Zyberi u flet të vdekurve

Të parët e një katundi u grindën se cili do të bëhej kryeplak. Njëri kërceu e tha:
Më mirë të bëjmë kryeplak Zyberin, se kështu nuk i ngelet hatri asnjërit.
Zyberi ishte më i humburi i katundit. E thirrën dhe i thanë:
Zyber, prej sot je kryeplak.
Unë nuk mund të drejtoj shtëpinë time, jo më katundin me treqind shtëpi.
Po paria e katundit nxori vulën e ia dha, duke mos pranuar asnjë kundërshtim nga Zyberi.…

Lexo më shumë

Tre Hasanët

Për bujarinë dhe “bukën e Zajmit”, në gojën e popullit kemi edhe nji ankdotë:
“Hasan beg Zajmi, shquhej në Dibër për mikpritjen e tij. Si e shembi në dajak Jashar Gazi Toçin, kajmekamin turk në Peshkopi, i doli nami në nëndë malet e Dibrës. Pikërisht për këtë gjë e kapi cmira Hasan beg Xhilagën. Një natë, ky ndodhej për darkë tek Hasan beg Karahasani.…

Lexo më shumë

Edlira Haxhiymeri, Pedagogia e përkushtuar për arsimin dhe shoqërinë

Edhe pak ditë na ndajnë nga 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe nuk mund të kalojë pa shkruar për një prej emrave më të njohur, më të dashur dhe më të respektuar në fushën e mësimdhënies, prof. Edlira Haxhiymerin. Mbi tridhjetë vite në mësimdhënie si pedagoge, studiuese e sot pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale nuk është pak.…

Lexo më shumë

Dr. Qemal Çadri, mjeku legjendë i Dibrës

I ka kaluar të 70-tat dhe si rrjedhojë e një problemi të koklavitur shëndetësor duket rrallë udhëve të Tiranës e ambienteve shëndetësore të saj, që vite më parë i ndriçonte me sharmin dhe mençurinë e tij. Herë pas here takohemi e çmallemi, kryesisht në shtëpinë e tij në Rrugën “Sitki Ciço” në Tiranë, ku kalon kohën midis përkujdesjeve të bashkëshortes, mjekes së mirënjohur Avije Çadri, e dashurisë së fëmijëve dhe të afërmve që e vizitojnë shpesh e marrin nga ai nektarin e mençurisë, që i buron pashterrur nga truri i tij aq pjellor dhe goja e tij fort e ëmbël.…

Lexo më shumë

Profesor Egriu, “ambasadori” dibran në Suedi

Të shkruash për profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu, është sa e lehtë, aq dhe e vështirë. E lehtë, sepse jeta e tij është e ngjeshur me një aktivitet të begatë arsimdashës e patriotik. E vështirë, sepse nuk mundesh të pasqyrosh gjithë këtë material, brenda kornizave të një shkrimi, apo emisioni televiziv.
Profesor Egriu lindi në Maqëllarë të Dibrës, në vitin 1939, vit që përkon me pushtimin fashist të Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Pse jo dhe varret…

Ndarje! Ikje e trishtueme! Vargonj në shpirtrat e mësonjëtoreve. Balta, qelizat e saja të kalbëzueme prej përbindëshave njerëz. Nga afshi i poreve të saj, shteroi vlaga e jetës. U tha. U mpiks. Ngriu në akull të qelqtë. Rinimi i gjallesës njeri u mavijos. Dikush i mëshonte varfërisë. Të tjerë, shkretimit. Varrmihësit e vetvetes. Me shumë ngadalë. Por e mbushur me lëngëzimin e helmt, të idhët, të neveritshëm.…

Lexo më shumë

Sinoret e Luznisë

Studiuesja Emrie Skuka ka shkruar me përkushtim e kompetencë për Luzninë,tradita, etnografinë, folklorin,frazeologji dhe ligje popullore,historinë në periudha të caktuara përballë turkut, luftën përballë serbit, po edhe kohën e Monarkisë, luftën partizane si dhe periudhën e monizmit. Është pra, një pasqyrimi gjerë i një realitetit të gjallë të kësaj krahine. Në hyrje të librit, shkrimtari i shquar AgronTufa e përcakton atë si një libër të shquar monografik, filozofik e publicistik, studimor, kronikal e enciklopedik.…

Lexo më shumë

“Qesh e qaj me lot”, dëshmi e pjekurisë krijuese të Mevlud Bucit

Në poemën e vet madhore “Gomari i Babatasit”, poeti ynë i dashur Gjergj Fishta pasqyron një moment. Një deputet vjen me gomar në parlament dhe e lidh zinxhirin e kapistrës tek kangjellat e godinës. Sot deputetët tanë nuk shkojnë me gomar në parlament, por me makina të shtrenjta, po gomarllëqet e tyre nuk kanë fund ndaj, po të rilexonin poemën e Fishtës, do ta kuptonin se po të shkonin me gomerë në parlament do të ishin më afër të vërtetës së tyre.…

Lexo më shumë

Hafiz Xhemal Dibra, intelektual, teolog dhe patriot i shquar

Në vitet e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit, në mars të vitit 1881, lindi në Dibër të Madhe Hafiz Xhemal Mullai (Dibra), që me veprimtarinë e tij patriotike u rradhit ndër figurat e shquara të Dibrës dhe të Shqipërisë. Ishte bir i një familje të mesme qytetare, i jati Haxhi Shaqiri, sikundër gjyshi dhe stërgjyshi i tij kishin qenë hoxhallarë.
Ai ishte një fëmijë trim dhe i zgjuar, në moshë fare të re kreu hafizllëkun, që me mbarimin e shkollës fillore.…

Lexo më shumë

Përse u harrua Dibra në këtë përvjetor të vdekjes së Skënderbeut?!

Kanë kaluar mbi 500 vjet qëkur Skënderbeu nisi jetën, kurorëzoi lavdi, qëkur detyroi të ktheheshin të mundur dy sulltanët më të fuqishëm të perandorisë më të madhe të kohës, perandorisë Osmane. Në këtë 550 vjetor të vdekjes së tij duheshin kujtuar e plotësuar studimet në vendin ku lindi, ku arriti fitore të pakrahasuara në botë për të çliruar e mbrojtur trojet Shqiptare.…

Lexo më shumë
1 2 3