propozimi pranohet). Theksojmë se, me Avniun ai ishte në parti kundërshtare. Shtëpia e Hafizit në Tiranë priste e përcillte shumë miq e hallexhinj, të cilët ai përpiqej t’i ndihmonte me çdo mënyrë, e shumë prej të cilëve ishin me pikpamje të ndryshme politike. Ai nuk i dallonte njerëzit nga pikpamjet e tyre politike, e aq më pak t’i shpërfillte kundërshtarët. Njerëzit ai i vlerësonte nga virtytet, patriotizmi, morali, dhe sjellja e tyre shoqërore e jo nga postet apo pasuritë, që edhe mund të mos përputheshin me virtytet e më sipërme. Ditën e Pashkës apo të Bajtamit, që në mëngjes herët ai fillonte vizitat te të njohurit dhe miqtë e tij të shumtë, duke filluar nga më të varfërit, sepse si thosh ai, “ndaj tyre kam më shumë detyrim, e te ata ndjej më shumë gëzim.”
Një shembull tipik i shpirtit liberal dhe tolerant të tij është ai i vitit 1927, gjatë qëndrimit disa ditor në Selanik, në rrugën e kthimit nga Turqia, ku së bashku me patriotin Rauf Fico, nënshkruan marrëveshjen për mos pranimin e kosovarëve në Turqi, ku serbët kërkonin t’i shpërngulnin për t’a pastruar Kosovën prej shqiptarëve, gjë që ndikoi edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar të trojeve shqiptare në Jugosllavi. Gjatë kohës që Hafizi qëndroi në Selanik, kohën e lirë e kalonte me të dënuarin me vdekje në mungesë nga regjimi i kohës, me patriotin Hasan Prishtina.
Pavarësisht se Hafizi nuk pajtohej me format dhe mjetet e përdorura nga Hasan Prishtina dhe shokët e tij, për arritjen e qëllimeve politike, ai vlerësonte lart vlerat atdhetare të Hasanit, për të cilin ruante një respekt dhe vlerësim të lartë, si një patriot i madh. Hafiz Xhemali, një njeri i thjeshtë që kishte mbrritur të arsimohej për hir të inteligjencës dhe vullnetit të tij të hekurt, ishte arsimdashës dhe përkrahës i flaktë i të rinjve që e donin arsimin dhe kulturën. Ai, si intelektual, si besimtar e kishte kuptuar se një popull e një shtet nuk mund të përparojë pa njerëz të arsimuar.
Nuk janë pak ata të rinj të dalluar për rezultatet e tyre në shkollat e mesme, që u nxitën e u përkrahën nga Hafiz Xhemali, për të thyer së pari mentalitetin e prapambetur që i kundërvihej nevojave, si luftës për dije, kulturë e përparim.
Ai vlerësonte dhe inkurajonte shkollimin e të rinjve brenda e jashtë shtetit, u kundërvihej me forcë zvarritjeve burokratike për miratimin e kredisë për pagesat e bursistëve dhe këkon të miratohet ajo urgjentisht, sepse për ndryshe studentët do të mbeten rrugëve të Europës pa të holla.
Një tregues tjetër që flet se sa e vlerësonte ai dijen dhe kulturën ishte biblioteka e tij e pasur me libra fetare, juridike, letërsi turko-arabo-perse, pos sidomos shqipe, për të cilën ai thoshte se kishte shpenzuar rreth gjysmën e rrogës së tij mujore, që për funksionet që kishte pasur, nuk duhet të kishte qenë e vogël.
Po këtë kërkonte edhe për senatin, sepse thoshte : “Shpesh na duhet të bredhim lart e poshtë , madje edhe të mos gjejmë literatutë për t’u konsultuar për probleme ligjore-juridike që na lindin gjatë hartimit të legjislacionit shqiptar”.
Gjithmonë në mbrojtje të së drejtës, ja se ç’thotë ai mbi ligjin e shpronësimit të pasurive në kryeqytet, duke kundërshtuar mendimin e disa kolegëve që thoshin se tiranasit të mos kërkojnë shumë, se ata shpërblimin e kanë marrë që në çastin kur Tirana u bë kryeqytet dhe ai thotë : “A asht e drejtë që për këtë të dënojmë disafëmijë me ju prishë shtëpitë e me i qitë familjet në rrugë. Pra, për të mos me i thye zemrat që do të apin mallkime, them se ma parë duhet me u marrë vullneti i tyre tue ju pague çmimi i sotëm. Zbukurimi i kryeqytetit nuk mund të bëhet vetëm me sakrificën e disa pperasonave dhe me të ardhurat e bashkisë, por siç e kanë ba të gjitha shtetet, zbukurimin e kryeqytetit ja kanë ngarkue buxhetit të shtetit, kështu duhet të veprojë edhe qeveria jonë. Ç’do kujt që i shembet shtëpia i duhet ba pagesa kesh nga nji kredi shtetërore”.
Si intelektual dhe teolog i shquar, pjesëmarrës në kongrese ndërkombëtare të shkencëtarëve islamë, si njohës i thellë i fesë islame që i dëgjohej fjala midis muslimanëve shqiptarë, ai mori pjesë në përpilimin e raportit justifikues dhe të fetvasë për zbulimin e fytyrës, duke deklaruar se : “… dogma fetare myslimane nuk ka të bëjë me mbulimin e fytyrës së gruas” dhe e mbyll ligjëratën e tij me këto fjalë : “Ç’do shqiptar mashkull duhet t’a konsiderojë femrëm si mëmë, motër, bijë, e kështu duhet ta konsiderojë mashkullin si babë, vëlla, bir, ashtu sikur e ka zakon shqiptari ta ruajë nderin.” Për këtë qëndrim përparimtar e të emancipuar, ai mori me qindra letra, kartolina e telegrame përgëzimi nga gratë shqiptare.
Në të gjitha diskutimet e tij ndjehet kërkesa për respektimin e ligjeve themelore të shtetit, të rregullave të proçedurës parlamentare, të sensit të arsyes dhe të masës, i drejtësisë shoqërore. Në çdo detyrë që iu ngarkua, ai ka dalë faqebbardhë dhe ka treguar një ndershmëri të admirueshme. E tillë qe edhe detyra delikate për mos lejimin dhe denoncimin e abuzimeve gjatë shpërndarjes së ndihmave qeveritare në kohën e krizës botërore të viteve 30-të, që u shoqërua me zinë e bukës në Shqipëri. Puna dhe ndershmëria e tij u shpërblyen me dekorim. Për një periudhë kohe, ai ka dhënë kontributin e tij si drejtor përgjegjës i gazetës “Besa”.
Kur qeverisë shqiptare iu dorëzua ultimatum fashist në prill 1939, ai mbajti një fjalim të zjarrtë në Parlament, duke kërkuar “arrestimin e të gjithë italianëve që ndodheshin në vendin tonë” si kundërpërgjigje. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij, “të veshin opingat, të ngjeshin pushkën në krah e të dalin të presin armikun ashtu siç e ka zakon shqiptari”.
Fjala e tij ishte e sinqertë e dilte nga shpirti i një atdhetari të sprovuar. Fjalime patriotike pati edhe nga ndonjë koleg tjetër në Parlament, por për çudi, pas disa kohe ato morën poste të larta në qeveritë kolaboracioniste, ndërsa Hafiz Xhemali burgosej dhe internohej në Itali, me porosinë që të vendosej në një vend ku nuk kishte studentë shqiptarë. Kjo sepse dihej botërisht se gëzonte dashuri dhe respekt të veçantë midis popullit të thjeshtë e, sidomos, midis të rinjve. Internimi për 4 vjet motivohej me fjalët : “Njeri me influencë në Shqipërinë e mesme dhe veriore. Armik i betuar i fashizmit.”
Qëndrimi dinjitoz i një besimtari të devotshëm islam, efektet që krijonin te njerëzit fjalët e tij, i mahnitën qytetarët e Bergamos, që e dëgjonin dhe e përcillnin nga afër jetën e tij dhe për këtë, i dërguan një lutje Papës, ku kërkohej ndërhyrja e tij për lirimin nga internimi të Hafizit duke përdorur shprehjen : “Qeveria ka internuar një njeri të shenjtë”. Kur afati i internimit të tijmbaroi, Bashkia e Bergamos i bëri thirrje që Hafizi me familje të qëndronin, duke marrë përsipër edhe sistemimin e tyre. Pas kthimit nga internimi, në vite 43-44, Hafizi, edhe për moshën që kishte (63 vjeç), nuk u aktivizua në politikë, duke iu përkushtuar vetëm fesë si mësues në Medrese. Në vitin 1947, iu shtetëzua shtëpia e ndërtuar më 1934, në të cilën nuk banoi asnjë ditë, sepse u detyrua t’a lëshojë me qira, për të shlyer borxhet që kishte marrë për të. Më pas, e nxorrën nga shtëpia ku banonin me qera dhe përdhunisht u vendosën në Laprakë.
Lutja që Hafizi drejton për shfuqizimin e vendimit të shtetëzimit, shoqërohet me dokumentet që vërtetojnë burimet financiare të përdorura për ndërtimin e shtëpisë, si : shitja e shtëpisë në Stamboll, të ardhurat nga shitja e tokave të së shoqes në Greqi, huatë e bankës, si dhe të hollat e fituara me djersë. Në përgjigjen e Komisionit të Komitetit Ekzekutiv thuhet : “Hafiz Xhemali ka pas qenë Deputet i Dibrës, të cilin vend e pat monopolizue për vehten e tij, senator në regjimin antipopullor dhe shtypës të Zogut, anëtar i grupit të besaxhinjve, organ ky që në vend që të nepte dritë e kulturë popullit, shpërndante errësirën… e më tej dhe për djersën që Hafiz Xhemali përmend në lutjen e tij, kjo ishte helm për popullin…” E kështu përveç shtëpisë i sekuestruan edhe kambalecat e cigareve, dollapet e librave, radioja dhe gjithçka tjetër që i ndjeri i kishte sjellë prej Stambolli. Me që Lapraka ishte shumë afër Tiranës, u urbanizuan në Durrës, pa i siguruar as banesë, as mjete jetese. Të njohurit e morën në shtëpinë e tyre dhe besimtarët e ndihmuan për të jetuar. Me që në Durrës u bë tepër popullor, e urdhëruan të rikthehet në Tiranë , përsëri në mëshirë të fatit.
Komuniteti Mysliman, personalisht kryetari i saj, Hafiz Musa Basha, e emëroi disa herë si mësues, si kujdestar konvikti, madje edhe si drejtor të Medresesë, por shpejt, me urdhër nga lart e nxirrnin në rrugë të madhe. Më kujtohen takimet e Hafiz Xhemalit me Hafiz Ali Korçën, patriot që përveç se me penë, luftoi edhe me pushkë për lirinë e Shqipërisë, i internuar në Kavajë, që qanin hallet e Atdheut e të besimtarëve islamë të mbetur pa barinj, sepse pjesa më e kulturuar e hoxhallarëve ose ishin ekzekutuar, ose ndodheshin në burgje e internime.
I mbetur në rrugë të madhe, në pamundësi ta mbante, bibliotekën e tij të madhe ia dhuroi Medresesë, që u shpërdorua dhe u dogj pas ndalimit me dhunë të veprimtarive fetare në vitet 60-të. Po të njëjtin fat pësoi edhe fondi shqip i bibliotekës së tij, e shpërndarë lart e poshtë, së bashku me të humbën botime të rralla të rilindasve, koleksione të gazetave e revistave që ishin botuar në Shqipëri.
Me gjithë persekutimet e padrejta që pësoi, ai nuk u ankua kurrë, nuk u pendua për kthimin në Atdhe, sepse udhëhiqej nga sentenca “T’i kthesh shpinën Atdheut është faji më i rëndë”. Ai gjente ngushëllim te kontributi i tij i madh për çështjen e Atdheut dhe te kontributi për edukimin e të rinjve të Medresesë së Tiranës. Në shkurt të këtij viti mbushen 60 vite të ndarjes nga jeta të këtij atdhetari të shquar e të përkushtuar për kombin. Njerëzit që e kanë njohur si dhe nxënësit e tij, e kujtojnë me respekt Hafiz Xhemalin për veprën e tij, për aftësitë e tij intelektuale e fetare që i vuri në shërbim të Atdheut dhe Islamit. Më 2016 u dekorua me medaljen “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Në klimën e pasigurisë për jetën, në muajve mars, prill, maj të vitit 1924, ai qëndroi në krye të detyrës dhe këtë kërkonte prej të gjithë parlamentarëve që nuk paraqiteshin, e kërkoi të lajmërohen të gjitha Bashkitë dhe Asamblistët se “Asamblea asht e hapun tue pasë shumicën legale, se këtu nuk ka anormalitet,” dhe propozonte masa administrative për asamblistët që banonin në Tiranë dhe nuk paraqiteshin në detyrë.
Hafiz Xhemali karakterizohej nga një tolerancë fetare dhe politikë shembullore. Në periudhën janar-qershor 1924, Hafiz Xhemali dhe Fan Noli, njeri hoxhë e tjetri prift, njeri i popullores e tjetri i përparimtares, pra “kundërshtarë politikë”, në parlament qëndronin në krah të njeri tjetrit, e respektonin dhe e donin njeri tjetrin. Ata bisedonin shpesh për tema shoqërore dhe fetare, që kishin lidhje me ngjarjet e kohës dhe gjenin gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve gjithmonë me zgjidhje institucionale dhe jo me dhunë, sepse kjo e fundit binte ndesh edhe me besimet fetare, përfaqësues të të cilave ata ishin.
Të shtunën e datës 17.05.1924, në ora 15 00 hapet mbledhja e Asamblesë e cila fill pas hapjes, Hafiz Xhemali i kërkon kryetarit që, përpara se me hy në bisedim, propzoj pesë minuta heshtje për të nderue të ndjerin Avni Rustemi (propozimi pranohet). Theksojmë se, me Avniun ai ishte në parti kundërshtare. Shtëpia e Hafizit në Tiranë priste e përcillte shumë miq e hallexhinj, të cilët ai përpiqej t’i ndihmonte me çdo mënyrë, e shumë prej të cilëve ishin me pikpamje të ndryshme politike. Ai nuk i dallonte njerëzit nga pikpamjet e tyre politike, e aq më pak t’i shpërfillte kundërshtarët. Njerëzit ai i vlerësonte nga virtytet, patriotizmi, morali, dhe sjellja e tyre shoqërore e jo nga postet apo pasuritë, që edhe mund të mos përputheshin me virtytet e më sipërme. Ditën e Pashkës apo të Bajtamit, që në mëngjes herët ai fillonte vizitat te të njohurit dhe miqtë e tij të shumtë, duke filluar nga më të varfërit, sepse si thosh ai, “ndaj tyre kam më shumë detyrim, e te ata ndjej më shumë gëzim.”
Një shembull tipik i shpirtit liberal dhe tolerant të tij është ai i vitit 1927, gjatë qëndrimit disa ditor në Selanik, në rrugën e kthimit nga Turqia, ku së bashku me patriotin Rauf Fico, nënshkruan marrëveshjen për mos pranimin e kosovarëve në Turqi, ku serbët kërkonin t’i shpërngulnin për t’a pastruar Kosovën prej shqiptarëve, gjë që ndikoi edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar të trojeve shqiptare në Jugosllavi. Gjatë kohës që Hafizi qëndroi në Selanik, kohën e lirë e kalonte me të dënuarin me vdekje në mungesë nga regjimi i kohës, me patriotin Hasan Prishtina.
Pavarësisht se Hafizi nuk pajtohej me format dhe mjetet e përdorura nga Hasan Prishtina dhe shokët e tij, për arritjen e qëllimeve politike, ai vlerësonte lart vlerat atdhetare të Hasanit, për të cilin ruante një respekt dhe vlerësim të lartë, si një patriot i madh. Hafiz Xhemali, një njeri i thjeshtë që kishte mbrritur të arsimohej për hir të inteligjencës dhe vullnetit të tij të hekurt, ishte arsimdashës dhe përkrahës i flaktë i të rinjve që e donin arsimin dhe kulturën. Ai, si intelektual, si besimtar e kishte kuptuar se një popull e një shtet nuk mund të përparojë pa njerëz të arsimuar.
Nuk janë pak ata të rinj të dalluar për rezultatet e tyre në shkollat e mesme, që u nxitën e u përkrahën nga Hafiz Xhemali, për të thyer së pari mentalitetin e prapambetur që i kundërvihej nevojave, si luftës për dije, kulturë e përparim.
Ai vlerësonte dhe inkurajonte shkollimin e të rinjve brenda e jashtë shtetit, u kundërvihej me forcë zvarritjeve burokratike për miratimin e kredisë për pagesat e bursistëve dhe këkon të miratohet ajo urgjentisht, sepse për ndryshe studentët do të mbeten rrugëve të Europës pa të holla.
Një tregues tjetër që flet se sa e vlerësonte ai dijen dhe kulturën ishte biblioteka e tij e pasur me libra fetare, juridike, letërsi turko-arabo-perse, pos sidomos shqipe, për të cilën ai thoshte se kishte shpenzuar rreth gjysmën e rrogës së tij mujore, që për funksionet që kishte pasur, nuk duhet të kishte qenë e vogël.
Po këtë kërkonte edhe për senatin, sepse thoshte : “Shpesh na duhet të bredhim lart e poshtë , madje edhe të mos gjejmë literatutë për t’u konsultuar për probleme ligjore-juridike që na lindin gjatë hartimit të legjislacionit shqiptar”.
Gjithmonë në mbrojtje të së drejtës, ja se ç’thotë ai mbi ligjin e shpronësimit të pasurive në kryeqytet, duke kundërshtuar mendimin e disa kolegëve që thoshin se tiranasit të mos kërkojnë shumë, se ata shpërblimin e kanë marrë që në çastin kur Tirana u bë kryeqytet dhe ai thotë : “A asht e drejtë që për këtë të dënojmë disafëmijë me ju prishë shtëpitë e me i qitë familjet në rrugë. Pra, për të mos me i thye zemrat që do të apin mallkime, them se ma parë duhet me u marrë vullneti i tyre tue ju pague çmimi i sotëm. Zbukurimi i kryeqytetit nuk mund të bëhet vetëm me sakrificën e disa pperasonave dhe me të ardhurat e bashkisë, por siç e kanë ba të gjitha shtetet, zbukurimin e kryeqytetit ja kanë ngarkue buxhetit të shtetit, kështu duhet të veprojë edhe qeveria jonë. Ç’do kujt që i shembet shtëpia i duhet ba pagesa kesh nga nji kredi shtetërore”.
Si intelektual dhe teolog i shquar, pjesëmarrës në kongrese ndërkombëtare të shkencëtarëve islamë, si njohës i thellë i fesë islame që i dëgjohej fjala midis muslimanëve shqiptarë, ai mori pjesë në përpilimin e raportit justifikues dhe të fetvasë për zbulimin e fytyrës, duke deklaruar se : “… dogma fetare myslimane nuk ka të bëjë me mbulimin e fytyrës së gruas” dhe e mbyll ligjëratën e tij me këto fjalë : “Ç’do shqiptar mashkull duhet t’a konsiderojë femrëm si mëmë, motër, bijë, e kështu duhet ta konsiderojë mashkullin si babë, vëlla, bir, ashtu sikur e ka zakon shqiptari ta ruajë nderin.” Për këtë qëndrim përparimtar e të emancipuar, ai mori me qindra letra, kartolina e telegrame përgëzimi nga gratë shqiptare.
Në të gjitha diskutimet e tij ndjehet kërkesa për respektimin e ligjeve themelore të shtetit, të rregullave të proçedurës parlamentare, të sensit të arsyes dhe të masës, i drejtësisë shoqërore. Në çdo detyrë që iu ngarkua, ai ka dalë faqebbardhë dhe ka treguar një ndershmëri të admirueshme. E tillë qe edhe detyra delikate për mos lejimin dhe denoncimin e abuzimeve gjatë shpërndarjes së ndihmave qeveritare në kohën e krizës botërore të viteve 30-të, që u shoqërua me zinë e bukës në Shqipëri. Puna dhe ndershmëria e tij u shpërblyen me dekorim. Për një periudhë kohe, ai ka dhënë kontributin e tij si drejtor përgjegjës i gazetës “Besa”.
Kur qeverisë shqiptare iu dorëzua ultimatum fashist në prill 1939, ai mbajti një fjalim të zjarrtë në Parlament, duke kërkuar “arrestimin e të gjithë italianëve që ndodheshin në vendin tonë” si kundërpërgjigje. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij, “të veshin opingat, të ngjeshin pushkën në krah e të dalin të presin armikun ashtu siç e ka zakon shqiptari”.
Fjala e tij ishte e sinqertë e dilte nga shpirti i një atdhetari të sprovuar. Fjalime patriotike pati edhe nga ndonjë koleg tjetër në Parlament, por për çudi, pas disa kohe ato morën poste të larta në qeveritë kolaboracioniste, ndërsa Hafiz Xhemali burgosej dhe internohej në Itali, me porosinë që të vendosej në një vend ku nuk kishte studentë shqiptarë. Kjo sepse dihej botërisht se gëzonte dashuri dhe respekt të veçantë midis popullit të thjeshtë e, sidomos, midis të rinjve. Internimi për 4 vjet motivohej me fjalët : “Njeri me influencë në Shqipërinë e mesme dhe veriore. Armik i betuar i fashizmit.”
Qëndrimi dinjitoz i një besimtari të devotshëm islam, efektet që krijonin te njerëzit fjalët e tij, i mahnitën qytetarët e Bergamos, që e dëgjonin dhe e përcillnin nga afër jetën e tij dhe për këtë, i dërguan një lutje Papës, ku kërkohej ndërhyrja e tij për lirimin nga internimi të Hafizit duke përdorur shprehjen: “Qeveria ka internuar një njeri të shenjtë”. Kur afati i internimit të tijmbaroi, Bashkia e Bergamos i bëri thirrje që Hafizi me familje të qëndronin, duke marrë përsipër edhe sistemimin e tyre. Pas kthimit nga internimi, në vite 43-44, Hafizi, edhe për moshën që kishte (63 vjeç), nuk u aktivizua në politikë, duke iu përkushtuar vetëm fesë si mësues në Medrese. Në vitin 1947, iu shtetëzua shtëpia e ndërtuar më 1934, në të cilën nuk banoi asnjë ditë, sepse u detyrua t’a lëshojë me qira, për të shlyer borxhet që kishte marrë për të. Më pas, e nxorrën nga shtëpia ku banonin me qera dhe përdhunisht u vendosën në Laprakë.
Lutja që Hafizi drejton për shfuqizimin e vendimit të shtetëzimit, shoqërohet me dokumentet që vërtetojnë burimet financiare të përdorura për ndërtimin e shtëpisë, si : shitja e shtëpisë në Stamboll, të ardhurat nga shitja e tokave të së shoqes në Greqi, huatë e bankës, si dhe të hollat e fituara me djersë. Në përgjigjen e Komisionit të Komitetit Ekzekutiv thuhet : “Hafiz Xhemali ka pas qenë Deputet i Dibrës, të cilin vend e pat monopolizue për vehten e tij, senator në regjimin antipopullor dhe shtypës të Zogut, anëtar i grupit të besaxhinjve, organ ky që në vend që të nepte dritë e kulturë popullit, shpërndante errësirën… e më tej dhe për djersën që Hafiz Xhemali përmend në lutjen e tij, kjo ishte helm për popullin…” E kështu përveç shtëpisë i sekuestruan edhe kambalecat e cigareve, dollapet e librave, radioja dhe gjithçka tjetër që i ndjeri i kishte sjellë prej Stambolli. Me që Lapraka ishte shumë afër Tiranës, u urbanizuan në Durrës, pa i siguruar as banesë, as mjete jetese. Të njohurit e morën në shtëpinë e tyre dhe besimtarët e ndihmuan për të jetuar. Me që në Durrës u bë tepër popullor, e urdhëruan të rikthehet në Tiranë , përsëri në mëshirë të fatit.
Komuniteti Mysliman, personalisht kryetari i saj, Hafiz Musa Basha, e emëroi disa herë si mësues, si kujdestar konvikti, madje edhe si drejtor të Medresesë, por shpejt, me urdhër nga lart e nxirrnin në rrugë të madhe. Më kujtohen takimet e Hafiz Xhemalit me Hafiz Ali Korçën, patriot që përveç se me penë, luftoi edhe me pushkë për lirinë e Shqipërisë, i internuar në Kavajë, që qanin hallet e Atdheut e të besimtarëve islamë të mbetur pa barinj, sepse pjesa më e kulturuar e hoxhallarëve ose ishin ekzekutuar, ose ndodheshin në burgje e internime.
I mbetur në rrugë të madhe, në pamundësi ta mbante, bibliotekën e tij të madhe ia dhuroi Medresesë, që u shpërdorua dhe u dogj pas ndalimit me dhunë të veprimtarive fetare në vitet 60-të. Po të njëjtin fat pësoi edhe fondi shqip i bibliotekës së tij, e shpërndarë lart e poshtë, së bashku me të humbën botime të rralla të rilindasve, koleksione të gazetave e revistave që ishin botuar në Shqipëri.
Me gjithë persekutimet e padrejta që pësoi, ai nuk u ankua kurrë, nuk u pendua për kthimin në Atdhe, sepse udhëhiqej nga sentenca “T’i kthesh shpinën Atdheut është faji më i rëndë”. Ai gjente ngushëllim te kontributi i tij i madh për çështjen e Atdheut dhe te kontributi për edukimin e të rinjve të Medresesë së Tiranës. Në shkurt të këtij viti mbushen 60 vite të ndarjes nga jeta të këtij atdhetari të shquar e të përkushtuar për kombin. Njerëzit që e kanë njohur si dhe nxënësit e tij, e kujtojnë me respekt Hafiz Xhemalin për veprën e tij, për aftësitë e tij intelektuale e fetare që i vuri në shërbim të Atdheut dhe Islamit. Më 2016 u dekorua me medaljen “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës. Në shkurt të këtij viti ne kujtojmë me nderim
Astrit Daci
Tiranë janar 2019

Burimet e Informacionit

1. Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1924, Tiranë
2. Bisedimet e Asamblesë Legjislative 1925-1926 , Tiranë
3. Bisedimet e Asamblesë Konstituente 1925-1926, Tiranë
4. Bisedimet e Senatit 1925-1926, Tiranë
5. Koleksioni i Gazetës “Paqja” 1923-1924, Stamboll
6. AQSH, Letra dhe dokumenta për shoqërinë “Bashkimi”
7. Kujtimet e znj. Triumfe Hoti (e bija e Hafiz Xhemalit)
8. Kujtimet e z. Astrit Daci (nipi i Hafiz Xhemalit)